Ish-kryeministri Sali Berisha

Sot afati i fundit, Berisha deri tani i vetëm në garë, dorëzon kandidaturën për kreun e PD-së: Nëse s'kam kundërshtar, në 22 maj do mbajmë referendum

7 Maj 2022, 07:57| Përditesimi: 7 Maj 2022, 12:56

  • Share

TIRANË- Sot, ora 24:00 është afati i fundit për dorëzimin e kandidaturave të demokratëve që duan të marrin drejtimin e Partisë Demokratike. Gara është hapur nga Komisioni i Rithemelimit, e ku kandidati i vetëm që ka plotësuar deri më tani dokumentet për të qenë kryetar i PD-së është Sali Berisha.

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar Edvin Kulluri dhe anëtari i Këshillit, Fatbardh Kadilli kishin shpallur në media kandidaturën për kreun e partisë, por pak ditë më parë njoftuan tërheqjen nga gara.

Nisur nga kjo, Sali Berisha është shprehur një ditë më parë se nëse do të jetë i vetëm në garë në datë 22 do mbajë një referendum nëse anëtarët e PD-së e duan si kryetar.

“Do të jem një lider referendar. Nuk jam Edi Rama të shpik rivalë. Nëse zgjidhem me referendum, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre referendar”, tha ai.

 

B.K./J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • gjergji: 08/05/2022 10:08

    Parti Sali tropojanet jane me ty.......Parti SALI URRA.....A. E shkreta Shqiperi kur sheh se nje bandit e krimel,hajdut,mashtrues e vrases e njeriu me i kompromentuar e hajdut familjarisht i shpallur "non grada " kerkon e mendon te vi ne pushtet.A nuk ka ardhur koha qe DASH e qeveria amerikane se bashku me ambasaden Amerikane ne Tirane ti "skanoj" ATO DEPUTET APO ISH NENPUNES TE LARTE TE POLICIS SHTETIT e organeve te drejtesis,prokuror e gjykates te korruptur me nje fjale nje "llum" personalitetesh pa identitet qe shoqerojne e mbeshtesin S.Berishen(rreth 1/3 tropojan apo farefis i tij) e njekohesisht edhe ata bashkeatdhetar qe emigruan ne Sh.B.A.(si element antiamerikan) ti ndalojne hurjen e tyre ne Amerik apo emigracionit(mbeshtetes te Berishes si antiamerikan)te ju kerkohet pse jo largimi nga Amerika. Kjo mase eshte e nevojshme per te miren e shqiptaris e ne vecanti te Shqiperis proamerikane

    Përgjigju
  • Iris: 08/05/2022 02:08

    Po kush guxon te vere kandidaturen aty ku e ve ti?! Edhe ndonje qe do te guxonte e di qe e ka te humbur,prandaj nuk kandidon askush.Edhe ai <<referendumi>> qe do besh per veten,ti e di si do dale.ashtu sic e dime dhe neve,keshtu qe mos bej te virgjerin se i tille as ke qene,as ke per te qene ndonjehere.Tani je kthyer ne nje /ENVER/ i rrethuar nga vullnetaret fanatike besnike qe kane per te te votuar edhe pas vdekjes.Nese je burre,terrhiq kandidaturen dhe mos prano te marresh pjese deri sa te dalin 5-6 kandidate.Kjo eshte demokraci dhe ligjshmeri,jo ajo qe reklamon ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?