Politikë

Soreca thërret nesër në takim partitë e vogla të koalicionit opozitar

24 Prill 2019, 15:18| Përditesimi: 24 Prill 2019, 16:42

  • Share

Kriza politike në vend dhe vendimi i opozitës për të mos marrë pjesë në zgjedhjet vendore, kanë bërë që ndërkombëtarët të intensifikojnë takimet për gjetjen e një zgjidhje.

Krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, aleatë të PD dhe Lsi do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca, ditën e nesërme në orën 16. Takimi ka në fokus situatën politike në vend dhe do të zhvillohet 2 orë përpara se opozita të nisë protestën e saj duke bllokuar disa nga akset kryesore kombëtare.

Ditën e djeshme partitë e vogla aleate të PD dhe LSI janë takuar me ambasadorin e OSBE Bernd Borchardt, ku në focus ka qenë vendimi i marrë nga opozita për bojkotimin e zgjedhjeve vendore të qershorit 2019. Ditën e djeshme Soreca ka zhvilluar një takim kokë më kokë me kreun demokrat Lulzim Basha, në selinë blu, ku temë diskutimi ka qenë situata politike në vend dhe gjetja e një zgjidhje. 

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?