Raporti mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk mund të varet nga Fredi Beleri. Me këto tone, kreu i çamëve Shpëtim Idrizi foli sot në 33-vjetorin e themelimit të shoqatës Çamëria, duke e quajtur Belerin shqiptar gjakprishur.
“Marrëdhëniet e mira nuk mund të kalojnë nga shqiptari gjakprishur Beleri, që si përherë kur bëhet fjala për Shqipërinë, bën bashkë edhe qeverinë greke edhe politikën greke, edhe median greke. E sot e keni parë që kërcënojnë shqipërinë me veton për integrimin” tha ai.
As Sali Berishës nuk ia fal kandidimin e Fredi Belerit për Himarën duke e quajtur absurd që synon nxitjen e konflikteve mes fqinjëve.
“Kalojmë në absurdin që një pjesë e politikës shqiptare të kandidojë edhe njerëz si Beleri me rekorde historike që do të trondiste jo çdo parti politike shqiptare, po çdo shqiptar. Të vesh Belerin kandidat në një bashki shqiptare nuk i bënë mirë marrëdhënieve shqiptaro-greke sepse është vënë aty si 'kalë troje' për të nxitur këto konflikte,” vijoi Idrizi.
Teksa parlamenti vijon kaosin, Idrizi kritikon edhe politikën se duhet të ishte vendi i të maturve dhe të ngrinte më shumë zërin për Çamërinë.
“Kanë zëvendësuar luftën e klasave me luftën kundër njëri tjetrit, kur politika duhet të ishte politika e të urtëve, e të maturve, ku arsyeja duhet të prevalonte mbi gjithçka. E në fakt e keni parë të gjithë që sa herë përmendet Çamëria në parlament të gjithë heshtin si fija e barit, qeveri e parti politike” tha Idrizi.
Përgjatë aktivitetit të 33 vjetorit të themelimit të shoqatës Çamëria Idrizi njoftoi se do të nisë në parlament e më tej edhe në instancat e huaja, një fushatë ndërgjegjësimi për ndikim mbi Greqinë për të hequr ligjin e luftës.
ai vicidoli dhe beleri aane100x me te mire se ai shpetimi i pabese qe u be deputet me pd dhe ju bashfua ps
PërgjigjuJe shume i vonuar z. Idrizi. Ato qe thua tani populli i di me kohe.
PërgjigjuTani e kuptove se viçidoli është kalë troje, ai është antiShqiptari më i madh në histori.
Përgjigju