Europa League zbret sot në fushë me 32 skuadra dhe 16 ndeshje që secila ka historinë e saj. Në ndeshjet e shtata në grup (një javë nga fundi), klubet kërkojnë të realizojnë objektivat.
Për javën e shtatë ditët e kaluara janë zhvilluar dy takime. Galatasaray barazoi 3-3 kundër Dinamos së Kievit, ndërsa po në Stamboll skuadra e Besiktas mposhti 4-1 Athletic Bilbao me Rashicën dhe Muçin protagonistë në fushë.
Këtë të enjte kryesuesit e Lazios luajnë në shtëpi kundër Real Sociedad, ndërsa mbrëmjen e shkuar tifozët shkaktuan trazira në Romë dhe të lënduar mbetën nëntë tifozë miq.
Në "Old Trafford" Manchester United ka një përballje direkte kundër Rangers të Nedim Bajramit. Dy skuadrat mbajnë pozitat 7 dhe 8 në renditje. Roma e Claudio Ranierit ka një udhëtim jo të lehtë kundër AZ Alkmaar në Holandë. Ndërkohë që Tottenham kërkon të 'shkelmojë' krizën në Gjermani, kundër Hoffenheim.
Europa League, raundi 7-të:
E enjte, 23 janar 2025
18:45
AZ Alkmaar - Roma
Bodo/Glimt - Maccabi Tel Aviv
Porto - Olympiacos
Fenerbahce - Lyon
Hoffenheim - Tottenham
Malmo - Twente
Plzen - Anderlecht
Qarabag - FCSB
21:00
Eintracht Frankfurt - Ferencvaros
Elfsborg - Nice
Lazio - Real Sociedad
Ludogorets - Midtjylland
Manchester United - Rangers
PAOK - Slavia Prague
RFS - Ajax
Royale Union SG - Braga
Renditja: