Kronikë

Soreca thirri në zyrë studenten që donte të bëhej prokurore, argumenti qesharak i Aleancës për Teatrin: Kërkon ta punësojë në sistemin e Drejtësisë

12 Korrik 2021, 16:31| Përditesimi: 12 Korrik 2021, 16:40

  • Share

 

Mes rreshtave në padinë në SPAK për ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca, jepen erdhe argumente, që jo vetëm nuk kanë një bazë ligjore, por edhe tingëllojnë qesharake kur lexohen. Takimin me vajzën e re nga Përmeti që shprehu dëshirën për t'u bërë prokurore me Sorencën në zyrën e tij, Aleanca Për Mbrojtjen e Teatrin e kanë cilësuar si "shkelje të rënda të etikës dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor". Një veprim i tillë, sipas Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ul besueshmërinë e ambasadorit në sytë e publikut pasi sipas tyre kërkoi që ta punësojë në sistemin e Drejtësisë.

''Kujtojmë se shkelje të rënda të etikës dhe ndërhyrje në sistemin gjyqësor z. Soreca i ka të përsëritura (...). Per shembull thirrja në zyrë dhe marrja përsipër nga ana e ambasadorit Soreca të punësimit të një vajze në sistemin e drejtësisë, në kundërshtim me gjithë kuadrin ligjor të punësimit në Republikën e Shqipërisë, dhe kjo ka ulur ndjeshëm besimin tonë dhe të publikut te ky ambasador", thuhet në dokument.

Bëhet fjalë për Esmeraldën, vajzën nga Përmeti e cila i shprehu dëshirën për t’u bërë prokurore, ambasadorit të Bashkimit Europian, Luigi Sorecës. Kryediplomati i BE-së, e ka ftuar të renë në zyrë, ku kanë diskutuar për të ardhmen e saj dhe tha se do të qëndrojë në kontakt të ngushtë me të gjatë studimeve të saj. Soreca theksoi se me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur.

‘Gjatë ‘Javëve të Evropës 2021’, ndaluam në Përmet ku takova Esmeraldën e cila dëshiron të bëhet prokurore për të dhënë kontributin e saj në forcimin e Fuqisë së Ligjit. Unë e ftova atë në zyrën time për të diskutuar në lidhje me të ardhmen e saj pasi së shpejti do të fillojë në Tiranë Fakultetin Juridik. Ne ramë dakord të qëndrojmë në kontakt të ngushtë gjatë studimeve të saj. Me të rinj të përkushtuar si Esmeralda, Shqipëria ka një të ardhme të ndritur përpara! Mbështetja e fuqizimit të të rinjve në Shqipëri do të vazhdojë të jetë një përparësi kryesore për ne. Të rinjtë e sotëm në Shqipëri janë qytetarët e ardhshëm të Bashkimit Europian’- shkruante Soreca.


Lajmi kryesor:

Kallëzimi blof në SPAK i Aleancës për Teatrin ndaj Luigi Soreca-s! Kreu i delegacionit të BE ka imunitet diplomatik! Me të paditet edhe Veliaj


B.K.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?