Mbretëresha Geraldinë dhe Presidenti Ilir Meta

Kronikë

Sot 105 vjetori i Mbretëreshës Geraldinë, Meta e kujton me fjalët e Kadaresë: Atdheu i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë

6 Gusht 2020, 10:35| Përditesimi: 6 Gusht 2020, 10:39

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 105 vjetorin e lindjes së Mbretëreshës Geraldinë. Meta kujton një pasazh të shkrimtarit Ismalil Kadare, që i ishte dërguar mbretëreshës.

"Ndonëse ky vend ju ka sjellë shumë më tepër brenga sesa gëzime...ju na jepni një mesazh të gjithëve, mesazhin fisnik se: Atdheu mund të jetë i dashur edhe kur është i varfër dhe i vështirë", shkruante Ismail Kadare në letrën e dërguar me 12 mars të vitit 2002.

Mbretëresha Geraldinë njihet për finesën dhe vyrtytet e saj të mira, për dashurinë për atdheun dhe përkushtimin ndaj familjes së bashkëshortit të saj, Mbretit Zog.

"Zgjodha këtë pasazh nga letra e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, dërguar Mbretëreshës Geraldinë në 12 mars 2002, për të përkujtuar sot 105-vjetorin e lindjes së saj.

Është një nga përkufizimet më të arrira për të gjithë trashëgiminë e vyer që na la "Trëndafili ynë i bardhë".

Një jetë dedikuar Shqipërisë, begatisë, përparimit dhe europianizimit të plotë të saj, shembull i dashurisë e besnikërisë së përjetshme për Atdheun edhe kur ai i ktheu shpinën, vepra e Mbretëreshës Geraldinë vazhdon ende të frymëzojë e të na bëjë krenarë të gjithëve", shkruan Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • edi: 07/08/2020 01:00

    Vetem Berisha dhe Meta u bejne elozhe kesaj familje renegatesh qe historikisht kane qene Spiune dhe pjesmarres ne vendimet e Otomanit Turk duke i hapur rrugen per pushtimin e Shqiperise Qe kurre nuk bene marreveshje me ato Dallkauke Turq Katoliket qe luftuan derin ne fund te pikes se gjakut per te shitur Vatanit Keta ishin dhe jane Besniket e Kombit Por Pushti Plak Berisha dhe Kollovari Meta kerkojne te ngrene lart ato te Pa/Moralshem dhe Tradhetare te Kombit,Ish i veteshpalluri mbret zogu iku me pare se erdhi por me nje ndryshim Mori tere Floririn e Popullit dhe u la hijen Shqipetareve duke u dalldisur neper Ballot e shteteve Europiane .Pra keto Morracake qe grabiten Shqipetaret plaku dobic Berisha dhe Kollovari Meta kerkojne te ulin Moralin dhe te poshterojne Dinjitetin e Popullit duk mbrojtur nje figure destruktve dhe ti ngrejne moralin Bastardit te te Burgajetit. Nuk e di ai permban Kushtetuta e skenderbeut te Skraparit

    Përgjigju
  • Iris: 07/08/2020 00:50

    /LASGUSH/Zogu beri ate qe shume shqipo kane bere gjate historise,nuk eshte as I pari as I fundit.Disa iken pas 1924,disa pas 1925,disa pas 1944 e ne vazhdim .Komunizmi e mbylli me arratisjen e Kadarese,PD e beri gjate 97',Babalja ishte nga me te fundit qe iku ,pa llogarritur te gjithe te tjeret e parendesishem qe kane ikur per arsye ekonomike,politike,drejtesie ,etj.Mund t,ju ndricojme historikisht per disa fakte qe I permendni me poshte:1)Ishte konti Ciano qe e pergatiti pushtimin te korespondonte me lindjen e princit,duke e ditur qe shqipot nuk kane asgje me te rendesishme se gruan dhe femijet.2)Eshte e vertete qe u ndihmua nga serbet ne 1924-1925 por tokat vetem I shkembeu,morri ca fshatra te Dibres dhe dha Shen Naumin qe ne fakt pa dashje e ka shpetuar se po ta kishim ne, kisha do shembej nga Enveri dhe pjesa e bregut te liqenit pas 90'do mbushej e shemtohej me pallate sic eshte bere Pogradeci.Tokat ishin caktuar nga Fuqite e Medha qe do jepeshin.Kjo ishte thjesht nje marreveshje shkembimi e bere miqesisht mes fqinjsh.3)Fakti qe u be mbret tregoi qe u tregua me I zgjuari pasi ne shqipot duam kater gjera: pushtet te pakufizuar,post kryetari e drejtori te perjetshem ,te jemi fanar I botes per mend dhe krimba toke per perfitime.Si shembuj deshire per karrige mund te sjellim ndrimin e 6 qeverive Brenda nje jave gjate viteve 20' dhe numrin ne rritje te partive sot.

    Përgjigju
  • Ana: 06/08/2020 17:10

    Veprime të tilla të ngrenë nervat, kur do shoëtojmë nga këta presidentë injorantë dhe te ligj?!

    Përgjigju
  • Lasgushi: 06/08/2020 11:16

    Kjo eshte gruaja e tradhtarit te kombit, qe iku dhe braktisisi vendin bashke me familjen ne diten me te veshtire, per ti hapur rrugen miqve italiane. Ku e dinte ky qe iku i organizuar ne nje date me pushtimin?? Keshtu beri edhe me miqte serbe, erdhi me forca serbe dhe organizoi grushtin e shtetit dhe u fali atyre tokat tona si shperblim. Ndejti ca kohe kryeminister dhe me pas e dekretoi veten mbret!!!! Po ky nuk e dinte qe mbreterit ne rast pushtimi nuk e braktisin vendin! Allasoj mbreti ishte vetem per pune te felliqura.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?