George Soros dhe gjyqtari Ken Dhima

Kronikë

‘Soros ka pushtuar Shqipërinë’, ‘rebeli’ Ken Dhima del para Vetingut, Gjonaj kërkoi shkarkimin në 2018, e shpëtoi KLD-ja, i kallëzuar për pasurinë 

26 Korrik 2021, 16:09| Përditesimi: 26 Korrik 2021, 16:36

  • Share

Më në fund, gjyqtari Ken Dhima, një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, do të dalë nesër para Komisionit të Vetingut, për t’u njohur me rezultuatin e dosjes së verifikimit. Procesi i Vetingut për gjykatësin pranë Gjykatës Administrative së Shkallës së Parë Vlorë ka nisur që në muaj nëntor të vitit 2019, duke zgjatur rreth 20 muaj. Trupa gjykuese e çështjes së Ken Dhimës përbëhet nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Pamela Qirko. Në maj të vitit 2018, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, i kërkoi Këshillit të Lartë të Drejtësisë shkarkimin e gjyqtarit Ken Dhima nga detyra për shkelje, sipas saj, të rënda profesionale që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës. 

Mes shkeljeve, ministrja Gjonaj renditi edhe dorëzimin me vonesë të 212 vendimeve gjyqësore në periudhën dhjetor 2016 – korrik 2017 nga gjyqtari. KLD-ja, në atë kohë me në krye Ilir Metën, rrëzoi kërkesën e ministres së Drejtësisë, duke refuzuar shkarkimin e gjyqtarit. Para vendimit, në mbledhjen e datës 7 maji 2018, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i zëvendësuar disa muaj më pas me Këshillin e Lartë Gjyqësor, zhvilloi një seancë dëgjimore me gjyqtarin Ken Dhima. Gjyqtari befasoi kryetarin Ilir Meta si dhe anëtarët Gjin Gjoni, Vangjel Kosta, Brunilda Kadi, Gerd Hoxha dhe Petrit Çomon, teksa shpërtheu kundër reformës në drejtësi. Në fjalën e tij, teksa hodhi poshtë pretendimet e Gjonajt, Ken Dhima tha se George Soros ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë. Dhima e konsideroi edhe Vetingun ‘Sorosian’.

Ndër të tjera Kne Dhima tha se “Më vjen shumë keq që thotë ministrja e Drejtësisë bashkë me Kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që këto janë veprime që diskreditojnë figurën e gjyqtarit. Unë nuk mund ta pranoj kurrsesi dhe përbuz me neveri këtë epitet. Shkoj në punë në orën 07:00 dhe dal në orën 08:00 të darkës. Dhe nuk mund të më thuhet mua “i diskredituar”. Të diskredituar janë ata vartës të ministres së Drejtësisë që kanë 20 vjet që nuk u kanë kthyer përgjigje qytetarëve. Ka edhe një akuzë ministria, që s’e përmendi. Me një korrespondencë time me Kryeinspektoren e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kam thënë që, një prej shkaqeve të vonesës është edhe Vetingu, bërja e dokumenteve, etj., etj. E kam quajtur “Vetingun Sorosian”. Dhe ministrja më thotë mua që ti s‘ke të drejtë të mendosh. Por edhe Marksi thoshte, -“mendimet s’kanë doganë”. Sorosi është një rrjetë e zezë që ka pushtuar Evropën dhe Shqipërinë dhe reformën në drejtësi...”. 

Një muaj më pas, Misioni i Bashkimit Evropian në Tiranë, EURALIUS, i cili asiston autoritetet shqiptare për zbatimin e reformës në drejtësi, publikoi një raport, duke konstatuar se Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk ka ndëshkuar gjyqtarët, të cilët sipas Ministrisë së Drejtësisë, janë përfshirë në praktika të paligjshme. Se kush ka patur të drejtë 3 vite më parë, Ministria e Drejtësisë apo KLD-ja, në një farë mënyre do të përcaktohet nga vendimi i organeve të Vetingut për gjyqtarin Ken Dhima. 

Në vitin 2014, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e kallëzoi gjyqtarin Ken Dhima në prokurori për fshehje pasurie. Sipas dosjes, gjyqtari kishte bërë deklarim të rremë të këstit me vlerë 2.770.000 lekë për blerje apartamenti, nuk justifikonte një depozitë me vlerë 1.050.000 lekë, deklarim të rremë të huamarrjes 2.000.000 lekë, deklarim i rremë për shumën 59.300 euro, fshehja e kontratës për porositjen e një dyqani me vlerë 150 mijë euro, fshehje të një depozite me vlere 5.000 euro etj. Dosja e ILDKPKI u mbyll nga Prokuroria në atë kohë, siç ka mbyllur edhe qindra dosje të tjera.  

Komento

Komente

  • O tej: 26/07/2021 16:12

    Hajt ne te Theodhoriut dhe ky palaco gjyqtar.

    Përgjigju
  • Bosi: 26/07/2021 16:01

    Ajo që thotë gjyqtari është për fat të keq e vërtetë

    Përgjigju
    • Nezo: 26/07/2021 19:30

      Eshte merziture edhe djali i Xhorxhit, ka vajtur ne Vlore te qaje hallin te Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?