Ambasadori i BE, Luigi Soreca me fermerët në Konispol

Kronikë

Soreca shfaqet krah fermerëve në Konispol, arrin në stacionin e fundit të turit 21-ditor nëpër Shqipëri

29 Maj 2021, 17:31| Përditesimi: 29 Maj 2021, 17:40

  • Share

Në kuadër të “Javës Evropiane”, ambasadori i BE, Luigi Soreca është ndalur sot për të shijuar bukuritë e Konispolit, i cili është edhe vendi i fundit që do të vizitojë gjatë këtij turi 21-ditor në Shqipëri. 

Në Konispol ai ka zhvilluar një takim me 4 fermerë vendas, të cilët siç shkruan edhe ai në rrjetin e tij social Twitter, falë programit të “IPARD”të fondeve të Bashkimit Evropian, tani po përdorin katër traktorë të rinj për të rritur prodhimet e tyre.

Ambasadori i BE, zhvilloi turin 21-ditor nga Vermoshi në Konispol për të promovuar investimet e BE në vend dhe për të theksuar se Bashkimi Europian është në krah të shqiptarëve në çdo cep të Shqipërisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?