Data 22 Prill shënon Ditën Botërore të Tokës. Këtë vit përkon me 55 vjetorin e themelimit të saj. Për herë të parë, ajo u caktua në vitin 1970 dhe më pas filloi të zhvillohej çdo vit në nivel global, nga rreth 190 vende.
Në vitin 1969, një aktivist i paqes nga San Francisko, i quajtur John Mçonnell, propozoi një ditë për t’u bashkuar për sigurinë mjedisore. John Mçonnell për Ditën e Tokës, zgjodhi si datë ekuinoksin e pranverës më 21 mars 1970, ndërsa Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson përcaktoi datën 22 prill të vitit 1970, e cila u bë Dita e Tokës në mbarë botën.
Për themelimin e datës së festimit të Ditës së Tokës, Senatori i Shteteve të Bashkuara Gaylord Nelson u nderua me Çmimin Medalja Presidenciale e Lirisë.
Tema e Ditës së Tokës 2025: "Fuqia jonë, planeti ynë"
Ashtu si çdo vit 22 Prilli ka një temë të veçantë për të përqendruar vëmendjen globale në çështjet urgjente mjedisore. Tema e këtij viti, "Fuqia jonë, planeti ynë", thekson rolin kritik të energjisë së rinovueshme në sigurimin e një të ardhmeje të qëndrueshme.
Kjo fushatë u kërkon qeverive, bizneseve dhe individëve të përshpejtojnë tranzicionin global nga lëndët djegëse fosile në alternativa më të pastra si energjia diellore, era, hidroelektrike, gjeotermale dhe energjia nga baticat.
Dita e Tokës 2025 nuk është vetëm një thirrje për të rritur ndërgjegjësimin - është një shtytje për ndryshime të prekshme.
Komente
