22 Prilli, Dita Botërore e Tokës

Sot 22 prilli, dita Botërore e Tokës! Begaj: Kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër

22 Prill, 09:35| Përditesimi: 22 Prill, 09:52

  • Share

 Data 22 Prill shënon Ditën Botërore të Tokës.

Për herë të parë, ajo u caktua në vitin 1970 dhe më pas filloi të zhvillohej çdo vit në nivel global, nga rreth 190 vende.

 Në vitin 1969, një aktivist i paqes nga San Francisko, i quajtur John Mçonnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore. John Mçonnell për Ditën e Tokës, zgjodhi si datë ekuinoksin e pranverës më 21 mars 1970, ndërsa Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson përcaktoi datën 22 prill të vitit 1970, e cila u bë Dita e Tokës në mbarë botën.

Për themelimin e datës së festimit të Ditës së Tokës, Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson u nderua me Çmimin Medalja Presidenciale e Lirisë. 

Ashtu si çdo vit 22 Prilli ka një temë të veçantë për të përqendruar vëmendjen globale në çështjet urgjente mjedisore.

Tema e Ditës së Tokës 2024 është "Planeti kundër Plastikës". Një temë që thekson nevojën për veprim kolektiv për të mbrojtur ekosistemet e planetit, për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të ruajtur biodiversitetin.

  Kështu përveç aktivistëve edhe presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale u bën thirrje të gjithëve që të kujdesemi për shëndetin e planetin tonë.

“Çdo hap i vogël drejt zgjidhjeve të qëndrueshme është një hap i madh për shëndetin e planetit tonë.

Kundër plastikës, për një të ardhme më të pastër”, shkruan Begaj.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?