I dërguari i posaçëm i BE vizitoi këtë të hënë Prishtinën për takime të nivelit të lartë. Ai u prit nga Presidentja Osmani në takim për të diskutuar klimën politike pas zgjedhjeve dhe rinisjen e procesit të dialogut me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve. Presidentja e Kosoves Vjosa Osmani i kërkoi të dërguarit të posaçëm për Dialogun Peter Sorensen heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës. Këtë e njoftoi vetë Osmani pas takimit të zhvilluar me zyrtarin danez.
“Kosova është dëshmuar tashmë si pala konstruktive në dialog, e angazhuar për paqe, demokraci e sundim të ligjit, prandaj mbajtja e masave të padrejta të BE-së ndaj vendit tonë po i dëmton jo vetëm qytetarët tanë, por edhe balancin e nevojshëm në dialog”, tha Osmani.
Sorensen i vijoi takimet me kryeministrin Albin Kurti e kryenegociatorin Besnik Bislimi, me të cilët, - siç tha – bisedoi se di mund të shtyhet përpara procesi i dialogut.
“Ishte një takim prezantues dhe ne biseduam sesi procesi mund të vazhdojë dhe të lëvizim përpara dhe si i tillë ishte një fillim i mirë. Qëllimi ynë është që procesi të vazhdojë dhe të lëvizim përpara”, tha ajo.
Pasi Kosovës ai njoftoi se do të shkojë edhe në Beograd, ndërsa garantoi se kompromiset i vendosin palët.
I dërguari i dialogut nga BE zhvillon për herë të parë një vizitë me takime formale në Kosovë dhe nuk ka ndërmjetësuar asnjë takim të cilit të çdo lloj niveli mes Kosovës dhe Serbisë që prej marrjes së detyrës në 1 shkurt. Gjatë kësaj kohe ai është shprehur se po studion mundësinë e metodave të reja për dialogun. Sanksionet ndaj Kosovës u vendosën në vitin 2023 pas masave të marra nga qeveria e Kurtit të cilat nuk u konsultuan me perëndimin dhe që sollën sipas BE tensione në veri. Heqja e tyre është duke u diskutuar në komisionet parlamentare të BE por heqja e tyre nuk është miratuar ende.
Komente
