21 vjet nga sulmet terroriste të 11 Shtatorit në SHBA, ngjarja që tronditi botën! Begaj: Siguria kombëtare, përparësi! Kim: Do të jemi më të fortë së bashku

11 Shtator 2022, 10:52| Përditesimi: 11 Shtator 2022, 18:23

  • Share

SHBA- Sot bëhen 21 vite që nga sulmet e 11 shtatorit në Amerikë! Në një periudhë 21 vjeçare shenjat e 11 shtatorit ndihen ende të freskëta për popullin amerikan por edhe për mbarë globin. Sipas traditës, një minutë heshtje do të mbahet në kohën e saktë kur xhihadistët e Al-Kaidës sulmuan me dy aeroplanë, kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë. Mesazhe në këtë ditë të shënuar që i zgjon të gjithëve kujtime të hidhura ka dhënë politika shqiptare.

Presidenti Bajram Begaj thotë se nderojnë të gjithë ata që humbën e dhanë jetën në sulmet terroriste. Teksa i referohet sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, thotë se na kujtojnë se siguria kombëtare është përparësi. Postimin e tij e rishpërndahu ambasadorja amerikane Yuri Kim duke dhënë mesazhin se Amerika dhe Shqipëria janë më të fortë së bashku.

Ndërsa kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se Shqipëria dhe SHBA do të jenë gjithmonë krah për krah, si anëtare të NATO-s në çdo angazhim kundër terrorizmit, ekstremizmit apo çdo kërcënimi që rrezikon paqen dhe stabilitetin në botë.

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla tha se teknologjitë dhe “armët” kibernetike të  përdorura prej terroristëve mund të shkatërrojnë pafundësisht jetë njerëzore dhe të mirat që njerëzimi ka krijuar prej shekujsh e që njerëzit krijojnë përditë. Edhe Nikolla, duke iu referuar sulmit ndaj faqeve qeveritare online, tha se terrorizmi kibernetik do të sfidohet me fuqinë e së drejtës dhe bashkë me aleatët tanë strategjikë.

Si ndodhën sulmet e 11 shtatorit

E marta, 11 shtator, 2001, filloi si një ditë normale në Neë York City dhe Ëashington DC, me një diell që shndrinte fuqishëm dhe qiell të pastër. Me po të njëjtët njerëz që nxitonin të shkonin në punë, me po të njëjtën zhurmë dhe trafik që karakterizon qytetet e mëdha, të pavetëdijshëm për rrezikun me të cilin do të përballeshin dhe që për shumë prej tyre mund të ishte dita e fundit e jetës. 

Deri në fund të ditës, bota kishte ndryshuar plotësisht. Shtetet e Bashkuara do të pësonin sulmin më të rëndë terrorist në historinë e vendit dhe gati 3,000 njerëz kishin vdekur, duke i dhënë historisë një trajektore krejtësisht të ndryshme dhe më të dhunshme.

Në orën 8:46 të mëngjesit, një aeroplan i American Airlines goditi Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Në bord gjendeshin 76 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit, të gjithë humbën jetën në çast dhe qoftë për disa minuta shumë besuan se ai ishte vetëm një aksident.

Në orën 9:03 të mëngjesit, një aeroplan i dytë goditi Kullën Jugore dhe në këtë kohë ta quaje rastësi do të ishte e tepërt. Një sulm terrorist sapo kishte goditur Amerikën, i kryer nga ekstremistët e Al-Kaedës të cilët kishin rrëmbyer disa aeroplanë dhe po i përdornin ato si raketa.

Në orën 9:59 të mëngjesit, pas djegies për 56 minuta, Kulla e Jugut u shemb. Në orën 10:28 të mëngjesit, Kulla e Veriut po ashtu.

Ndërsa kullat ranë, një re e madhe pluhuri dhe hiri mbuloi rrugët përreth, duke bërë që këmbësorët të largoheshin të tmerruar. Mbeturinat nga Kulla Veriore ranë mbi ndërtesat afër  Qendrës Botërore të Tregtisë, duke shkaktuar që njëri prej tyre të merrte flakë dhe të shembej përfundimisht. Në total, 2,753 njerëz vdiqën në sulmet e qytetit të Neë Yorkut.....

Ndërkohë që për ata të cilët i shpëtuan sulmeve, ajo ditë është thjesht e paharrueshme....

Ora 15:50
Sulmet e 11 shtatorit, Berisha: SHBA, 'Kështjellë e Lirisë'! Të mbahet mend mesazhi i viktimave për rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar

1662740027_Screenshot4.png

Sali Berisha ka reaguar për 21 vjetorin e sulmve terroriste në SHBA duke shprehu ngushëllimet për viktimat dhe autoritetet e SHBA duke uruar që mesazhi i tyre për rrezikun e terrorizmit të mbahet mend nga vendet e lira.

“Sot, 21 vjetori i sulmit terrorist që tronditi SHBA-në dhe botën!

Të dashur miq, më 11 shtator të vitit 2001, grupi terrorist i al-Qaeda, i drejtuar nga Osama bin Laden, ndërmorrën sulmin më të egër terrorist ndaj Shtetve të Bashkuar në territorin e tyre, në të cilin u vranë 2900 qytetarë Amerikanë të pafajshëm. Me sulmin e tyre barbar të 11 shtatorit 2001, Osama bin Laden dhe lejntnantet e tij menduan se mund të mposhtin SHBA-në si “Kështjellë e Lirisë” së botës. Por ata moren nga forca e këtij vendi ndëshkimin e merituar asgjesues.

Duke shprehur nderimin dhe ngushëllimet për viktimat e 11 shtatorit, familjeve të tyre dhe autoriteteve të SHBA-ve uroj që mesazhi i tyre për fytyrën e vërtetë dhe rrezikun e terrorizmit ndërkombëtar për paqen të mbahet mend nga vendet e lira gjithmonë”, shkroi Berisha.

Ora 13:02
21 vite nga sulmi terrorist, Rama përkujton 11 Shtatorin me flamurin e SHBA

Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Rama ka postuar një foto të flamurit të SHBA, teksa shkruan “11 shtator”, shkrim të cilin e shoqëron me një emoij lutje.

“11 shtator september” shkruan Rama.

Ora 12:32
Tritan Shehu përkujton sulmin terrorist në SHBA: U goditën vlerat e njerëzimit

Deputeti demokrat, Tritan Shehu ka përkujtuar sulmin terrorist që goditi SHBA 21 vite më parë.

“11 Shtatori nuk duhet e nuk mund te harrohet kurrë! Më 11 Shtator u goditën vlerat universale te njerëzimit, zemra e tyre, ShBA-të. U goditën njerëzit, familjet, qytetarët në punën e jetën e tyre kudo në rruzull. Por, fatkeqësisht revanshi i të “keqes” po vazhdon. Prandaj gjithsecili, pavarësisht dimensioneve, duke kujtuar atë atentat monstruoz ndaj demokracisë, ata viktima qe punonin e jetonin veçse jetën e tyre, duhet te orientohet drejt principeve të vërteta.

Fatmirësisht ne shqiptarët, që i përkasim familjes europiane, jemi ne themel te kulturës, historisë e vlerave të saj, kemi një mundësi të madhe historike. Por me një kusht, të mos humbasim asnjëherë “yllin tone polar” Europën e Perëndimin, përndryshe rrezikojmë të biem përsëri në tragjeditë e kaluara. Vetëm kështu ne jo vetëm do të ndihmojmë veten tone, por do te japim një kontribut modest, edhe jashtë kufijve tanë, në mbrojtje të lirive e paqes. 11 Shtatori na kujton pikërisht atë që duhet të bëjmë.”

Ora 12:17
Sulmet e 11 shtatorit, Xhaçka: Sot kujtojmë jetët e humbura në atë tragjedi të tmerrshme dhe krenohemi me sakrificën e asaj dite

1662626895_Screenshot1.png

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për sulmet e 11 shtatorit duke thënë se kujtojnë jetët e humbura të tragjedisë, por edhe krenohen me guximin e sakrificën e asaj dite.

"Sot nderojmë viktimat e sulmeve të 11 shtatorit. Kujtojmë jetët e humbura në atë tragjedi të tmerrshme, por gjithashtu krenohemi me guximin, dhembshurinë, sakrificën dhe solidaritetin e asaj dite", tha Xhaçka.

Ora 12:05
21 vite nga 11 shtatori, Begaj: Nderojmë ata që humbën e dhanë jetën në sulmet terroriste! Kim: Amerika nuk do e harrojë kurrë besnikërinë e shqiptarëve

1662890897_begajyurikim.jpg

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmet e 11 shtatorit duke thënë se nderojnë të gjithë ata që humbën e dhanë jetën në sulmet terroriste. Teksa i referohet sulmeve kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë, thotë se na kujtojnë se siguria kombëtare është përparësi.

“Sot ne nderojmë të gjithë ata që humbën dhe dhanë jetën në sulmet terroriste vdekjeprurëse të 11 shtatorit kundër SHBA-së dhe demokracisë, të cilat ndryshuan përgjithmonë.

Sulmet e fundit kibernetike në infrastrukturën tonë jetike na kujtojnë se siguria kombëtare është një përparësi kryesore. Ne duhet të ndërtojmë dhe zhvillojmë aftësitë tona kombëtare duke forcuar lidhjet me partnerët dhe aleatët tanë për të mbrojtur sigurinë e vendeve dhe njerëzve tanë”, tha Begaj.

Postimin e Begajt e ka rishpërndarë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

“Faleminderit Presidenti Bajram Begaj. Amerika nuk do ta harrojë kurrë besnikërinë dhe solidaritetin e njerëzve të Shqipërisë në kohë ndihme. Ne do të jemi më të fortë së bashku”, shkroi Kim.

Ora 11:28
Sulmet e 11 shtatorit, Meta: Shqipëria dhe SHBA do të jenë gjithmonë bashkë në çdo angazhim kundër terrorizmit

1662464351_meta.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar për sulmet terroriste të 11 shtatorit duke thënë se sot nderohet kujtimi i paharruar i jetëve të pafajshme trë humbura. Gjithashtu shtoi se SHBA dhe Shqipëria do të jenë gjithmonë bashkë në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Nderojmë sot kujtimin e paharruar të jetëve të pafajshme të humbura në sulmet terroriste të 11 shtatorit dhe solidarizohemi me familjet e tyre dhe të gjithë popullin amerikan! Shqipëria dhe SHBA, gjithmonë bashkë në mbrojtje të vlerave të lirisë, demokracisë dhe bashkëjetesës, aleancës strategjike dhe miqësisë së shkëlqyer mes kombeve tona. Krah për krah, si anëtare të NATO-s, në çdo angazhim kundër terrorizmit ndërkombëtar, ekstremizmit të dhunshëm dhe çdo kërcënimi, që rrezikon paqen dhe stabilitetin në botë”, shkroi Meta.

Ora 11:19
Nikolla, mesazh me rastin e 11 shtatorit: Terrorizmin kibernetik do ta  sfidojmë me fuqinë e së drejtës dhe bashkë me aleatët tanë strategjikë

1662394356_nikolla.jpg

Sot njerëzimi nderon kujtimin e viktimave të 11 shtatorit 2001 në ShBA. Në mesazhin e saj kushtuar kësaj ngjarjeje tragjike, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nënvizon se ”2977 qytetarë amerikanë të pafajshëm humbën jetën dhe njerëzimi filloi ta shohë botën ndryshe nga më parë. Kjo ndodhi para 21 vjetësh, më 11 shtator 2021.  Por prej asaj dite, guximi i të keqes po sfidohet nga heroizmi, sakrifica dhe solidariteti midis njerëzve, shteteve e kombeve.

11 shtatori na kujtoi se terrorizmi është po kaq i rrezikshëm sa edhe agresioni ushtarak dhe se mbrojtja e atdheut nuk është vetëm mbrojtja e kufijve dhe e territorit. 21 vite pas 11 shtatorit provuan se njerëzimi mund të jetë vulnerabël, por jo i mundur prej terrorizmit. Teknologjitë dhe “armët” kibernetike të  përdorura prej terroristëve mund të shkatërrojnë pafundësisht jetë njerëzore dhe të mirat që njerëzimi ka krijuar prej shekujsh e që njerëzit krijojnë përditë.

Kërcënimi i terrorizmit e bën njerëzimin të qëndrojë më i fortë kundër forcave malinje, më i bashkuar në diversitetin etnik, fetar e kulturor. Përgjatë dy dekadave, Shqipëria ka bërë zgjedhjen e duhur dhe është rreshtuar në krah të ShBA, BE e NATO-s, aleatëve tanë  strategjikë kundër terrorizmit, dhunës dhe luftrave.Sulmet terroriste kibernetike nuk do të na zbrapsin dhe nuk do të na thyejnë, por do t’i përballojmë e sfidojmë ato me fuqinë që buron nga liria, e drejta dhe vlerat demokratike e humane që na bashkojnë në aleancat tona strategjike për sigurinë dhe paqen.”

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?