Sot 1 maji, Hoxha: Punonjësve s’u sigurohet jeta, sektori i ndërtimit dhe i minierave më problematiku për punonjësit

1 Maj 2023, 11:54| Përditesimi: 1 Maj 2023, 12:24

  • Share

 

Eksperti për të drejtat në punë Edison Hoxha, në një intervistë për Report Tv, thotë se dy janë problemet kryesore të punëtoreve në Shqipëri, çështja e pagave dhe kushtet në punë. Sipas Hoxhës dy sektorët që janë më problematikë për trajtimin e punonjësve në Shqipëri janë sektori i ndërtimit dhe i punëtorëve të minierave.

‘Na shqetëson çështja e pagave të ulta dhe kushtet në pune. Këto janë dy çështjet kryesore që duhet të adresohen. Sa i takon kushteve për sigurinë në punë këto janë kushtet kryesore nga kompanitë, por shumicës së punonjësve nuk u garantohet siguria në punë. 187 aksidente në punë, 31 punonjës kanë humbur jetën në vendin e punës vetëm gjatë 2022. Është një numër i madh dhe i papranueshëm që të ndodhë në këto shifra. Në kushtet e një ekonomie që ne kemi 31 punonjës që kanë humbur jetën janë vërtet shumë. Në sektorin e  ndërtimit 10 punonjës, në sektorin e minierave kanë humbur jetën 5 persona.

Kemi një problematikë tjetër sa i takon edhe shëndetit të punë. Sektori i ndërtimit është më problematik qoftë s ai përket sigurisë në punë por edhe deklarimit të pagave. Sektori i minierave është më i formalizuar. Edhe sektori i minierave është problematik. Po ashtu edhe sektori i prodhim përpunimit është problematik. Po ashtu edhe shërbimet delivery kanë një rrezikshmëri të lartë. Gjatë viti 2022 ka dalë një problematikë e mprehtë edhe nga ky sektor.’- tha Hoxha.

Hoxha theksoi se kërkon nga qeveria që të mos ngelen vetëm tek fjalët por të kthehet në veprime konkrete.

‘Ne kërkojmë të mos ngeli vetëm tek fjalët por të kthehet në veprime konkrete. Të fillojë një dialog i hapur me të gjitha palët që janë të interesuar për këtë proces.’- tha Hoxha.

M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?