29 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës! FRPD protestë simbolike para kryeministrisë

20 Shkurt 2020, 08:17| Përditesimi: 20 Shkurt 2020, 13:24

  • Share

Sot përkujtohet 29-vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt të vitit 1991mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.

Rrëzimi i shtatores së Hoxhës u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.

Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës.

Të rinjtë e FRPD-së kanë mbajtur një protestë simbolike në orën 12:30 përpara kryeministrisë.

Ora 13:21
'Nga krimi, nga droga na iku Europa', të rinjtë e FRPD protestë para kryeministrisë në 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të Enverit

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë zhvilluar ditën e sotme një protestë simbolike përpara kryeministrisë në kuadër të 29-vjetorit të rrëzimit të regjimit diktatorial.

Të mbledhur përpara godinës së qeverisë dhe me pankarta në duar ata kanë lëshuar njëzëri thirrjen "Nga krimi, nga droga na iku Europa", ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se po mban peng të ardhmen e të rinjve tnë vend.

Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi në fjalën e tij tha se pas 29 vitesh, ka shumë ndryshime mes 20 shkurtit të vitit 91, dhe 20 shkurtit sot, por jo çdo ndryshim ka ardhur për mirë.  “Për fat të keq, njësoj si 29 vite më parë, edhe sot, qytetari, të rinjtë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, janë me kokën ulur. Sërish u rri mbi krye, i sundon, një kastë”, - u shpreh kreu i Forumit Rinor të PD

Ai tha se kërkesa e tyre për protestë ishte kundërshtuar nga Policia e Shtetit, ndërsa deklaroi se ata janë të kapur pas karriges dhe nuk arrijnë të shohin urgjencën e madhe të popullit.

"Kur i dërguam njoftimin policisë për këtë tubim që po bëjmë sot, përgjigja që morëm ishte në fakt, arsyeja pse kemi dalë këtu. Policia tha se nuk shihte asgjë urgjente në motivet e protestës tonë, ndaj dhe nuk ishte dakort!
Pra, sipas tyre, sipas Lleshit, sipas qeverisë, sipas rilindjes, paska kohë plot! Kjo është më e pakta tallje, por në fakt është bash e vërteta e tyre. Nuk ka asgjë urgjente për këta, sepse janë kapur aq fort pas karrikes dhe privilegjeve dhe janë verbuar pas parasë dhe luksit, sa nuk shohin e nuk kuptojnë, urgjencën e madhe të vendit, të kombit",
deklaroi Këlliçi.

Ora 10:00
29-vjetori i rrëzimit të bustit/ Basha: Dita për të kujtuar studentët që shembën simbolin komunist

1574270566_LogoReportTVERE2.00014028.Still005.jpg

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 29-vjetorin e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, që shënon edhe fundin e rrëzimit të diktaturës. Basha thotë se çdo shqiptar, si 29 vite më parë, edhe sot ka për qëllim ta bëjë Shqipërinë si Europa.

"20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata studentë dhe qytetarë që shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar bustin e diktatorit.
Sot ne kujtojmë me krenari duke nderuar çdo shqiptar që në 20 shkurt mposhti frikën e komunizmit.
20 shkurti eshte dita e forcës dhe e kurajos, dhe hapi i parë në sherbimin ndaj Shqipërisë së lirë dhe demokratike. Sepse çdo shqiptar, si 29 vjet me parë dhe sot ka ende një qëllim madhor: ta bëjmë Shqiperinë si Europa", shkruan Basha. 

Komento

Komente

  • Lume: 20/02/2020 16:20

    Revolta popullore e 1991 per liri politike dhe ekonomike u shfrytezua nga llumi i kombit,,qeneria maloko-katunare per te vjedhur ,vrare,popullin,;dhe sot e kesaj dite nuk jane denuar per keto krime...

    Përgjigju
  • Andis: 20/02/2020 16:17

    Ju sali berisha dhe e gjithe klika ne pd ,,i tradhetuat endrrat e rinise per nje shqiperi europiane,,ne vend te saj krijuat shqiperine e krimit,trafiqeve,vjedhjes te arkes te shtetit,, dhe pronave te tiranes e durresit,,per kete jeni te mallkuar ne shtate breza,,maloke te ndyre....

    Përgjigju
  • Kuç: 20/02/2020 13:45

    Ishalla ngrihete nje buste i tillë në Vlore të friksohene plerate ti zere tmerri

    Përgjigju
  • LYL KRIMINELU HAJDUT: 20/02/2020 12:41

    Enver Hoxha ishte diktator e kriminel po hajdut nuk ishte se kena par familjen e tij si jeton. Pra Enveri ka një përparsi para jush se ti dhe qeni salhe o lyl jeni kriminel e hajdut pra më të poshtër se Enveri. Tung

    Përgjigju
  • Emi: 20/02/2020 10:27

    29 vite fatkeci per shqipnin si nuk eci para perj hajnave.

    Përgjigju
  • Ermela: 20/02/2020 10:20

    Te gjithe politikanet shqiptare do perfundojne akoma me keq,ne been ne plehra do perfundojne,Shembulli I mire ishte dhe do te mbetet vetem ISH presidenti MOISIU ndaj duhet te merret me stacionet televizive dhe Tu jap mesas politikaneve per te Kalyan nga kjo situate e stisur politike.

    Përgjigju
  • Kosovari: 20/02/2020 09:47

    Populli vetem, iu bashkau rrenuesve serbomalazias te nxitur e te paguar nga jashte per rrenimin e shtatores se Enverit.Kjo mas nuk kishte ndonje ide prietare kombetare apo me ide "demokratike",ishin inate e skenare te jashtme qe te provokohen konfliktet e pritura e te deshiruara, qe nuk ndodhen deri ne ato momente,fal urrtesise se qeveritarve te deri atehershem.

    Përgjigju
  • Selenice: 20/02/2020 08:54

    Vereni prap qe ta shohin e te zhdukene minjete

    Përgjigju
  • Eri: 20/02/2020 08:50

    Po mire Pas rrezimit te bustit CFA bere,e shikoni CPO ndodh ,ENVERI QE BURRE SHTETI MOS E MERRNI ME ENVERIN PO SHIKONI KETO ENVERAT SHEIK TE SOTEM SE ENVERI I LA RRUGEVE DHE PA PARE FAMILJEN PERFUNDUAN NE PULARI,SA ME SHIME TA NXIRRNI DHE TA SHANI AQ ME SHUME E LARTESONI

    Përgjigju
    • Like: 20/02/2020 11:06

      Ai ju vinte hakut shembet bustin sa qe gjaa as lle darfhe ju bentw po mereni me derrasa tani

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?