Foto ilustruese

Kronikë

Shqipëria arrin në kuotën e mbi 256 mijë vaksinime në total! Në 24 orë morën dozën e parë 6134 persona

10 Prill 2021, 21:10| Përditesimi: 11 Prill 2021, 07:33

  • Share

TIRANË- Kur kanë mbetur më pak se një muaj e gjysmë, nga objektivi final, Shqipëria ka arritur në kuotën e 256.810 vaksinimeve në total. Në bilancin ditor për bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet e ditur se gjatë ditës së sotme janë kryer 6.134 vaksinime anti-COVID. Objektivi i qeverisë është që brenda muajit maj të jenë vaksinuar 500 mijë qytetarë, kështu do i jepet një ndihmë sezonit turistik, për të pasur një verë pa kufizime në orare.

Postimi i ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

Gjatë ditës së sotme, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bëri me dije se nga dita e hënë do të ulet fasha në +60 vjeç, ndërkohë që nesër fillon dhe shpërndarja e 100 mijë vaksinave të Sinovac. Duke folur për mbërritjen e vaksinave të tjera Manastirliu tha se pritet nga dita e hënë 7020 doza të vaksinës Pfizer në kuadër të kontratës si dhe serinë tjetër të vaksinave nga kontrata me distrubutorin e autorizuar Sinovac. 

Vaksinimi masiv në vend ka nisur që prej 28 mars dhe po vijon me ritme mjaft të shpejta, ndërsa Barometri global e renditi Shqipërinë në vendin e parë për ritmin e vaksinimit në 7 ditët e fundit, duke lënë pas edhe Serbinë në rajon, por edhe vende të Bashkimit Evropian, të cilat e nisën më herët vaksinimin. Procesi i vaksinimit vijon për të moshuarit, mjekët, infermierët, stomatologët, farmacistët, arsimtarët, edukatorët, punonjësit e rendit dhe punonjës të medias.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?