TIRANË- Sot përkujtohet 32-vjetori i rrëzimit të shtatores së të ish-diktatorit Enver Hoxha. Më 20 shkurt të vitit 1991 mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik.
Kjo ishte nga ngjarjet më të spikatura që ndikuan në rënien totale të regjimit komunist në Shqipëri. Rrëzimi i bustit të diktatorit u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij.
Momenti kur statuja e Enver Hoxhës u rrëzua atë ditë të ftohtë shkurti me dhunë, por edhe që u tërhoq zvarrë njihet si akti simbolik i rrëzimit të diktaturës. Kësisoj 20 shkurti është caktuar si Dita e Kujtesës Kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Kjo shënoi edhe fundin e diktaturës në Shqipëri.
Pamjet e atij momenti në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e botës dhe e vunë edhe një herë Shqipërinë në fokus të zhvillimeve ndërkombëtare
20 shkurti shënon një ditë simbolike, pasi 32 vite më parë rrëzohej busti i Enver Hoxhës.
Në këtë fotogaleri do ju sjellim disa foto për të treguar si ka qenë Shqipëria përgjatë asaj periudhe.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në 32-vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ku thotë se kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë e lartëson një komb. Sipas Bashës, kjo dit është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata që u ngritën, u bashkuan dhe shembën simbolin e fundit komunist në Europë, duke rrëzuar shtatoren e diktatorit. Basha thekson në reagimin e tij transparenca dhe ndarja nga e shkuara janë jetike për ta bërë realitet ëndrrën e Shqipërisë si gjithë Europa.
‘Kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë, e lartëson një komb. Harresa dhe mosmirënjohja janë rruga drejt shkatërrimit të shoqërisë dhe vlerave bazë të familjes, kombit dhe Atdheut. 20 shkurti është dita për të kujtuar me respekt të gjithë ata që u ngritën, u bashkuan dhe shembën simbolin e fundit komunist në Europë duke rrëzuar shtatoren e diktatorit.
Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. 34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike. 59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.
7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak. 984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit. 6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.
Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit. Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë është zhdukja e gjurmëve të krimit.
Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, ka në themel kompleksin e xhelatëve, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politikë, edhe gjurmët e krimit të tyre. Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët dhe bashkëpunëtorët e shërbëtorët e tyre. Transparenca dhe ndarja nga e shkuara janë jetike për ta bërë realitet ëndrrën e Shqiperisë si gjithë Europa.’- tha Basha.
Nuk eshte bust por shtatore. busti eshte vetem pjesa e kokes me shpatulla,,,ndersa shtatorja eshte figura e plote.
PërgjigjuPo mire bustin e Enverit e hoqem po ama Pasuri Nuk ju konfiksua, familjen ja shkaterruat ja burgoset Nexhmija vdiq ne pularine e Tirananes metelevizor Iliria po Aman more na tregoni pak ca asht bere per 32 vite Përveç shkaterrimit te pasuris kombetare ku Jane punet, ku Jane tokay, ku Jane fabricate, kombinatet,uzinat , cerdhet kopshtet, ambulancat dhe maternitetet dhe doktoret me cdo cep te shqiperise ku eshte ushtria , a Nuk na thoni ca eshte bere me mirea Nuk ju vjen turp ketyre politikaneve te pa future qe nga mengjezi gjere be darke akuzojne njeri tjetrin dhe Jane pasuruar qe Nuk dine ku ti fshehin leket .Kisha vetem nje pyetje Kure do te ju konfiskohet pasuria ketyre maskarenjeve dhe a do te burgosen ndonjehere Per kete degjenerim qe ka prekur gjere ne palc shoqerin shqiptare, me largimin e trurit te kombit me rinin tone te pashprese be kete vend te bekuar por qe e mallkoi politika hajdute me droge,me prostitucion, me papunsi, me te gjitha te Keqiat ja pra we Enveri do te mbahet mend Per ngritjen e themeleve shqiptare me shkolla, spitale , universitete, e chiroi dhe e nxori popullin nga erresira.Turp turp Nuk ju vjen Ahmed Zogu vodhi floririn, Sali Berisha vodhi Shqiperine dhe ju merreni akoma me Enver Hoxhen we ka vdekur ka dyzet vite. Nje polic I Enverit ruante nje qytet po Sot ???? Polici vjedh me hajdute dhe kriminela kuptohet jo te gjithe se ka njerez te ndershem as te duash qe I kane Len ne hije ja pra ky ishte sistemi dhe kjo eshte democracia qe solli dhe mbolli SALI BERISHA me shqiperine tone te bukur we zoti na i ka dhene te gjitha por jo njerzit e duhur per ta menaxhuar.
PërgjigjuKane bere miliarda per 32 vjet ,duan te luajn prap rolin e shpetimtarit po ne te vertet jane llumi " sheikeve" te Shqiperis
PërgjigjuO lyl dyli o kopaci në pyll lyli lesh e dyll. Po ça rëzuat ju mor lyl krimineli Enver boni ça deshi vrau preu i la pa buk Shqiptarët e njeri sbëri gëk e mëk o lyli debil 7×7=42
Përgjigjuku jemi pas 32 viteve? prape ekziston "blloku" , keta tani ne demokraci jane shume me te pasur se ata ish bllokmenet qe edhe shtepite i lane pas 1991, madje edhe familja e enverit nuk e kishte shtepine ne emrin e vet(mund ta kishte hipotekuar) ?? Po tani pas 32 viteve krahasoni pak dhe beni ndryshimin?????????
PërgjigjuRrezuan enverin ngriten banditizmin masiv
Përgjigju32 vjte pa e pa nje dite te mir shqipnija.
Përgjigju