Kjo e martë në mbrëmje rezervon nëntë duele për fazën e ligës të Champions League, kompeticionit më të rëndësishëm për klube.
Në orën 18:45 në fushë luhet Atalanta - Club Brugge dhe Kairat Almaty - Real Madrid. 'Galaktikët' e Xabi Alonsos kanë bërë një flutim të gjatë prej 6400 kilometrash për të mbërritur në Kazakistan, aty ku vendasit e Kairat Almaty do e kthejnë në një ditë historike. Te madrilenët nuk do jenë të gatshëm Alexander-Arnold, Carvajal, Eder Militao, Mendy dhe Rudiger.
Në orën 21:00 në fushë zbresin 14 skuadra. Në 'Meazza', Interi luan kundër Slavias së Pragës, me italianët që nuk do kenë të gatshëm vetëm Palacios. Në Londër, Chelsea pret portugezët e Benficas. Për 'Blutë' mungojnë Coluill, Delap, Fofana, Palmer dhe Sterling. Ndërkohë që Jose Mourinho do drejtojë në një ndeshje të Champions League pas pesë vitesh. Trajneri i Benficas është rikthyer në 'Stamford Bridge' si një ish-i Chelsea, ku ka bërë shumë miq.
Në Stamboll, Galatasaray luan kundër Liverpool. Te të kuqtë mungojnë Chambers, Chiesa dhe Leoni. Në Qipro luhet Pafos - Bayern Munich. Edhe për modestët ishullorë kjo datë do shënohet me gërma të arta në histori, pasi përballë tyre janë gjigantët gjermanë. Davies, Ito, Musiala, Stanisic dhe Urbig janë mungesa për bavarezët.
Champions League, raundi 2 - e martë, 30 shtator 2025
18:45
Atalanta - Club Brugge
Kairat Almaty - Real Madrid
21:00
Atletico Madrid - Eintracht Frankfurt
Bodo/Glimt - Tottenham
Chelsea - Benfica
Galatasaray - Liverpool
Inter - Slavia e Pragës
Marseille - Ajax
Pafos -Bayern Munich
Renditja:
Komente
