Sot 8 Mars, uron Rama: Zoti s'mund të ishte kudo prandaj bëri nënat! Kim thirrje grave: Votoni! Është e drejta dhe e ardhmja juaj!

8 Mars 2021, 07:50| Përditesimi: 8 Mars 2021, 20:31

  • Share

Sot shënon data 8 mars e cila njihet si dita ndërkombëtare e gruas. Kjo ditë fillimisht u shënua në Shtetet e Bashkuara, ndërsa sot protestohet dhe festohet në shumë vende të botës.

Qëllimi kryesor i 8 marsit është jo vetëm bashkimi i grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe dhe drejtësi.

Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave. Kjo bëhet përmes organizimit të aktiviteteve nga më të ndryshmet, ndërsa vitin e kaluar në disa qytete të Shqipërisë, 8 Marsi, u shënua me protesta e marshime sensibilizuese për të drejtat dhe liritë e grave.

Në Tiranë, Korçë... Durrës gratë përcollën mesazhe emancipimi për të ardhmen. Ato marshuan rrugëve me tullumbace shumëngjyrëshe në duar. Në qendër të aktiviteteve, kanë qenë po ashtu dhe sot pritet të jenë, promovimi i barazisë gjinore dhe lufta kundër dhunës ndaj grave.

Si e ka zanafillën kjo ditë?

Ajo është praktikisht një kremtim i lëvizjes për të drejtat e grave, fillesat e së cilës disa i gjejnë në vitin 1857, kur punonjëset e fabrikave protestuan në Nju Jork ndaj kushteve çnjerëzore të punës dhe rrogave të ulëta. Situatën e rënduar të tyre e ekspozoi më shumë tragjedia e vitit 1911, kur nga zjarri që ra në fabriken “Triangle Shirtëaist”, humbën jetën 123 gra e vajza. 19 marsin e po atij viti, lëvizja do të shënohej për të parën herë nga mbi një milion vetë në Austri, Danimarkë, Gjermani e Zvicër. Gratë kërkonin të drejtën e votës dhe të mbajtjes së një posti publik.

Asokohe pati mjaft marshime, protesta e greva, por asnjë prej tyre nuk u zhvillua në 8 mars. Kjo datë do të shfaqet vetëm në vitin 1914 dhe, sipas gjasave, u caktua atë vit pasi qëllonte e dielë, ndërsa tre vjet më vonë, gratë ruse dolën nëpër rrugë të dielën e fundit të shkurtit, së cilës, në kalendarin gregorian, i korrespondonte data 8 mars, gjatë asaj që do të njihej si protesta e bukës dhe paqes. Vetëm në vitin 1975, Kombet e Bashkuara do ta nisnin ta festonin përfundimisht Ditën e Gruas në këtë datë. Prej dekadash të tëra, kjo ditë vazhdon të kujtohet përmes protestave.

Ora 20:26
Meta vlerëson tre gazetaret e njohura: Shembuj të duhur të kulturës së punës

Për 8 mars, presidenti Ilir Meta ka vlerësuar tre gazetare pjesë e plejadës së profesionistëve të Radios dhe Televizionit Publik Shqiptar. Bëhet fjalë për Afërdita Selimajn, Violeta Durin dhe Iva Hoxhën.

"Me mirënjohje për kontributin tyre të vyer për informimin publik, vlerësova sot me rastin e 8 Marsit, tre zonja gazetare të nderuara, Afërdita Selimaj, Violeta Duri dhe Iva Hoxha, pjesë e plejadës së profesionistëve të Radios dhe Televizionit Publik Shqiptar, që kanë lënë mbresa në kujtesën e çdo shqiptari, duke u kthyer në modele frymëzimi për brezat e reja të gazetareve dhe jo vetëm.

Të punojmë të gjithë për fuqizimin e gruas shqiptare, duke ndjekur këto shembuj të shkëlqyer, për të ndërtuar një shoqëri të vërtetë europiane", shkruan Meta.

Ora 17:28
8 marsi/ Meta vlerëson me titullin ' Mjeshtër i Madh', Suzana Turkun: Zonjë e nderuar me vullnet të hekurt

Në 8 mars, ditën e grave, Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë, Suzana Turku. Meta ka folur me superlativa për Turkun, si  një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë.

"Bashkë me urimet më të ngrohta për 8 Marsin, pata sot kënaqësinë e veçantë të vlerësoj me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, një nga personalitetet më të shquara të kulturës, të artit dhe muzikës sonë, Suzana Turku. Një zonjë e nderuar, që me vullnet të hekurt dhe me punë këmbëngulëse e plot pasion është bërë një shembull për të gjitha gratë shqiptare, duke thyer tabu e stereotipe dhe duke merituar një vend shumë të vlerësuar në shoqërinë tonë. Gratë dhe vajzat shqiptare i kanë të gjitha potencialet për të qenë “dirigjente” të suksesshme në çdo fushë të jetës", shkruan Meta.

Ora 15:44
8 Marsi, Duma: Urimin më të sinqertë për gruan, forcën e qytetit të Kavajës! Jeni bërthama e shoqërisë dhe ekuilibri i familjes

Drejtuesja politike e PD për Kavajën e Rrogozhinën, Grida Duma përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, uron 8 marsin.

“Përulje për atë çka gruaja i jep shoqërisë!”

Sipas Dumës, gratë dhe vajzat janë bërthama e shoqërisë, ekuilibri i familjes, forca e fëmijëve që vijnë në jetë.

“Urimin më të sinqertë për gruan forcën e qytetit të Kavajës!”, shkruan Duma.

 

Ora 14:06
‘E ardhmja u përket guximtareve’, Meta uron 8 Marsin: Me mbështetjen e vajzave dhe grave, atdheu ynë do të jetë më i dashur dhe frymëzues

Presidenti Ilir Meta, në ditën e gruas ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të festuar dhe për të shprehur urimet e tij.

Ai shkruan se është takuar me tre gra guximtare, simbole të kurajos dhe energjisë së pashtershme Flora Toto, Drane Cara dhe Vezire Meta, të cilat kanë hyrë në historinë e aviacionit shqiptar, si të parat femra që 53 vite më parë thyen një tabu, duke u hedhur me parashutë.

Meta përmes postimit të tij ka shprehur urimet e tij për çdo nënë, vajzë dhe motër shqiptare.

“Vetëm me mbështetjen dhe promovimin e vajzave dhe grave, krijimin e çdo hapësirë për të qenë të lumtura e të realizuara në jetë, duke ju garantuar mundësi për të konkurruar denjësisht në jetën profesionale e publike dhe pa lejuar keqpërdorimin e tyre nga politika, Atdheu ynë i përbashkët do jetë edhe më i bukur, më i dashur dhe më frymëzues.

E ardhmja u përket Guximtareve!”, shkruan Meta.

Ora 11:33
8 Marsi me një video emocionuese! Nga Linda Rama, Evis Kushi, Luljeta Bozo e Mariana Kondi, iu bashkuan fushatës ‘Hapi Udhë Vajzave’

Në ditën ndërkombëtare të gruas, ministrja e arsimit Evis Kushi është bërë pjesë në një video ndërgjegjësuese në kuadër të fushatës “hapi udhë vajzave”.

Mesazhi i videos së shkurtër e kuptimplote në të cilën kanë marrë pjesë, shumë gra të rëndësishme është se çdo grua apo vajzë e suksesshme sot me arritjet e saj mund të mbështesë brezin e ri të vajzave që po rriten.

“Ndërkohë, sot në Ditën Ndërkombëtare të Grave inkurajoj fort çdo grua e vajzë të mbrojë të drejtat e tyre, si dhe të promovojë barazinë gjinore në çdo fushë të shoqërisë.”, shkruan Kushi.

“Bashkimi bën fuqinë”! Në videon e publikuar janë bërë bashkë shumë nga emrat e rëndësishme, të artit, politikës dhe kulturës. Përveç ministres së arsimit Evis Kushi, edhe bashkëshortja e kryeministrit Rama, Linda Rama, deputetja Rudina Hajdari, kandidatja për deputete inxhinierja Luljeta Bozo, si dhe aktoret e njohura Marjana Kondi dhe Ema Andrea.

 

Ora 10:56
Yuri Kim thirrje grave dhe vajzave për 8 Mars: Votoni! Është e drejta dhe e ardhmja juaj

Në ditën e gruas, 8 Marsin, Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, ka shprehur urimin e saj duke i bërë thirrje grave dhe vajzave të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 25 prill.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social Twitter, ajo ka theksuar se është e drejta e grave dhe vajzave të votojnë për të ardhmen e tyre.

“Për 8 Mars, gratë të cilat përfaqësojnë vendet tona si ambasadore ftojnë të gjitha gratë dhe vajzat të votojnë sepse është e drejta dhe e ardhmja jonë”, shkruan Yuri Kim.

 

 

Ora 09:55
8 Marsi, Xhaçka: Gratë e vajzat në diplomacinë shqiptare, histori suksesi!

10 diplomatë të rinj, 8 prej të cilëve grave e vajza, prej ditës së sotme janë pjesë e sistemit diplomatik shqiptar.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka gjatë ceremonisë së organizuar në ditën ndërkombëtare të gruas vlerësoi rolin e grave dhe vajza në diplomaci, që prej vitit 1929, vit kur i miratua ligji I parë i shërbimit të jashtëm në Shqipëri.

"Jo vetëm që janë pjesa dërrmuese e punonjësve të kësaj ministrie janë gra dhe vajza, por disa prej misioneve tona më të rëndësishme drejtohen prej grave: Roma, Athina, Brukseli, Uashingtoni. Misioni ynë në Kombet e Bashkuara drejtohet nga gra dhe drejtohet me shumë sukses. Dhe jam krenare që së shpejti kur Shqipëria të marrë vendin e saj jo permanent në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara një nga prioritetet e misionet tonë pranë Këshillit të jenë pikërisht gratë ose më saktë axhenda e grave e paqes dhe sigurisë", deklaroi kryediplomatja në fjalën e saj gjatë ceremonisë.

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, siguroi mbështetjen e saj për çdo diplomat të ri që vendos të japë kontributin e tij në diplomacinë shqiptare.

Dua t’ju garantoj që do të gjeni tek unë një mbështetje shumë të fortë dhe të vendosur të të rinjve, do të gjeni një drejtuese të gatshme që t’ju krijojë hapësira dhe mundësi  për të treguar se çfarë dini të bëni dhe sa mirë dini ta bëni, sepse unë  besoj si çdo pjesë tjetër e administratës të institucioneve të shtetit shqiptar edhe diplomacia ka nevojë për gjak të ri, për gjenerata të reja që të marrin stafetën duke e bërë më mirë sesa bëhen sot dhe më mirë sesa është bërë deri dje misioni i diplomatit”, nënvizoi ajo.

 

Ora 09:22
Ruçi, urim për 8 Marsin: Pandemia nuk mund të na ndalojë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona! Nuk ka kufi, mund të arrini gjithçka

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka uruar sot për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Grave.

Ai ka gjetur rastin, që në këtë ditë të shënuar të shpreh mirënjohjen e tij për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, të cilat festojnë sot në një kohë të vështirë, duke shtuar se pandemia na ka kufizuar por nuk mund të na ndalojnë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona.

“Sot është dita të vlerësojmë arritjet për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, por edhe të reflektojmë për mbështetje më të madhe për to. Gratë janë vërtet të forta, por ne duhet të ndryshojmë dhe në fakt po e ndryshojmë perceptimin e shoqërisë për forcën e tyre. Fuqia e shoqërisë është te bashkimi i mendimit dhe veprimit të grave e vajzave.”, shkruan Ruçi.

Ruçi shkruan se është kohë që gratë dhe vajzat tona të flasin me zërin e tyre, duke shtuar se nuk ka kufij në ato çka mund të arrijnë ato.

“Ju mos u ndalni sepse as shoqëria shqiptare nuk do të rreshtë së krijuari hapësirat për vizionin, fuqinë, energjinë dhe dashurinë tuaj.”, shkruan në urimin kryeparlamentari.

Urimi i plotë i Gramoz Ruçit: 

“Me rastin e 8 Marsit, shpreh mirënjohjen time për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, të cilat festojnë sot në një kohë të vështirë dhe ndoshta të papërsëritshme. Pandemia na ka kufizuar, por nuk do të mund të na ndalojë së kënduari simfoninë e nënave, motrave dhe vajzave tona.

Pandemia na vuri në një sprovë të vështirë dhe unike dhe në përballimin e kësaj sfide shoqëria rizbuloi gjeninë e grave dhe vajzave. Mjeket dhe infermieret e Shqipërisë në vijën e parë të zjarrit kundër pandemisë, për shpëtimin e jetëve njerëzore, na kanë frymëzuar të gjithëve.

Sot është dita të vlerësojmë arritjet për gratë dhe vajzat e Shqipërisë, por edhe të reflektojmë për mbështetje më të madhe për to.

Gratë janë vërtet të forta, por ne duhet të ndryshojmë dhe në fakt po e ndryshojmë perceptimin e shoqërisë për forcën e tyre. Fuqia e shoqërisë është te bashkimi i mendimit dhe veprimit të grave e vajzave.

Për një kohë të gjatë ju, të dashura nëna, motra dhe vajza, keni folur me heshtjen tuaj, tani është koha të flisni me zërin dhe veprimet tuaja. Siç thotë një shprehje e urtë, nëse dëshironi të flisni për diçka, thërrisni burrat; nëse dëshironi të bëni diçka, thërrisni gratë. Historia dhe e kaluara e shoqërisë ju ka vendosur në rendin e dytë, por e ardhmja ju thërret në rendin e parë. Forca juaj në shoqëri buron nga aftësia juaj për t’u ngritur mbi paragjykimet e historisë.

Kudo ku është një grua, atje është burimi dhe magjia e jetës.

Nuk ka kufij në ato që gratë dhe vajzat mund të arrijnë. Pengesat, ndonjëherë edhe dështimet, janë pjesë e forcës dhe madhështisë suaj.

Ju mos u ndalni sepse as shoqëria shqiptare nuk do të rreshtë së krijuari hapësirat për vizionin, fuqinë, energjinë dhe dashurinë tuaj.”, shkruan në urimin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Ora 09:03
Manastirliu uron gratë dhe vajzat e sistemit shëndetësor për 8 Marsin: Jeni kolonat e forta që mbajnë peshën e madhe të përballimit të pandemisë

Në ditën e gruas, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, ka shprehur urimin e saj.

Ajo shkruan se gratë dhe vajzat janë forca e sistemit tonë shëndetësore, janë kolonat e forta që mbajnë peshën më të madhe të përballimit të pandemisë, pa lënë mënjanë nevojat e tjera për kujdesin shëndetësor.

“Me ndjeshmërinë prej gruaje, me dhembshurinë prej nëne e me profesionalizëm të lartë, kanë shërbyer me përkushtim në këtë vit sfidues të pandemisë.”, shkruan ajo.

Manastirliu ka shprehur mirënjohjen për secilën nga 17.734 grave dhe vajzave që shërbejnë në vijën e parë dhe në prapavijë, në të gjithë sistemin shëndetësor.

 

Ora 08:29
8 marsi, Rama urim të veçantë: Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj bëri nënat

1615109677_Screenshot2.jpg

Kryeministri Edi Rama ka uruar mëngjesin e këtij 8 marsi të gjitha gratë.

"Zoti nuk mund të ishte kudo prandaj bëri nënat", me këtë shprehje të Rudyard Kipling, Rama iu uron gëzuar 8 marsin të gjitha nënave.

Foto e shpërndarë nga kryeministri Rama
//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ymeri: 09/03/2021 00:43

    SI MUND TE FLASE PER NDER FAMILJE,,,NJE PROSTITUTE ORDINERE ,,,NJE SUPER--KURVE SI KJO GRIDA DUMA,,,,ISH DASHNORJA PERSONALE E SANTOS KUR AKOMA ISHTE E MARTUAR,,,,,,SI NUK KA TURP KJO KRYE--RROSPI QE DEL NEPER TELEVIZIONE,,MJAFTON TE KUJTONI MESAZHET E KESAJ RRUGACEJE NE PARLAMENT,,,,E BERI FRROK CUPI RRUSPAC,,,DHE PRAPE DEL DHE I KERKON VOTEN POPULLIT TE TIRANES,,,KJO ESHTE SI ATO KURVAT QE NE QYTETIN E TYRE E NJOHIN TE GJITHE MESHKUJT PER PROSTITUTE,,,DHE PER TU MARTUAR KERKON BURRIN NE NJE QYTET TJETER KU NUK E NJOHIN,,,VJEN NE TIRANE,,,SI MUND TI JAPE VOTEN NJE RRUGACEJE ORDINERE POPULLI I TIRANES ,,KURREN E KURRES.PTU.PTUPTU,,,LARG NGA TIRANA MOJ QELBESIRE SE TE VJEN ERA KURVE 3 KM LARG.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?