Foto: Ilir Meta me fëmijë
Kreu i PL, Ilir Meta ka uruar nga qelia të gjithë fëmijët me rastin e 1 Qershorit. Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet që duhet të jemi pranë fëmijëve gjithmonë për t’i ruajtur buzëqeshjen dhe për t’i garantuar një të ardhme të sigurt.
“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve shqiptarë! Le të ecim gjithmonë dorë për dore me ta për t’u ruajtur buzëqeshjen, për të mbrojtur të drejtat e tyre, për t'u realizuar ëndrrat dhe për t'u garantuar një të ardhme të sigurt dhe europiane në Atdheun tonë!, shkroi Meta në Facebook.
Lajmi kryesor:
Sot 1 qershori, dita ndërkombëtare e fëmijëve, uron politika: Gëzuar festën
Xh.K/ReportTv.al
