Sot mbushen nëntë vite nga 21 Janari i vitit 2011, kur Garda e Republikës, asokohe nën komandën e ish-komandantit Ndrea Prendi, ish-ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, hapi zjarr ndaj protestuesve të thirrur nga Partia Socialiste para Kryeministrisë, duke vrarë katër protestues të pafajshëm dhe plagosur gjashtë të tjerë. Nga protesta mbetën të vrarë; Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite. Ajo që nuk është përcaktuar ende është arma nga u qëllua Aleks Nika, sepse plumbi që kishte bërë rikoshet rezultoi mjaft i dëmtuar.
Ndërkohë që para dy viteve dosja u rikthye sërish në gjykatë. Garda e Republikës rikthen procesin e 21 Janarit në gjykatën e Tiranës duke i kërkuar ish-kreut të saj Ndrea Prendit dhe gardistit Agum Llupo të kthejnë në arkën e gardës faturën prej 2.1 milionë euro që garda ka paguar si dëmshpërblim për viktimat e 21 janarit. Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, të vrarë me duar në xhepa në protestën e 21 Janarit 2011 janë shpallur ‘Dëshmorë të Atdheut’. Ndërkohë që familjarët vijojnë që të kërkojnë drejtësi, apel të cilin ata e përsërisin cdo vit duke pasur shpresë se drejtësia e re do bëjë drejtësi për katër të vrarët.
Organet e reja të drejtësisë që janë ngritur dhe po ngrihen janë shpresa e fundit e familjarëve për të hetuar në mënyrë shteruese dhe të paanshme ngjarjet e 21 Janarit, duke vënë protagonistët para përgjegjësisë. Bëhet fjalë për Byronë Kombëtare të Hetimit, Prokurorinë Speciale dhe Gjykatat e Posaçme. Kushtetuta e re dhe ligji për SPAK ka hequr kufizimet kohore për Byronë e Hetimit dhe Prokurorinë Speciale, për hetimin e çështjeve të ndryshme, sidomos kur të implikuar janë funksionarë dhe ish-funksionar të lartë. Komisionet e Vettingut shkarkuan disa nga gjyqtarët dhe prokurorët e dosjes së 21 janarit.
Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit shprehet se pavarësisht se kanë kaluar 9 vite ka ende besim se drejtësia të vendoset në vend. Pas homazhe në bulevard, ajo u shpreh se beson te SPAK-u. "Kemi besim ende te drejtësia, te reformat e reja, te SPAK-u se cështja do të rihapet dhe drejtësia nuk do të vonojë" tha ajo.
Sot në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' u zhvillua ceremonia përkujtimore për katër të vrarët në 21 Janar 2011. Familjarët dhe socialistët vendosën lule në vendin që u ekzekutuan.
Hiqmet Veizi, vëllai i Ziver Veizit, njërit prej katër viktimave të 21 Janarit shpreh zhgënjim për faktin që kanë kaluar 9 vite dhe akoma nuk është bërë drejtësi. "Nuk kemi asgjë, jemi ngopur me llafe. Jemi ngopur me drejtësinë, nuk kërkoj më asgjë. Kam 9 vite, jemi ngopur" tha ai. Ndërkohë që mbesa e Ziver Veizit u shpreh se shpresa vdes e fundit dhe kjo shpresë është drejtësia e re. "Kanë kaluar 9 vite, jemi të mërzitur se nuk është zbardhur e vërteta, shpresa vdes e fundit, kemi besim te drejtësia e re dhe që vrasësi i xhaxhait do të identifikohet" deklaroi ajo pas vendosjes së luleve mbi varrin e tij në përkujtim të 9 viteve.
Në 9-vjetorin e 21 Janarit, familjarët e katër viktimave të shoqëruar nga disa deputetë dhe eksponentë të Partisë Socialiste kanë bërë homazhe në bulevard, në vendin që u ekzekutuan. Në këtë 21 janar nuk ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, pasi ndodhet në Ukrainë, në një vizitë në krye të Presidencës së OSBE-së. Ceremonia përkujtimore për katër të vrarët në bulevard zgjati vetëm pak minuta. Pas vendosjes së luleve, familjarët dhe socialistët u larguan.
I din i madh e i vogel kush eshte eskobari qe dogji dosje kriminelesh e pronash .. Po desh amerika e zhduk shtazen.. Ndryshe ai nuk preket nga asnje.. Vetem ameriken kane frike keta
PërgjigjuMJAFT vendoset lule ,,,por coni lulzimen,saliun dhe meten ne burg,,,sepse ata e dhane urdhrin per te vrare demostruesit paqsor….turp..turp..
PërgjigjuZoti ju dhente force per keto humbje qe e patet rrisk ju ,por per tjeter gje veq lenjani zotit se per tjeter harrojeni .
PërgjigjuNgushellime familjareve.... Me vjen keq por pergjegjesit e vertete nuk do vihen kurre para pergjegjesise.... Kete ju premtoi edhe kryeministri para se te vinte ne pushtet.... Fatkeqesisht krimi riciklon krimin ne Shqiperi.... Mos lejoni veten te perdoreni nga politika
PërgjigjuDrejtesi e re zakon i vjeter. Prit gomar sa te mbije bar se do vije drejtesia te tepsia.
Përgjigju21Janari dhe 4 të vdekur =Rama Kryeministër =Meta President =Saliu jeton i lumtur =Dritan Prifti i Vdekur= Lulzim Basha 250milion € Rruga e kombit.. Kjo është Shqipëria!!
PërgjigjuPo pse kalojne vitet e nuk zbardhet krimi-vrasja"me qadra e lapsa pistolete, e thika me helm"Pse kekrohen disa pwersona çka ben jahste atdheut,e nuk merren ata qe vrane ne agerdec e me 21 Janar, qe shihen mes nesh,mmadje therrasin, mashtrojne e paguajne njerez per "revolete popullore".duke mesyer marrjen e pushtetit,
PërgjigjuJu perdori politika or te mjere. NGUSHELLIME TE PERZEMERTA.
PërgjigjuNuk eshte SPAK por BKH qe mund te hape 21 Janarin.. Po nuk u be Rama te ik e te mbaj pergjegjsi. Vertet Rama nuk burgos dhe as nuk heton... nuk ja kerkon njeri kete gje por kerkojne te beje kallzimin ne BKH
Përgjigju