Ndryshe nga viti që lam pas ku festa e socialistëve ishte modeste, këtë vit duket se selia rozë i ka kushtuar një festë mondane 32-vjetorit të themelimit të PS-së. Gazetari i Report Tv, Ermal Qori bën me dije se një fjalë do e mbajë vetëm kryeministri Rama, ku do të përfshihen mesazhe të forta për të gjithë socialistët. Në fjalimin e gjatë të tij, krye socialisti do të bëjë një analizë të arritjeve dhe të gjërave që nuk kanë funksionuar, si dhe do të ketë ndarje detyrash.
Salla e Pallatit të Kongreseve do të mbushet plot nga afro 5 mijë të ftuar ku prezent do të jenë, ambasadorë, diplomatë të huaj, megjithatë, kësaj radhe do të mungojë themelusi i selisë rozë, Fatos Nano. Festa do të nisë me një numër artistik orkestral. Pas fjalës së Ramës, do të mbahet një koktej në hollin e pallatit të kongreseve.
Lajmi kryesor:
32 vjet Parti Socialiste/ Rama: Karikojmë bateritë për 2025! Mbyllni shtigjet e vjetra ku hyjnë dorëgjatët
G.MO/ReportTv.al