Në mbarë vendin janë kryer homazhe në nderim të të rënëve në Luftën Nacional-Çlirimtare.
Dita e Dëshmorëve të Atdheut është përkujtuar sot në varrezat e deshmorëve me një ceremoni nderimi për të rënët. 5 Maji i këtij viti përkon me 80 vjetorin e rënies së heroit të popullit Qemal Stafa, ndërsa të shumtë kanë qenë sot pjesëmarrësit në ceremoni. Të pranishëm kryebashkiaku Leli, kreu i qarkut Mocka, deputetë socialist, kreu i policisë së Vlorës Berberi, përfaqësues të institucioneve si dhe familjarë të dëshmorëve ,dhe veteranë të Luftës antifashiste nacionalclirimtare, ndërsa binte në sy dhe pjesëmarrja e të rinjve Ceremonia, lule dhe kurora në lapidarian e Dëshmorëve në këtë 5 maj të shënjuar në nder të atyre që dhanë jetën për liri.
Një prej shesheve përgjatë bulevardit “Ismail Qemali”, nga sot do të quhet Sheshi “ Ilir Ngresi” në nder të majorit të rënë në krye të detyrës në 30 Dhjetor në Vitin 2000. Ngresi i cili kishte mbajtur detyrën e shefit të krimeve në Berat dhe shefit të komisariatit të në Delvinës. Ai u ekzekutua pranë banesës së tij pikërisht në këtë shesh.
Në kuadër të 5 majit “Ditës së Dëshmorëve” ditën e sotme u zhvilluan homazhe në nderim të tyre në Varrezat e Dëshmorëve të qytetit Gjirokastër. Në ceremoninë e vendosjes së kurorave ishin te pranishëm prefekti i qarkut Gjirokastër Odise Kote, kryetarja e Këshillit të Qarkut Lindita Rova dhe kryetari i bashkisë Flamur Golemi si edhe familjarë e të afërm të të rënëve.
5-maji dita e dëshmorëve është përkujtuar edhe në Lezhë. Veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve, drejtues lokal dhe të partisë socialiste vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmoreve, në nderim të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Lajmi kryesor:
Sot 5 Maji, Rama: Përulësisht me respekt për ata që e deshën atdheun me jetë! Meta dhe Nikolla homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut
J.GJ./ReportTv.al