Bota

SHBA feston 245 vjetorin e Pavarësisë! Yuri Kim: E kapëm me krenari dorën e Shqipërisë dhe s’e lëshuam kurrë, të çojmë përpara demokracinë! Uron Rama, Meta e Basha

4 Korrik 2021, 10:03| Përditesimi: 4 Korrik 2021, 16:42

  • Share

Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon këtë vit 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më 4 korrik të vitit 1776, delegatët e 13 kolonive britanike të Amerikës nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë, e cila thuhet se ishte shkak i Revolucionit Amerikan.

Në një mesazh të dhënë në kuadër të kësaj dite të shënuar për SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është shprehur mes të tjerash se “Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”. Ndër të tjera në fjalimin e saj Kim ka thënë se ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, shënojmë gjithashtu 30 vjet që kur populli i Shqipërisë refuzoi diktaturën komuniste në përkrahje të demokracisë. Në një nga veprimet e para si një popull i lirë, Shqipëria thotë Kim, i shtriu dorën e miqësisë Shteteve të Bashkuara. "Shtetet e Bashkuara e kapën me krenari dorën tuaj në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar. Ndërsa vijmë bashkë këtë mbrëmje për të festuar demokracinë – qofshin 245 vjet apo 30 vjet – është e qartë në përvojat tona përkatëse se demokracia nuk është e lehtë. Ajo duhet të çmohet, të vlerësohet, të mbrohet, të përtërihet”, nënvizoi ambasadorja. Mesazhe urimi për SHBA në këtë ditë kanë ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD Lulzim Basha.

Dita e Pavarësisë në SHBA, kudo festohet me parada madhështore, festime familjare dhe mbyllet me hedhjen e tonelatave të fishekzjarrëve në qiellin e Eldorados, ku qytetet kryesore, Nju Jorku, Filadelfia, Uashingtoni, Los Angelos, Çikago, Dallas, Feniks, Detroiti, Bostoni, e tjerë e shënojnë këtë natë magjike më një hedhje fishkezjarresh spektakulare.

Deklarata e Pavarësisë që shihet si një nga dokumentet më të rëndësishme në historinë e Shteteve të Bashkuara u hartua kryesisht nga 32 vjeçari Tomas Xheferson. Njera pjesë e Deklaratës përmbante një listë ankesash kundër mbretit Xhorxhi i Tretë dhe Parlamentit të Anglisë. Pjesa tjetër e Deklaratës, përmbante thelbin e idesë mbi lirinë amerikane, mbi të drejtat e natyrshme që kanë njerëzit.

“Ne besojmë se këto të drejta janë të natyrshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se krijuesi u ka dhënë atyre disa të drejta të patjetërsueshme, si jeta, liria dhe kërkimi i lumturisë. Ne besojmë se për të siguruar këto të drejta njerëzit krijojnë qeveri, të cilat i marrin fuqitë e tyre me pëlqimin e të qeverisurve, se sa herë që një formë qeverisjeje i minon këto qëllime, është e drejta e popullit ta ndryshojë, apo ta heqë atë”.

Ora 11:44
Balla uron SHBA me rastin e 245 vjetorit të pavarësisë: Kujtojmë edhe heronjtë që e mundësuan atë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 245 vjetorit të pvarësisë.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se në këtë ditë të shënuar për kombin mik amerikan, kujtojmë Ditën e Pavarësisë dhe heronjtë që e mundësuan atë.

"Gezuar 4 korrikun Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Në këtë ditë të shënuar për kombin mik amerikan, kujtojmë Ditën e Pavarësisë dhe heronjtë që e mundësuan atë", shkruan Balla.

Ora 11:03
Basha uron SHBA me fjalët e deklaratës së Pavarësisë: Të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë

Kreu i PD Lulzim Basha ka uruar SHBA në 245 vjetorin e pavarësisë me fjalët e Deklaratës së Pavarësisë.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë.‘Ne i mbajmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë pajisur nga Krijuesi me të drejta të patjetërsueshme, se midis këtyre të drejtave janë Jeta, Liria dhe kërkimi i Lumturisë’”, shkruan Basha.

Ora 10:43
SHBA feston 245 vjetorin e pavarësisë, Kim: Ta çojmë më përpara demokracinë! E kapëm me krenari dorën e Shqipërisë në 1991 dhe s’e lëshuam kurrë

1625388252_CA2A9546AA4A4179804CA17EB50658771140x684.jpeg

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka dhënë disa mesazhe në kuadër të 245 vjetorint të pavarësisë së SHBA. Ndër të tjera në deklaratën e saj, Yuri Kim, është shprehur se “Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”.

Kim nënvizoi se “ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, shënojmë gjithashtu 30 vjet që kur populli i Shqipërisë refuzoi diktaturën komuniste në përkrahje të demokracisë. Në një nga veprimet epara si një popull i lirë, Shqipëria, nënvizon Kim,  i shtriu dorën e miqësisë Shteteve të Bashkuara.

"Shtetet e Bashkuara e kapën me krenari dorën tuaj në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar. Ndërsa vijmë bashkë këtë mbrëmje për të festuar demokracinë – qofshin 245 vjet apo 30 vjet – është e qartë në përvojat tona përkatëse se demokracia nuk është e lehtë. Ajo duhet të çmohet, të vlerësohet, të mbrohet, të përtërihet. Ne duhet të festojmë sukseset tona dhe t’i përdorim ato si frymëzim për suksese edhe më të mëdha. Duhet të përballemi me të metat tona në të njëjtën frymë – pa u turpëruar apo pa patur frikë, por me vendosmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët, mënyra më të mira për të punuar me bashkëqytetarët tanë dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm për mësimet e së kaluarës, por gjithmonë me sytë mbi të ardhmen", shton Kim.

Në një postim në Twitter, ambasada amerikane në Tiranë, shkruan se patën kënaqësinë që Ditën e Pavarësisë ta festonin me miq të Shqipërisë gjatë kësaj jave.

“Në një nga veprimet tuaja të para si një popull i lirë, Shqipëria i shtriu dorën e miqësisë Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara e kapën me krenari dorën tuaj në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar. Ndërsa vijmë bashkë këtë mbrëmje për të festuar demokracinë – qofshin 245 vjet apo 30 vjet – është e qartë në përvojat tona përkatëse se demokracia nuk është e lehtë. Ajo duhet të çmohet, të vlerësohet, të mbrohet, të përtërihet. Ne duhet të festojmë sukseset tona dhe t’i përdorim ato si frymëzim për suksese edhe më të mëdha. Duhet të përballemi me të metat tona në të njëjtën frymë – pa u turpëruar apo pa patur frikë, por me vendosmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët, mënyra më të mira për të punuar me bashkëqytetarët tanë dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm për mësimet e së kaluarës, por gjithmonë me sytë mbi të ardhmen.

Kështu që ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara dhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, le të vendosim të çmojmë, të vlerësojmë, të mbrojmë dhe të përtërijmë demokracinë; për të kujtuar aspiratat e atyre që shpallën pavarësinë – qoftë në vitin 1776 në Filadelfia apo 1991 në Sheshin Skënderbej; dhe për të luajtur rolin tonë në bërjen e atyre aspiratave më të vërteta për brezin e ardhshëm"

Fjala e plotë e Kim:

245 vjet më parë, Kongresi i Dytë Kontinental, që përfaqësonte 13 kolonitë amerikane të Mbretërisë, miratoi Deklaratën e Pavarësisë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë: Në vend të 13 kolonive të grumbulluara përgjatë Oqeanit Atlantik, ne tani jemi 50 shtete dhe pesë territore që shtrihen në të gjithë globin, përfshirë Guamin – shtëpinë ime – e cila është më afër vijëndarëse të datës dhe aty ku fillon dita e Amerikës.

Kongresi Kontinental përbëhej nga 60 anëtarë – të gjithë burra, të gjithë pronarë tokash të klasës së mesme dhe disa skllavopronarë me origjinë britanike. Kongresi i 117-të i SHBA, festuar këtë vit, përfshin 124 ligjvënës të cilët janë të zezakë, hispanikë, ishullorë të Azi/ Paqësorit ose amerikanët vendas – pasardhës të skllevërve, ata që ishin këtu shumë përpara se të “zbulohej” Amerika, emigrantë që erdhën në Amerikë me xhepa bosh, por me ëndrra të mëdha. Ka edhe gra – përfytyrojeni pak!

Deklarata e Pavarësisë përmban pohimin e mirënjohur se: “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si të vetëkuptueshme, që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë të pajisura nga Krijuesi i tyre me disa të Drejta të patjetërsueshme, dhe midis tyre janë Jeta, Liria dhe ndjekja e lumturisë. — Që për të siguruar këto të drejta, Qeveritë themelohen prej Njerëzve, duke marrë të drejtën e tyre për pushtet nga pëlqimi i të qeverisurve, – Që sa herë që ndonjë formë e qeverisjes bëhet shkatërruese e këtyre qëllimeve, është e Drejta e Popullit të ndryshojë ose ta shfuqizojë atë, dhe për të themeluar Qeverinë e re, duke hedhur bazat e saj mbi parime të tilla dhe duke organizuar kompetencat e saj në një formë të tillë, saç do t’u duket atyre se ka shumë të ngjarë të ndikojë në Sigurinë dhe Lumturinë e tyre.”

Deklarata e Pavarësisë ishte një deklaratë e së vërtetës, por më shumë një shpallje e aspiratës, dhe që kur ato fjalë tingëlluan për herë të parë në vitin 1776, populli amerikan është përpjekur – ndonjëherë është përpjekur dhe ka luftuar – për ta bërë atë aspiratë të madhe kombëtare më të vërtetë për çdo brez .

Lidhja midis së vërtetës dhe aspiratës – midis asaj që ne besojmë, asaj për të cilën ne shpresojmë dhe asaj që ne jemi të gatshëm të punojmë për të arritur – kjo është zemra e Ëndrrës Amerikane. Është gjithashtu ajo që lidh Shtetet e Bashkuara dhe Shqipërinë.

Sonte, ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, shënojmë gjithashtu 30 vjet që kur populli i Shqipërisë refuzoi diktaturën komuniste në përkrahje të demokracisë. Në një nga veprimet tuaja të para si një popull i lirë, Shqipëria i shtriu dorën e miqësisë Shteteve të Bashkuara. Shtetet e Bashkuara e kapën me krenari dorën tuaj në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar.

Ndërsa vijmë bashkë këtë mbrëmje për të festuar demokracinë – qofshin 245 vjet apo 30 vjet – është e qartë në përvojat tona përkatëse se demokracia nuk është e lehtë. Ajo duhet të çmohet, të vlerësohet, të mbrohet, të përtërihet. Ne duhet të festojmë sukseset tona dhe t’i përdorim ato si frymëzim për suksese edhe më të mëdha. Duhet të përballemi me të metat tona në të njëjtën frymë – pa u turpëruar apo pa patur frikë, por me vendosmëri për të gjetur gjuhën e përbashkët, mënyra më të mira për të punuar me bashkëqytetarët tanë dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm për mësimet e së kaluarës, por gjithmonë me sytë mbi të ardhmen.

Kështu që ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara dhe 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, le të vendosim të çmojmë, të vlerësojmë, të mbrojmë dhe të përtërijmë demokracinë; për të kujtuar aspiratat e atyre që shpallën pavarësinë – qoftë në vitin 1776 në Filadelfia apo 1991 në Sheshin Skënderbej; dhe për të luajtur rolin tonë në bërjen e atyre aspiratave më të vërteta për brezin e ardhshëm.

Siç mund ta dinë disa nga ju, kremtimi ynë i Ditës së Pavarësisë zakonisht kërkon fjalim nga dikush që përfaqëson Shtetet e Bashkuara dhe nga dikush që përfaqëson Shqipërinë. Me sytë tanë të përqendruar fort në të ardhmen, a mund t’ju kërkoj të mirëprisni Dea Rrozhanin për të folur jo vetëm në emër të Shqipërisë, por në emër të së ardhmes. Dea erdhi për herë të parë në Këndin Amerikan në Tiranë kur ishte tetë vjeçe. Në vitin 2019, ekipi i Deas shkoi në Silicon Valley si përfaqësuesit shqiptarëa dhe fitoi sfidën globale të Technovation.
Këtë vjeshtë, Dea do t’i bashkohet studentëve të vitit të parë në Universitetin e Pensilvanisë. E ardhmja është me të vërtetë e ndritshme.

Ju lutem bashkohuni me mua për të ngritur një gotë në ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe për të ardhmen. 

Ora 09:46
Dita e Pavarësisë së SHBA, Meta uron Biden: Mirënjohës për mbështetjen!  Shqipëria e vendosur për të zhvilluar edhe më tej lidhjet tona strategjike

Presidenti i Ilir Meta, i ka dërguar një letër urimi Presidentin amerikan, Joe Biden, për 245-vjetorin e Ditës së Pavarësisë.

Meta shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë mbështetjen dhe ndihmën që SHBA i ka dhënë vendit tonë, ndërsa thotë se miqësia mes SHBA dhe Shqipërisë, do të forcohet edhe më tej.

"245-vjetori i Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës më jep kënaqësinë e veçantë që t’Ju përcjell, edhe në emër të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe popullin e madh amerikan, që e bënë këtë komb kaq të fortë dhe të begatë. I njëjti mesazh urimi u shkon edhe të gjithë shqiptaro-amerikanëve, të cilët kanë kontribuar në mënyrë thelbësore për forcimin e marrëdhënieve tona. Ne ndihemi krenarë për bashkëkombasit tanë, ashtu siç jam i sigurt se ndiheni edhe Ju, si dhe besoj se miqësia jonë e përbashkët e me rrënjë të thella, do të forcohet akoma edhe më tepër. Jemi optimistë, që madhështia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si edhe e aleatëve të saj, e mbështetur në vlerat tona të përbashkëta euro-atlantike si dhe demokratike, do të mbizotërojë dhe do të triumfojë mbi shumë sfida të kohëve tona, përfshirë edhe pandeminë e COVID-19. Ju jemi mirënjohës për ndihmesën dhe mbështetjen bujare, që na dha qeveria juaj, për t’u përballur me këtë pandemi, si dhe me sfida të tjera, gjithashtu", shkruan Meta.

Po ashtu, Presidenti Meta rithekson vendosmërinë  Shqipërisë për të qëndruar krah për krah me SHBA dhe për të zhvilluar më tej lidhjet strategjike midis dy vendeve.

"Do të dëshiroja të shfrytëzoja këtë rast që t’Ju ritheksoja vendosmërinë e Shqipërisë për të qëndruar krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në të mirë të interesit të përbashkët të dy popujve tanë miq, si dhe për të zhvilluar akoma edhe më tej lidhjet tona strategjike! Ju lutem Zoti President, krahas urimeve të mia më të mira për shëndetin dhe lumturinë tuaj, të pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë!", përfundon Meta urimin e tij.

Komento

Komente

  • Lui: 04/07/2021 16:01

    Luli, ke zgjedhur fiks fjalet qe te shkojne pershtat. Sepse kur ishit ju ne pushtet, te gjithe ishin te barabarte, pervec Saliut dhe familjes se tij biologjike dhe politike.

    Përgjigju
  • Piku: 04/07/2021 13:42

    Turp per

    Përgjigju
  • Xaxi: 04/07/2021 10:25

    I paskan ardhur mendet ketij,sikur amerika donte ta vriste,eh cdo te thote te te lere fiqiri,si don kishoti ky sharlatan i shpalli lufte amerikes,por mesa duket sic themi ne nga anet tona i ka hyre by..a ne my..e nga frika

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?