Sociale

Sot 86 vjet nga Pushtimi i Shqipërisë nga Italia! Përkujtohet në Durrës 7 prilli i vitit 1939

7 Prill, 13:54| Përditesimi: 7 Prill, 15:52

  • Share

Sot në qytetin e Durrësit u zhvilluan homazhe për të kujtuar 86-vjetorin e qëndresës ndaj pushtimit italian të 7 prillit 1939. Në këtë ceremoni përkujtimore, autoritetet vendore vendosën kurora me lule në nder të Mujo Ulqinakut dhe bashkëluftëtarëve të tij, të cilët humbën jetën duke mbrojtur qytetin dhe vendin nga forcat pushtuese italiane.

“7 prilli, që ka hyrë në histori si ‘e premtja e zezë’, ishte një ditë tragjike për kombin tonë. Agresioni i asaj dite shkeli pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë, një vend i lodhur nga shekuj lufte, që u bë viktimë e një aleance të dhunshme që do të shfaqte egërsinë e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore,” deklaroi Ardian Gurra, drejtor i sektorëve të arsimit, kulturës, rinisë, sporteve dhe komuniteteve fetare në Bashkinë e Durrësit.

Ndërkohë, mbesa e heroit Mujo Ulqinaku, Ilda Ulqinaku, u shpreh mirënjohëse për nderimin që qyteti i Durrësit i bën çdo vit gjyshit të saj dhe patriotëve të tjerë që u flijuan për lirinë e atdheut.

Megjithëse kanë kaluar 86 vjet nga ai moment i errët në historinë e qytetit, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Italisë janë transformuar rrënjësisht dhe sot janë më të ngushta se kurrë më parë.

Përtej historisë së dhimbshme, lidhjet mes dy vendeve janë forcuar sidomos gjatë tri dekadave të fundit, ku përveç emigracionit shqiptar në Itali, janë gjithashtu italianët që po e rizbulojnë Shqipërinë si një vend me potencial të madh për jetesë dhe investime.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?