Makina e Luigi Soreca pranë BKH-së

Soreca pas takimit me Hajnajn: Lufta kundër krimit të organizuar është thelbësore për rrugën drejt BE-së

9 Shtator 2020, 12:50| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 14:01

  • Share

1599648738_sorecahajnaj.jpg

Pas takimit me kreun e BKH-së, Aida Hajnaj, ambasadori Luigi Soreca ka reaguar në Twitter.

Ai shkruan se gjatë takimit ka konfirmuar mbështetjen e Bashkimit Europian për prioritetet e byrosë që janë lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionin.

Soreca gjithashtu shkruan se puna e SPAK është shumë e rëndësishme për të arritur qëllimin e përbashkët.

"Sot takova drejtoreshën e BKH-së znj. Aida Hajnaj për të konfirmuar mbështetjen e BE-së dhe për të diskutuar përparësitë e Byrosë. Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit vazhdon të jetë një përparësi kryesore për dhe në rrugën e tij të pranimit. Puna e SPAK është thelbësore për të ndjekur këtë qëllim vendimtar" - shkruan Soreca në Twitter.

Makina e Luigi Soreca pranë BKH-së


Lajmi kryesor:

Soreca takim me kreun e BKH-së, Aida Hajnaj: Lufta kundër krimit të organizuar është thelbësore për rrugën drejt BE-së


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?