TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca ka prezantuar ditën e sotme metodologjinë e re të zgjerimit të Unionit, duke vënë theksin se kjo i plotëson pritshmërinë të të gjithë vendeve anëtare, veçanërisht atyre skeptike. Duke qenë se më herët, në tetor 2019 disa vende me në krye Francën refuzuan që të japin dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për shkak se ishin skeptik me progresin e bërë nga këto dy vende, Soreca tha se metodologjinë e re nuk do të ketë më hezitime. Ai bëri të ditur se kjo metodologji do iu japë mundësi të gjithë vendeve anëtare të BE të sjellin ekspertë në Shqipëri, për të parë nga afër zhvillimet këtu, por edhe për të bërë vlerësimet. Nga ana tjetër, shtoi se kushte dhe kriteret do të jenë më të qarta dhe mbi të gjitha konfirmoi se nëse nuk ka hapa para nga vendi kandidat atëherë procesi i negociatave do të pezullohet ose anulohet.
"Javën e shkuar KE miratoi metodologji e re dhe do shpjegoj çfarë do te thotë kjo metodologji e re. Të gjithë ne e dimë që Samiti i KE nuk solli çeljen e negociatave, siç kishim shprehur të gjithë. Në veçanti kjo është arsyeja që KE është përpjekur të gjejë pse ka ndodhur kjo dhe të shohë se si procesi të jetë më i parashikueshëm. Ne duam të krijojmë besimin e fortë mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, Shqipërisë dhe BE. Me këtë metodologji të re, udhëheqësit e BE do të kenë një debat në vit me ecurinë që do kenë bërë këto vende. Një element tjetër i rëndësishëm është se BE do i përfshijë më shumë shtetet anëtare lidhur me ecurinë. Ekspertët e shteteve anëtare do jenë pjesë e të gjitha ekipeve që do vijnë të bëjnë vlerësimin, së bashku me zyrtarët e BE. Shtetet anëtare do kenë mundësi të ndjejnë pronësi mbi ato rezultate që do nxjerrin vetë zyrtarët e tyre.Do të sqarojmë qartë kushtet, që të mos ketë vagullësi me mënyrën se si do të gjykohet një shtet kandidat. Ne do të shkojmë me hollësi kriteret dhe kushte. Grupime të kapitujve të ndryshme, 6 kapituj me 35 fusha të ndryshme. Puna do jetë më dinamike. Për negociatat, puna më pas do jetë më gjithëpërfshirëse dhe nuk do jetë e ndarë në 9 fusha që s'ka lidhje me njëra- tjetrën. Shtetet anëtarë do të kenë mundësi që të kthejnë pas procesin e integrimit. BE do të mund të pezullojë madje edhe të ndalojë nëse kjo do të jetë e nevojshme. po diskutohet në Këshill dhe kemi besim se kjo metodologji i përmbush kërkesat e shteteve anëtare, në veçanti ato që ishin skeptike", tha Soreca.
Megjithatë, kryediplomati i BE-së sqaroi se është ende në fazën e një propozimi që Komisioni Europian ka bërë për shtetet anëtare dhe që nëse do të arrihet dakordësia atëherë ai do të vihet në zbatim, por nuk dha një datë konkrete se kur kjo do të ndodhë.
"Propozim i komisionit Europian për shtet anëtarë dhe po diskutohet në Këshill, që të gjitha shtet anëtare të shprehin pozicionet e tyre dhe kur të gjendet konsensus do të zbatohet. Shpresojmë që diskutimi të bëhet para se të bëhet takimi i Këshillit në mars, që liderët të diskutojnë mbi metodologjinë e re. Ndoshta në kohën e samiit të Zagrebit mund të prezantohet plani vjetor, por është ende herët. Në mars, BE do të raportojë për progresin e bërë nga Shqipëria", tha përfundoi kryediplomati i BE.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Soreca u ndal edhe tek akti normativ Anti-KÇK, ku ripërsëriti se kjo është mënyra e duhur për të luftuar krimin dhe korrupsionin si dhe çelësi për integrimin e vendit në BE. Ai doli garant zbatimi i Anti- KÇK do të bëhet nën mbikëqyrje të rreptë të partnerëve ndërkombëtarë.
Këto deklarata, Soreca i bëri gjatë prezantimit të sondazhit të realizuar nga "Ipsos" për pritshmëritë që kanë shqiptarët për BE.
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka prezantuar ditën e sotme sondazhin e realizuar nga "Ipsos" për pritshmëritë që kanë shqiptarët për BE. Referuar përgjigjeve të bëra, nuk ka ndryshuar mbështetja që shqiptarët i japin anëtarësimit në BE-së, më konkretisht si në 2019, ashtu sikurse edhe në 2019, 85% e tyre kanë votuar "pro". Pyetjes se "a mendojnë shqiptarët që BE e trajton mirë Shqipërinë", edhe këtu nuk ka pasur ndryshim me vitin e kaluar, 28% kanë qenë plotësisht dakord.
Çelësi për t'u anëtarësuar në BE. Kështu e ka cilësuar ambasadori i Bashkimit Europian, paketën ANTI-KÇK, duke vënë theksin se i gjithë procesi i zbatimit do të monitorohet nga ndërkombëtarët.
"Anti- KÇK, çelësi për të hyrë në BE. Është arritur progres. Reforma në Drejtësi, kur të bëhet plotësisht do të përbëjë armën më të fortë kundër krimit të organizuar, presim krijimin e SPAK që ta bëjë plotësisht këtë detyrë. Mënyra më e mirë për të luftuar krimin e organizuar. Mendoj se ky është drejtimi i ligjit KCK, tregon gadishmërinë politike për të adresuar problemin. I rëndësishëm zbatimi i ligjit. Të drejtat themelore të të akuzuarve të respektohen plotësisht dhe asetet të konfiskohen dhe sekuestrohen, por sipas ligjit. Do të monitorojmë zbatimin. Do të flas dhe me SPAK. Drejtimi i këtij operacioni, SPAK duhet të konfirmojë të gjithë veprimet e marra nga policia dhe t'ia kalojë gjykatës për të marrë vendimin e fundit. Monitorojmë informacionin për të kuptuar nëse të drejtat e personave të përfshirë në këtë çështje, psh për të ankimuar. Ky është një element i qartë, presim që të ketë një shkëmbim të qartë të informacionit me partnerët ndërkombëtar. Duhet të vihet në përputhje me të gjitha ligjet e shtetit të së drejtës", tha Soreca.