11 vite nga vrasja e 4 protestuesve më '21 Janar', ende s'ka drejtësi! Prokuroria kërkon riekspertim nga ekspertë italianë për plumbin që vrau Aleks Nikën! Qeveria dhe familjarët homazhe në bulevard

21 Janar 2022, 07:29| Përditesimi: 21 Janar 2022, 13:57

  • Share

Sot shënohen 11 vite nga 21 janari ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës asokohe PS gjatë protestave para kryeministrisë kundër qeverisë së PD. Për Aleks Nikën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Hekuran Dedën ende nuk ka asnjë drejtësi, ndërsa familjarët presin që kjo të ndodh sa më shpejt. Edhe në këtë përvjetor të 11-të kryeministri Edi Rama dhe familjarë të viktimave të “21 Janarit” kanë kryer homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në kryeqytet në nder të 4 protestuesve të cilët humbën jetën. Ky është një ritual që ndiqet çdo vit nga kreu i qeverisë i shoqëruar edhe nga familjarët e viktimave, por dhe anëtarë të kabinetit qeveritar duke vendosur lule në bulevard në vendet ku u vra secili prej 4 protestuesve, ku qëndron një pllakatë përkujtimore. Pas homazheve të kryera, Kryeministri Rama dhe familjarët e viktimave vijuan takimin pa praninë e mediave në vilën 31 që ndodhet në zonën e ish-bllokut.

Gazetari Arsen Rusta ka mësuar se prokuroria ka nisur verifikimin për deklaratat e bëra për këtë çështje mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës kohët e fundit. Gjithashtu Report Tv mëson se Prokuroria ka marrë në pyetje disa dëshmitarë të tjerë, ndërsa është vendosur riekspertimi për predhën e gjendur në trupin e të ndjerit Aleks Nika. Ky riekspertim do të bëhet nga ekspertët italianë. Riekspertimi është vendosur me qëllim marrjen e çdo të dhëne tjetër me vlerë identifikuese, duke përdorur teknologjitë e reja laboratorike.  

Ndërkohë, 1 muaj më parë kryedemokrati Lulzim Basha risolli në vëmendje këtë ngjarje duke hedhur akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011. Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë. Në përgjigje ndaj kryedemokratit, Berisha theksoi se më 21 janar 2011 Basha nuk ishte i pranishëm dhe nuk dihej se ku ndodhej. Kreu i PD, asokohe ishte Ministër i Brendshëm.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon, që u dënua nga apeli me 1 dhe 3 vjet burg për “vrasje nga pakujdesia” . Katër viktimat, janë shpallur 'Dëshmorë të Atdheut' por drejtësia për këtë ngjarje të rëndë nuk është vënë në vend.

Si nisi e ngjarja?
E gjitha u nis pas skandalit me videon Meta-Prifti, ku flitej për koncesion dhe kjo shtyri që të organizohej një protestë kundër këtij korrupsioni siç e quante atëherë Partia Socialiste. Ishte ora 14:00, kur protestuesit përshkuan rrugën në këmbë nga sheshi “Skënderbej” deri para Kryeministrisë, pasi policia kishte ndërmarrë masat që të mos lejonte asnjë autobus më tej. Turma nisi me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha, ndërkohë që vetëm pak minuta më vonë, filloi hedhja e gurëve dhe sendeve të forta në drejtim të forcave të rendit.

Situata u tensionua pasi protestuesit tentuan të hynë në oborrin e kryeministrisë, ndërsa policia mbronte ambientin e brendshëm. Për një moment nisën të dëgjoheshin të shtëna armësh brenda territorit të kryeministrisë, dhe këto të shtëna lanë të vdekur Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn. Ky i fundit, pas mjekimit paraprak në Spitalin Ushtarak të Tiranës, është dërguar për kurim të mëtejshëm në Turqi, ku dhe vdiq pas disa ditësh.

Kryeministri Berisha doli në konferencë për shtyp, duke deklaruar se donin t’i bënin puç, ndërkohë që opozita u shpreh se shteti nëpërmjet Gardës së Republikës dhe Policisë së Shtetit, ka vrarë katër qytetarë të pafajshëm shqiptarë dhe ka mbytur në gjak një demonstrim paqësor, që është e drejtë kushtetuese e qytetarit.

Partia Socialiste akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm. Por, Berisha nuk u ndal vetëm me akuzat për PS-në, ai sulmoi ashpër Prokurorinë, SHISH-in dhe Presidentin e Republikës, të cilët, sipas tij, donin ta rrëzonin me dhunë.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

Ora 15:01
Prokuroria do t’i marrë në analizë deklaratat e tyre, si e kanë akuzuar njëri-tjetrin Basha dhe Berisha për 21 Janarin

Më 21 janar 2011 njëri ishte Kryeministër dhe tjetri ministri i tij i Punëve të Brendshme, por Sali Berisha dhe Lulzim Basha nuk janë pengua nga kjo për të bërë akuza shum të rënda ndaj njëri-tjetrit për krimet që ndodhën në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ plot 11 vite më parë.

Pas 'pushtimit' të parë më 13 dhjetor që që Berisha i bëri me karshillëk Selisë së partisë, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha hodhi akuza të drejtpërdrejta ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, sa i përket masakrës së 21 janarit 2011, ku humbën jetën 4 qytetarë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Teksa hoqi një paralele mes Berishës dhe skenarit të ndjekur nga Tom Doshi në 21 janar, Basha tha se ai sot nuk u përgjigj në të njëjtën mënyrë si ish-kryeministri Berisha 10 vite më parë.

“Në miniaturë Berisha kopjoi skenarin e Tom Doshit në 21 janar, por unë nuk u përgjigja, sic u përgjigj Berisha në 21 janar. Ne do ruajmë qetësinë, por do kemi vemndosmërinë për të ruajtur interesin e demokratëve, por duke mos lejuar asnjë horr, trafikant, asnjë hiç të vijë këtu për të marrë nëpërkëmbë dinjitetin e demokratëve”, u shpreh Basha.

Ndërkohë që osh-Kryeministri Sali Berisha ia ktheu përgjigjen më 16 dhjetor në emisionin “Opinion”. Berisha tha se atë ditë ka qenë në zyrën e tij, ndërkohë që Basha nuk dihet se ku ka qenë.

"Basha është bërë bashkë me zotin Rama për 21 Janarin. Meqë jemi këtu do them. Ka një përcaktim të kryetares së OSBE-së në atë kohë që ajo ishte axhendë pushteti, është zyrtare. Ka një fakt tjetër. Sali Berisha ka qenë jashtë zyre duke drekuar me ambasadoren e Republikës Federale Gjermane dhe është kthyer në zyrën e tij dhe nuk ka lëviz nga zyra asnjë moment. Ka një fakt tjetër që zyra e tij është qëlluar me plumba dhe ai ka qëndruar në zyrë. Se ku ka qëndruar Lulzim Basha nuk e di", pati thënë Berisha.

Pikërisht këto deklarata Prokuroria ka njoftuar sot se do t'i marrë marrë për verifikim nëse ka të dhënat që mund të jenë të rëndësishme për hetimet.  

Ora 13:56
21 janari, Braçe: Pushkatuesit e 4 protestuesve jo vetëm Basha e Berisha, por edhe prokurori që si thirri kurrë të dëshmonin

Për ish kryeministrin Erion Braçe fajtorë për vrasjet në bulevard nuk është vetëm Sali Berisha por edhe Lulzim Basha, që sipas tij kryen pushkatime pa gjyq në demokraci, ndërkohë që prokuroria heshti dhe vijon të heshtë.

“Pushkatimet pa gjyq ne “demokraci”! Nuk ka ndodhur kurrkund ne Evropë, vetëm ne Shqipëri! Nuk ka drejtësi prej 11 vitesh dhe ndodh vetëm ne Shqipëri! Sali Berisha e Lulzim Basha vranë kështu, por as janë pyetur ndonjëherë për vrasjet! Ato ditët e para mburreshin që vranë, ju thoshin militanteve të tyre: ‘Ne të vrasim, ne i vramë, ne do i vrasim prapë’; askush nuk i thirri përsëri para një prokurori! “, tha Braçe.

Braçe thotë se 21 janari sot është kthyer në "as nën mëngë për sulme mes Bashës e Berishës, por asnjëri nuk zbulon urdhësuesin".

“Nuk i thërrasin as sot kur me të vërtetën e 21 janarit kërcënojnë njeri tjetrin; E dine mire ç’kanë bere ne 21 janar, ja thonë njeri tjetrit deri ne limite ama, e ruajnë urdhërdhënësin, pushkatuesin, zhdukeshin e provave, madje dhe provat! 21 janari i bën njësoj dhe njësoj janë, pjesë të një automatiku që pushkatoi 4 shqiptare të mirë; Nuk ka rendësi hiç se kush ishte këmbëza e kush plumbi, ishin automatiku i pushkatimit! U pushkatuan me dashje të katërt, Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj, Aleks Nika!”,shkruan Braçe.

Deputeti socialist thotë se gjaku i viktimave do i ndjekë vrasësit pas deri në shkatërrim dhe para drejtësisë.

“Të gjithë njerëz te zakonshëm, burra të ndershëm e familjare të mirë!

Gjaku i tyre nuk zhbëhet!

Gjaku i tyre nuk do te parashkruhet kurrë!

Gjaku i tyre do i ndjeke vrasësit pas deri në shkatërrim dhe para drejtësisë!

Te bëjnë si te rinj, si te ndryshëm, si te ndershëm tani, por nuk ndryshojnë asgjë, 21 janari i bën njësoj, pushkatues!”, shkruan Braçe.

Ora 10:15
21 Janari, deputeti socialist: Sali Berisha urdhëruesi politik i vrasjeve në bulevard

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kujtuar sot 11 vjetorin e 21 Janarit, ku gjatë protestës paqësore u vranë 4 protestues në Bulevard. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social facebook Balla deklaron se më 21 Janar 2011, Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në protestën më të madhe kundër regjimit të tij korruptiv, duke u marrë jetën katër shqiptarëve të pafajshëm e plagosur dhjetra të tjerë. Sipas Ballës, hezitimi 11 vjeçar i prokurorisë për të marrë si fillim në pyetje dhe më pas nën akuzë atë që dha urdhërin të qëllohet mbi popullin, është turpi i drejtësisë.

“Kurrë nuk do e harrojmë. Më 21 Janar 2011 Sali Berisha urdhëroi të qëllohet me plumba mbi popullin që kishte dalë në protestën më të madhe kundër regjimit të tij korruptiv, duke u marrë jetën katër shqiptarëve të pafajshëm e plagosur dhjetra të tjerë. Sali Berisha e ka pranuar botërisht se ai ka qenë urdhëruesi. Kemi depozituar kallzim penal pas ngjarjes me prova dhe fakte ndaj zinxhirit komandues të vrasjeve më 21 Janar, kupola e të cilëve nuk u morën kurrë të pandehur. Hezitimi 11 vjeçar i prokurorisë për të marrë si fillim në pyetje dhe më pas nën akuzë atë që dha urdhërin të qëllohet mbi popullin, është turpi i drejtësisë. Për fat të keq edhe i drejtësisë së re, e cila po luan ping-pongun e vjetër me dosjen sipas tyre ende pa autor të dëshmorit Aleks Nika. Urdhëruesi është Sali Berisha!”-shkruan Balla.

Ora 10:13
Rama dhe familjarët e 4 protestuesve të vrarë 11 vite më parë, vendosin karafila në përkujtim të  tyre

Kryeministri Edi Rama dhe familjarët e 4 protestuesve të varrë kanë vendosur karafila në përkujtim të tyre në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

 

 

 

Ora 08:19
11 vite nga 21 Janari, Rama: Vrasja barbare e 4 protestuese kërkon drejtësi

 

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot, në ditën kur bëhen plot 11 vite nga protesta e 11 janarit 2011 ku u vranë katër protestues para kryeministrisë. Kreu i qeverisë shprehet me bindjen që drejtësia vonon por nuk harron. Ndër të tjera ai thekson se nderon katër protestuesit paqësorë në 21 janarit.

"Me bindjen që drejtësia vonon po nuk harron, si edhe ndjesinë më në fund pozitive nga shenjat e dallueshme të veprimit të drejtësisë së re, nderojmë sot katër protestuesit paqësorë të 21 janarit, vrasja barbare e të cilëve kërkon drejtësi."-shkruan Rama në rrjete sociale.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/01/2022 00:32

    Dhe te mendosh qe e gjithe kjo ndodhi per shkak te BEUT TE CEPANIT!Per mendimin tim,marrja dhe pritja e ekspertizes italiane eshte humbje kohe.Dy gardistet e moren denimin,sido qe ishte;nese gjendet nje gjuajtes i trete,kjo eshte ceshtje me vete qe mund te gjykohet ne nje kohe te dyte.Ajo qe eshte problematike dhe me rendesi,eshte fakti qe nuk ka venie para pergjegjesise se kush dha urdher,kush e ideoi,fakti rendohet me keq kur kemi nje Berishe qe e pranon hapur vete,por asnjeri nuk e merr mundimin as t'a marre ne pyetje,jo me teper.

    Përgjigju
  • Gripi: 21/01/2022 19:41

    Po po do presim sa te bej ekspertizen pas 11 vitesh prokuroret e leshit shqiptar se nuk mjaftoi qe: 1. Hysni Burgaj Drejtor i Pergjithshem i Policise nuk zbatoi urdherin e prokurorise per arestimin e gardisteve. Aty e keni ne tirane duke bere biznes, arestojeni. 2. Ish Kryeministri Berisha strehoi pubkikisht gardistet vrases te kerkuar nga prokuroria. 3. Deklarata publike e ish Kryeministrit se do te vriste me sniper kreun e opozites. 4 Mesila Doda qe deklaroi se do ju varim tek Palmat duhen me per te leshuar urdher aresti per fajtoret?? Cfare duan keta prokuroret e vetingut me per ta bere kete? Me ke tallen keta bashkefajtore ne krim? Perse nuk tregon ish gardisti tani kryetar bashkie i rilindjes se kush e dha urdherin per te qelluar??? Boll me dokra o prokuroria e krimit Llalla 2.

    Përgjigju
  • Lushi: 21/01/2022 14:01

    Ikni more zgjebe politikanesh qe lat kokrren e namit me zvarritje edhe beni homazhe ...Fakte more reale Jo show me fjale vonoj svonon edhe mbeten heronj edhe lule me homazhe. Pse kur ju preket interesi juve e beni tak fak apo ato Jan njerez te thjeshte... Ato 4 vete aty kan fytyren e nje kombi te rraskapitur edhe injorant fytyra e cdo krijese qe jeton ne kete territor makaber qe I zvarrisni ju deri ne infinit me perralla e dengla...

    Përgjigju
  • Turi: 21/01/2022 12:46

    Drejtesia behet nese ju politikanet me ty Rama ne krye pa asnje perjashtim futeni te gjithe ne burg , se ju qelbesira e shkaterruat kete vend

    Përgjigju
  • Rexhepi nga kosova: 21/01/2022 12:09

    Te te vije tupe qe 10 vite te njejtat fjale

    Përgjigju
  • AltinTop: 21/01/2022 11:06

    Rama erdhi ne pushte me premtimin qe do bente drejtesi per 21 janarin…kaluan 10 vite dhe vazhdojne te tallin trapin si ato qe vrane si kto qe premtuan drejtesi. Je i mbaruar o Rama, njelloj si Berisha me shoke.

    Përgjigju
    • Leksi: 21/01/2022 12:40

      Uee sa qeke lodh me e kuptu

  • Loni: 21/01/2022 10:46

    Mjer ato qe iken edhe heronjte e popullit edhe karafilat... Ah njerezit e shkrete...

    Përgjigju
  • Koli: 21/01/2022 09:39

    Qeveria e betoneve e vjedhjes me kollare dhe menge te perveshura bashke me opoziten e banditeve leckamane do bejne nje verre ne uje. As kta te shkretet qe shkuan mish per top, as Santo, as Olldashi, as Remzi Hoxha, as Dritan Hoxha, as Hajdari as 97 as vjedhjet e pasurive te paluajtshme nga Mazniku & Co, as vrasjet e Haklajve asgje fare nuk do zbardhet nga askush. Kta jane nje grup kriminelesh qe duhen shporrur te gjithe me hir e me pahir.

    Përgjigju
  • Demokrati: 21/01/2022 08:52

    Prandaj Sali Bisha duhet urgjentisht te arrestohet se bashku me Lulzim Braven qe per pak sa nuk e perseriten 21 janarin pas 11 vitesh ne 8 janar 2022

    Përgjigju
  • Une: 21/01/2022 08:35

    Ka nje vendim te gjykates Evropiane qe kerkon hapjen e hetimeve qe me 2018. Vjet policia dergoi nje leter prokurorise te hape hetimet. Nuk kane lidhje keto me reformen ne drejtesi por me punen e qeverise. Perse ministri i brendshem dhe ai i drejtesise nuk bejne detyren? Pse ende sot Partia Socialiste nuk hap nje hetim parlamentare per mosnhapjen e hetimeve per 21 Janarin? Rama nuk mund ta permend me reformen ne drejtesi per justifikim. Eshte vete pergjegjes dhe turp ti vij.

    Përgjigju
    • Une: 21/01/2022 09:19

      Askush nuk behet mish per top per partite. Vrasjet kane autore me emer dhe mbiemer. Nuk me intereson shume Rama aq me pak per kete ngjarje po ky muhabeti se Rama organizoi protesten apo dergoi njerez ne bulevarde eshte idiotsi. Eshte shume e thjeshte. A duhen hap hetimet? Edhe pse nuk hapen?

    • Alb: 21/01/2022 08:52

      Po ke do gjykoj drejtesia ramen si organizator apo bashen si ekzekutues po mjer keta qe ven behen mish per top per parti.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?