Gjergj Fishta

Kultura

Sot 150 vjetori i lindjes së 'homerit' të gjuhës shqipe Gjergj Fishta! Presidenti Meta e kujton me vargjet e tij: Si Shqypnija vend nuk ka

23 Tetor 2021, 11:29| Përditesimi: 23 Tetor 2021, 11:32

  • Share

Plot një shekull e gjysmë më parë lindi në Fishtë të Zadrimës ai që më pas do të bëhej homeri i gjuhës shqipe, At Gjergj Fishtës. Ai lindi më 23 tetor të vitit 1871, e cila ishte një ditë e zakonshme në historinë e Shqipërisë së pushtuar nga otomanët por sot kujtohet si dita kur erdhi në jetë një figurë e madhe e Kombit shqiptar, e kulturës sonë kombëtare! Një ndër majat më të larta të relievit të letërsisë shqiptare është, padyshim, vepra e Atë Gjergj Fishtës ( 1871-1940).

Me rastin e kësaj dite Presidenti i republikës Ilir Meta ka postuar në Facebook disa prej vargjeve të tij duke theksuar se “roli thelbësor i Fushtës në Kongresin e Manastirit për unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përpjekjet brilante diplomatike për njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe vendosja, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e trojeve dhe sovranitetit të vendit, e bën rolin dhe kontributin e tij, një gurthemel të rëndësishëm të vetëdijes shqiptare”.

Mesazhi i plotë i Metës

“Edhè hâna do t’ a dijë,

Edhè dielli do t’ két pá,

Se për qark ksaj rrokullije,

Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!” ????????

Në 150-vjetorin e lindjes, nderojmë sot me përulësi, mirënjohje dhe respektin më të thellë, një prej kolosëve të shqiptarizmës, mbrojtësin e paepur të interesit kombëtar dhe një prej figurave më të ndritura të letërsisë tonë, epikun e madh dhe shprehësin më të fuqishëm të idealeve atdhetare dhe demokratike, personalitetin e jashtëzakonshëm politik, artistik, diplomatik dhe klerik, veçanërisht gjatë periudhës kur jetoi, që si rrallë kush jetësoi vlerat e Rilindjes Kombëtare, iluministin e paharruar At Gjergj Fishta.

Shqiptaria e kulluar, që na la trashëgim, prej së cilës frymëzohemi dhe me të cilën krenohemi, angazhimi i jashtëzakonshëm për Pavarësinë dhe konsolidimin e shtetit modern shqiptar, roli i tij thelbësor në Kongresin e Manastirit për unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, përpjekjet brilante diplomatike për njohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si dhe vendosja, gjithmonë në ballë të lëvizjeve për mbrojtjen e trojeve dhe sovranitetit të vendit, e bën rolin dhe kontributin e tij, një gurthemel të rëndësishëm të vetëdijes shqiptare.

“Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,

Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,

E me dije e me Lirí

Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.” ????????

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?