'Digjet' afati i ndërkombëtarëve! S'ka dakordësi për 'Zgjedhoren'! PD: PS s'hoqi dorë nga privilegjet! PS: Opozita doli me kërkesa të reja! Hajdari: I mbyllën derën SHBA-së

31 Maj 2020, 15:37| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 11:51

  • Share

TIRANË- Nuk ka marrëveshje për Reformën Zgjedhore!  4 muaj e gjysmë, që nga krijimi i saj, Këshilli Politik nuk ka arritur që të gjejë gjuhën e përbashkët, duke bërë që Reforma Zgjedhohet të shtyhet përtej afatit të 31 majit. Pas më shumë se 4 orë mbledhjeje, PS-PD/LSI dhe opozita e re kanë dalë nga ky takim më larg se kurrë konsensusit, ku fajtorë për mos arritjen e një marrëveshje kanë bërë njëri- tjetrin. Prania e përfaqësuesit të ambasadës Amerikane, Ian Craeford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, nuk ka ulur "gjakrat" mes përfaqësuesve politik duke bërë që afati i përcaktuar nga ndërkombëtarët të digjet, pavarësisht këmbënguljes së SHBA-BE që kjo reformë të mbyllet në 31 maj. 

Opozita me përfaqësues Oerd Bylykbashin dhe Petrit Vasilin kanë deklaruar se fajtore për mos arritjen ë një dakordësie është Partia Socialiste, sipas së cilëve "nuk ka hequr dorë nga privilegjet që ka", e ndërsa referuar deklaratës së tij, në takimin e sotëm, janë shtuar çështjet që palët nuk kanë rënë dakord. Nëse në mbledhjen e kaluar, problem ishte vetëm depolitizimi i administratës Zgjedhore dhe identifikimi biometrik, kësaj here përveç këtyre dy pikave, Bylykbashi renditi dhe rolin e KQZ-së dhe Kolegjin Zgjedhor.

Në përgjigje të tij, Damian Gjiknuri tha se ishte gati drafti përfundimtar, por propozimet në minutat e fundit të opozitës ndikuan që të mos arrihej një konsensus. Ai theksoi se qeveria ka rënë dakord me shumë pika të opozitës, edhe ato që i cilëson si "kushte", por pavarësisht kësaj, sipas tij "ato nuk hoqën dorë nga kërkesat absurde".

Ndërkohë, Rudina Hajdari ka hedhur akuza për të dyja palët politike, sipas së cilët sot, edhe një herë tjetër, treguan se kanë në fokus interesin personal dhe jo të shqiptarëve. "Sot iu mbyll dera SHBA-së", tha Hajdari.

Megjithatë, në një pikë bashkoheshin të gjitha palët, që dera e dialogut nuk është mbyllur, duke lënë të nënkuptuar se tryeza e Këshillit Politik do të mblidhet sërish. Deri më tani është rënë dakord për çështjen e rifinancimit të partive, kuotave gjinore, shkurtimit të periudhës se kur do të zhvillohen zgjedhjet, rolin e policisë dhe që SPAK të hetojë krimet zgjedhore. 

Ora 23:14
Gjiknuri: Kishim gati draftin përfundimtar, por opozita hoqi dorë në minutat e fundit! I kemi votat në Kuvend për ta votuar të vetëm

Përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri është shprehur se qeveria ka pranuar shumë kërkesa të opozitës, por shkak për mosarritjen e një marrëveshje janë bërë kërkesat e minutave të fundit të opozitës. Sipas tij, para mbledhjes ka pasur një draft drejt mbylljes, por se opozita është tërhequr nga kërkesat e saj, duke hedhur në tryezë propozime të tjera. Ndërkohë ndryshe nga sa ka deklaruar, Bylykbashi, Gjiknuri la të nënkuptohet se është rënë dakordësi për identifikim biometrik në masën 100%. 

"Të gjithë çështjet që kanë pasur problematikë dhe jemi munduar të adresojmë dhe një pjesë të mirë të kërkesave të opozitës, kemi gati një produkt të përfunduar me rekomandimet e OSBE/ ODIRH dhe të opozitës, por nuk mundet që pasi biem dakord dhe reflektojmë një pjesë të mirë të kushteve të opozitës, të fillohet të cedohet dhe të dilet me kërkesa të reja, nuk e humb qetësinë. Nesër do të informoj Kuvendin. Dyert dhe dritaret e komunikimit janë të hapura për të mbyllur edhe ato pak gjëra. Ne kemi adresuar edhe kërkesat më serioze, që quheshin parakushte të opozitës. Nuk më pëlqen diplomacia e megafonit, edhe kushtet e domosdoshme të tyre do i marrim parasysh që të adresohen rekomandimet e ODIHR. Miqtë ndërkombëtarë kanë inkurajuar dialogun. Ne kemi adresuar kërkesat që asnjë opozitë shqiptare nuk i ka menduar ndonjëherë në Shqipëri. Do ta shikoni vetë dhe do të habiteni kur të dëgjoni që një pjesë e mirë të kërkesave janë adresuar, por e padrejtë që ne të adresojmë problemet e tua, dhe t'i të mos heqësh dorë nga kërkesat absurde. Komisionarët do zgjidhen me short. Ne jemi të hapur për të gjitha llojet e takimit dhe ne do të vazhdojmë punën, opozita është në të mirën e tyre që të na bashkëngjitet. Parlamenti është legjitim, i kemi votat. Opozita nuk do vetting te zgjedhjet, s'ka asnjë argument logjik. Nëse realizohet 100% identifikimi biometrik është dakord", tha Gjiknuri.

Ora 23:01
Hajdari: PS-PD/LSI i mbyllën derën SHBA, nuk heqim dorë nga ndryshimi i sistemit!

Deputetja e Opozitës së re, Rudina Hajdari ka bërë me dije se partitë politike nuk arritën në një marrëveshje, pasi kanë në fokus interesat personale dhe të kryetarëve të partive dhe jo interesin e shqiptarëve. Ajo tha se me përfaqësuesin Amerikan u takuan me Bylykbashin, Gjiknurin dhe të, por jo me Vasilin, duke thënë se "ai erdhi dhe bëri një xhiro".  

"Dhe këtë radhë partitë politike dështuan se interesat e tyre janë kaq të ngushta dhe vetjake, janë për t'iu shërbyer partive të tyre dhe nuk duan t'ia dinë për shqiptarëve. Pse vjen SHBA këtu, vetëm se duan interesin e shqiptarëve dhe këta sot edhe njëherë ia mbyllën derën. I thanë që nuk janë gati për të bërë marrëveshje, vunë një datë, por në momentin e fundit u tërhoqën. Koha do t'i tregojë të gjitha.  Kjo Reformë Zgjedhore duhet të ketë bekimin e shqiptarëve dhe nuk e ka, edhe pse ambasada amerikane u investua për këtë reformë, këta nuk duan t'ia dinë. U takua me Bylykbashin, Gjiknurin dhe me mua, Petriti bëri një xhiro. Ata ishin të investuar që sot të kishin një zgjidhje, i thanë gjithë ditën që sot do bien dakord, se ku e kanë hallin ju e dini. Loja është e hapur, nuk kemi ndryshim sistemi, por kemi një propozim që ne do të futemi në lojë. Nuk kanë marrëveshje as mes tyre. Nuk dorëzohemi nga ndryshimi i sistemit", tha Hajdari.

Ora 22:52
Përfundon mbledhje për Reformën pa marrëveshje! Opozita fajëson PS: Nuk hoqi dorë nga privilegjet! Pikat që na ndajnë

Nuk ka marrëveshje për reformës Zgjedhore. Palët duket se janë shumë larg një marrëveshje. Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi ka bërë me dije pikat ku nuk janë gjetur një konsensus.

"Opozita nuk heq dorë nga garancitë për votën e qytetarëve shqiptarëve dhe për një proces që krijon besim për të gjithë aktorët politik. Jemi të gatshëm të gjemë konsensus dhe presim nga PS që të jetë gati për konsensus. Të gjithë përpjekjet e qeverisë, e PS që të mbajë privilegjet të mos heqë dorë nga kontrolli i KQZ, vula në Gjykatën, tregojnë rëndësinë e propozimi ynë ka. Ne kemi diskutuar, falenderoj kontributin e partnerëve ndërkombëtarë në përpjepje për të gjetur kompromis, PS nuk hoqën dorë nga privilegjet mbi procesin zgjedhor. Ne jemi të gatshëm që të gjejmë zgjidhje me kompromis. Le t'i japim kohë PS pse nuk mund të jetë Kolegji Zgjedhor për të përmbyllur tabelën e rezultateve, se pse KQZ nuk mund të jetë ai institucion i turpshëm, jemi para një model të ri, por nuk mund të jetë ai pronë e PS. Komisionet e PS nuk mund të jenë si të pavarur, dhe kjo lidhet bashkë edhe me garantimin 100% biometrik. Kur të kemi kompromis mbi këto çështje, ne mund të punojmë për Reformën. Biometrika është e lidhur me administratën, por këto janë të lidhur edhe që nuk mund të jenë nën kontrollin e KQZ apo të gjykatave. Këto shtylla të rëndësishme janë të lidhura", tha Bylykbashi.

"Kjo nuk është çështje pazaresh politike, këtu bëhet fjalë për votën. Kjo të thotë që rritet garancia, jo jo rënie të garancisë. PS mund të ketë vështirësi sepse duhet të dalë nga gjumi parizion kryeministri, që nuk është i shqetësuar për zgjedhjet se ka qëllim zgjedhjet që i vjedh vetë ose konsensusin që e shkatërroN. Propozimet i japin fund manipulimit me votën e shqiptarëve. Ky është një qëndrim parimor që s'ka arsye se përse të negociohet dhe kështu ne plotësojmë një kusht të BE-së, nga 5 kushte që 2016, ka 3 kushte që lidhen me zgjedhjet ku shkaktari kryesor është Edi Rama", tha Vasili.

Ora 22:43
Pas 2 orë e 40 minutas, përfundon takimi i përfaqësuesit e SHBA-së me anëtarët e Këshillit Politik

Pas rreth 2 ore e 45 minutash ka përfunduar takimi i përfaqësuesit amerikan Ian Crawford me tre anëtarët e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasilin.

Ora 22:35
Zbardhet propozimi i opozitës: Gjykata Kushtetuese rol kryesor për ankimimet! Të shkrihet Kolegji Zgjedhor

Opozita jashtëparlamentare në tryezën e Këshillit Politik ka paraqitur një tjetër propozim, ku kërkojnë që Gjykata Kushtetuese të jetë organi gjyqësor kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore. Në propozimin që Report Tv ka zbardhur, opozita kërkon shkrirjen e Kolegjit Zgjedhor me argumentin se ky organ nuk ndihmon, por përkundrazi shton kohën e ankimimeve

"Në vijim të debatit për Kolegjin zgjedhor dhe diskutimit mbi propozimet e ndryshme, duke qene se asnjë zgjidhje nuk gëzon konsensusin e nevojshëm, Opozita propozon që organi gjyqësor kompetent për shqyrtimin e ankesave zgjedhore të jetë Gjykata Kushtetuese, e cila do te gjykonte ankimet me një panel prej tre gjyqtarësh. (...)Kjo nuk do të thotë, që si instance e parë, të mund të ndërfutet edhe ndonjë nivel paraprak gjyqësor (psh Kolegji Zgjedhor) porse kjo nuk sjell vlere te shtuar, përvecse shton kohen e ankimimeve. Në kushtet kur KQZ (ashtu sic do te formatohet) shndërrohet në një organ “quasi-gjyqesor” ndërfutja e kolegjit zgjedhor (apo gjykata e apelit administrativ) në të ardhmen nuk i shërben thjeshtimit dhe shpejtësisë edhe pse nuk është e ndaluar te behet", shkruhet në raport.

(Kliko këtu për të lexuar të gjitha propozimet e opozitës për rolin e Gjykatës Kushtetuese në zgjedhje)

Ora 21:42
Kush është përfaqësuesi i SHBA-së që po bën përpjekjet e fundit për 'Zgjedhoren'?

 

SHBA-ja, e cila prej fillimi është investuar shumë në Reformën Zgjedhore, ashtu si për 'Drejtësinë', po bën përpjekjet e fundit që palët politike të arrijnë në një konsensus.

Detyra i është caktuar Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik në Ambasadën e SHBA-së.

Ai është takuar fillimisht me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, dhe më pas, pas më shumë se 1 ore takimi i është bashkuar edhe Petrit Vasili.

Ora 21:12
Takimi me përfaqësuesin e SHBA-së/ Pas Gjiknurit, Bylykbashit i bashkohet Vasili!

Takimit që përfaqësuesi i SHBA-s, Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik, po bën me Damian Gjiknurin dhe Oerd Bylykbashin, i është bashkuar së fundmi edhe Petrit Vasili. Ndërkohë, pritet që në përfundim të këtij takimi, palët të ulen në tryezën e Këshillit politik për të diskutuar mbi propozimet konkrete, për të cilat mësohet se ditën e sotme nuk ka asnjë kërkesë të re.

Ora 20:48
Zbardhen propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore: Ky rregull deri sa të futemi në BE

Zbardhen propozimet e opozitës për qeverinë tranzitore. Opozita ka dorëzuar në mbledhjen e Këshillit Politik kushtin për qeverinë trazitore, ku qëkrojnë që ky rregull të jetë në fuqi deri sa vendi të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Ata kërkojnë që 100 ditë përpara zgjedhjeve Kuvendi të miratojë përbërjen e qeverisë tranzitore, e cila pas betimit të presidentit merr menjëherë detyrën. Nëpërmjet kësaj qeverie, opozita shprehet se do të arrijet asnjanësia e institucioneve në zgjedhje, barazi e trajtimit të kandidatëve në lidhje me burimet administrative dhe së fundmi atë që cilësojnë barazi nëpërmjet partive duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike.

"100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Shqipërisë, miraton përbërjen e Qeverisë Kujdestare të Zgjedhjeve, e cila pas betimit përpara Presidentit të Republikës, fillon ushtrimin e detyrës për të garantuar standardet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me funksion të posaçëm ndalimin e përdorimit të burimeve publike në mbështetje të subjekteve zgjedhore. Ky rregull zbatohet deri në hyrjen në fuqi të marrëveshjes për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian.

5. Qeveria Kujdestare e Zgjedhjeve ka për detyrë:

të sigurojë asnjanësi dhe paanshmëri të institucioneve të administratës publike në procesin zgjedhor;

të sigurojë barazinë e trajtimit midis kandidatëve dhe partive të ndryshme në lidhje me burimet administrative;

të sigurojë barazi ndërmjet të gjithë subjekteve zgjedhore, duke mbrojtur nga keqpërdorimi i mundshëm i burimeve administrative për qëllime politike", shkruhet në dokument.

Kujtojmë që në zgjedhjet e qershorit të 2017, pas marrëveshjes së 17 majit, midis Ramës dhe Bashës, u krijua një qeveri tranzitore ku PD-ja mori 7 ministri. E megjithatë, opozita doli e "pakënaqur", duke akuzuar se votat u vodhën sërish me argumentin se ministrave të opozitës nuk iu la fuqi vendimmarrëse për të parandaluar manipulimin e votave.

Ora 20:26
Reforma Zgjedhore/ Përfaqësuesi i ambasadës së SHBA takim veçmas me Bylykbashin e Gjiknurin prej 30 minutash

Burime për Report Tv bëjnë me dije përfaqësuesi i Ambasadës Amerikane, Ian Crawford, shef i seksionit politik dhe ekonomik  ka nisur një takim me përfaqësuesin e PD-së, Oerd Bylykbashin dhe të mazhorancës Damian Gjiknurit, pa praninë e Petrit Vasilit dhe Rudina Hajdarit. Gjiknuri dhe Bylykbashi janë ndarë nga grupi i ekspertëve, ndërsa të tjerët po presin të kthehen për të vijuar diskutimet. Takimi vijon prej 30 minutash. 

Ora 20:16
Opozita skeptike për finalizimin e 'Zgjedhores' me 31 maj: S'dihet nëse ka kohë sonte për një dakordësi!

Opozita shprehet skeptike për arritjen e një marrëveshjeje ditën e sotme, më 31 maj i cili është edhe afati i fundit për mbylljen e kësaj reforme. Burime për Report Tv kanë bërë me dije se opozita i ka forëzuar të gjitha propozimet, përfshirë edhe qeverinë tranzitore dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese.

"Këshilli Politik është mbledhur për të diskutuar çështjet e mbetura pezull të reformës zgjedhore. Ato janë disa dhe nuk është e qartë, nëse do të ketë kohë për të arritur sonte një dakordësi. Megjithë volumin dhe vështirësinë e negociatave, gjëja pozitive është se në tryezë sonte nuk ka çështje të reja. Opozita i ka dorëzuar që mbrëmë propozimet për garancitë e votës në zgjedhje, duke e çuar deri në fund pjesën e angazhimit të saj me reformën zgjedhore. Pjesë e këtyre propozimeve janë edhe qeveria kujdestare për zgjedhjet dhe roli i gjykatës kushtetuese. Diskutimi i tyre ende nuk ka nisur, por është e rëndësishme që të gjitha çështjet janë mbi tavolinën e bisedimeve", thotë burimet.

Ora 19:04
Mbledhja drejt nisjes/ Mbërrin Hajdari, Bylykbashi i shoqëruar nga Vasili

1590944785_VASILI.jpg

Mbledhja e Reformës Zgjedhore është drejt nisjes. Pas Damian Gjiknurit, ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ora 18:52
Tryeza e Këshillit Politik për 'Zgjedhoren'/ Mbërrin i pari Damian Gjiknuri

1590943892_Screenshot2.jpg

Mbërrin në Pallatin e Kongreseve, aty ky pritet të zhvillohet mbledhja e Këshillit Politik, Damian Gjiknuri, përfaqësuesi i mazhorancës në tryezë.

Ora 16:51
Shtyhet mbledhja e Këshillit Politik me 2 orë! Do të mbahet në 19:00

Ishte parashikuar në orën 17:00, por mbledhja e Këshillit Politik shtyhet në orën 19:00. Ka qenë përfaqësuesi i mazhorancës, Damian Gjiknuri që ka kërkuar që kjo mbledhje të shtyhet për në orën 19:00. Nuk ka ende arsye se përse u mor ky vendim, në një kohë kur sot, 31 maji është afati i fundit për ta përfunduar këtë Reformë.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 01/06/2020 10:14

    Ta marri vesh USA se kush jane ne PD, dhe cfare synimi kane.. Por gjths mjafton nje vizite e zonjes Kim te PD dhe brenda javes do vijne si ceco te "bien dakord".

    Përgjigju
  • Tekbir: 01/06/2020 09:23

    Shqiptaret qe jetojne ne republiken popullore socialiste te shqiperise kane gjithmone qeverine qe meritojne.Shpresoj te rebelohen ato sirianet ose shqiptaret e rinj qe do e popullojne ate vend se njerezit me mend ikin larg nje vendi ku nje vella i gomarit nga humbetira e skraparit behet president.

    Përgjigju
  • PD PARTI FUNDËRRRINASH: 01/06/2020 08:34

    O popull shikoni se çfar propozimesh bëjn QENT e pd parti pise parti varmise për Shqiptarët. Po Shqiptarët duhet ta bekotojn në mas ktë lloi fëlliqsire se ja kan par sherin ktu e 30 vjet. O popull nxireni të jashtligjshme ktë lloi wc parti se po ju helmon jetën ose në të kundërtën e gëzofshi ktë wc publike.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 01/06/2020 08:15

    Bajga e madhe ppsh u nda fillimisht me dyshe,pastaj gjysmat me cereke e keshtu vazhdoj kjo pune ne kurriz te popullit me nje vandak partiçkash te tjera qe pillen e pjellin duke u mbarshtruar me stallen e mbarshtimit politik dhe tashme ne kete stalle xhungel korrupsioni nuk merret vesh se çbehet. Kjo stalle kafshesh:partite e hashashtallashit kane pushtuar INSTITUCIONET kryesore te shtetit dhe si derrat e marrosur e te plagosur spo dine si te bejne dhe po bejne rolin e sovranistit,streha e fundit e maskarenjve te korruptuar e vrases. Urimi mbarpopullor eshte: MBRAPA DIELLIT PA PERJASHTIM JO VETEM PARTITE E HASHASHTALLASHIT POR EDHE DREJTUESIT E INSTITUCIONEVE KRYESORE TE VENDIT,PRESIDENT,KRYETAR KUVENDI@KRYEMINISTER NJE ORE E ME PARE!

    Përgjigju
  • Fatmir: 01/06/2020 07:50

    Dihej. Nuk behet stan me lepuj.Kerkesat e reja ne minuten e fundit tregon mungesen e seriozitetit.

    Përgjigju
  • asl: 01/06/2020 07:15

    Politikanet dhe duan te vene ne loje dhe sdine,kjo loja ne momentin e fundit i ka dale boja gjeni diçka te re sepse genjeshtren e mbizoteroni ne menyre te shkelqyer.Opozite qe ka grisur mandatin dhe quhet prape opozite vetem ne Shqiperi ndodhin keto fenomene.Ndoshta e ka fajin ndryshimi global i"klimes".Idjota politikane me kuç e me maç(ps,pd,lsi).

    Përgjigju
  • roza: 01/06/2020 06:37

    Po keni votat, votojeni! I keni bërë shumë fresk opozitës që la mandatet. Ata nuk pyetën zgjedhësit e tyre kur e lanë kuvëndin, të dalin në zgjedhje si parti e vetme e të shihni ju se c'marrin. Një opozitë destruktive si kjo jashtëparlamentarja jonë, nuk i duhet popullit në organin më të lartë të tij, në KUVËND. Të gjithë e shohim se ajo vetëm opozitë për interesat e vëndit nuk është. Sa janë në pushtet, nuk duan të dinë për të tjerët, kur bien nga vakti na dalin ekspertë në të gjitha fushat. Kjo është fryma që përshkon gjithë vijën e politikës 30 vjecare të PD, për sa kohë ka Sali Berishën drejtues. Pikërisht kështu ka bërë kur ishte në opozitë, donte të bënte presidentin, kryeministrin edhe kur ishte ish president, ish kryeministër. Një fakt i thjeshtë: edhe kur bëhej urimi për vitin e ri nga presidentët në detyrë, shkonte TV-ja t'i merrte urimin për vit të Ri edhe Salës, ndonëse ky s'kishte asnjë rol. Pra dua të them, opozita nuk dëshiron që Shqipëria të bëhet dhe pikë. Mjerë ata që i besojnë kësaj force politike. Mos i shkoni pas avazit më, ju treguat se mund të organizoni zgjedhje kur u bënë zgjedhjet lokale, që i anulloi Likja. Bëni punën për të mirën e Shqipëirsë.

    Përgjigju
  • Iris: 01/06/2020 02:57

    P.S ,P.D ja shkelen syrin njera-tjetres edhe kesaj radhe.

    Përgjigju
  • Qytetar: 01/06/2020 01:47

    Te rrekordet I gjithe procesi I votimit nga ora 6 e mengjezit deri sa te mbyllet votimi Per 5000 qendron VOTIMI ku dyshohet te investigohet

    Përgjigju
  • Popull: 01/06/2020 01:43

    O POPULL ESHTE GABIMI FATAL I DYTE ME OPOZITEN NUK MUND TE ULESH NE TRYEZE ME RAMA/GJIKNURIN SHIKONI CPO NDODH NEPER BOTE FILLOJE PROTESTA MBARE BOTERORE I CAN T BREATH NE FRANCE NE ANGLI PRITET NE GJERMANI AMERIKANE VAZHDON PROTESTEN NE SHQIPERI SAPO FILLOJE DUHET PROTESTA TE FUQISHME KUNDER PADREJTESISE FUKARALLEKUT KUNDER BRUTALITETIT TE MILITANTEVE PS POLICE PROTESTA VETEM PROTESTA ESHTE SHPETIMI

    Përgjigju
    • protestuesi: 01/06/2020 10:35

      o toc pse u dashka te bejne proteste ne SHqiperi?per te rrezuar nje qeveri te ligjshme se ashtu do lulka jot?pse po behen protesta ne USA?se u vra nje person apo jo?dhe arrestuan fajtorin e ata protestojne akoma.kur u vrane 4 veta nga dora e qeverise sa veta u denuan per vrasje?zero veta.atehere vrasjet para kamerave ne vend nuk quhen.duhet vetem te protestojme se doni ju debilat e shqupit te vini ne qeveri?ne france ku i shef ti protestat?ketu ne Angli kur pritet e ne gjermani kur pritet te bejn protesta o copa e budallit?shko mor cop dru me pre se nuk i late budalliqet .shko ti i pari mer familjen tende mer lulin me familjen e tij familjaret e sales paloqes mul gomarit e bardhes ....kur tre jeni te gjith ju me familjet e juaja ne krye te protestave atehere do ju ndjekin ata pak debila qe besojne akoma qe banda eshqupit dhe lesh e lija esht zgjedhja e duhur per te permbysur qeverine.por deri sa ju kur beni ato protesta me aq njerez qe me shum i mbledh un kur i ofroj me pikafe ateher mbaje me shkume se ed rama do talli menderen deri sa ti vije vdekja natyrale

  • Tomy: 01/06/2020 01:02

    1 SHEKULL deshtim nga politika jone qe fatkeqsisht po vazhdon akoma.Keta mendojne se ne jemi dhe askush tjeter, mentalitet taktik, tipike diktatore.

    Përgjigju
  • A. N.: 01/06/2020 00:04

    Kemi perfaqesues te zellshem qe punojne jo vetem ditet e javes por edhe te djelave ne darke. Brravo ju qofte per sa kohe qe populli ju voton.

    Përgjigju
  • PetritiQIs HAJDUTIS VasiliQIs: 31/05/2020 23:54

    Po PSE vërtet mendonit juve se Petrit HAJDUT Vasili , SKUTHI BylykBashi dhe Damian GRABITQAR Gjiknuri do bënin REFORMËN ZGJEDHORE !!!!!???? ZGJOHUNI O POPULL !!!!! Këta janë KRRIMINELË , KRYEHAJDUTË , KRYEKUSARË , KRYETRADHTARË , BANDITË , PLEHRA dhe FEKALE Politikanë, që vetëm PARTI POLITIKE NUK mund të Quhen , POR janë BANDA KRRIMINALE të KORRUPTUARA deri në PALCË !!! POPULLI duhet të ngrihet dhe tju SHKËRDHEJË ROBTË këtyre Partive BANDA KRIMINALE dhe KOPE HAJDUTËSH të këtyre 30 Viteve SHKËRDHATOKRACI dhe ANARSHII !!

    Përgjigju
  • Samiu: 31/05/2020 23:11

    Kjo Hajdari di gje njeri se ke perfaqeson? Opozita "parlamentare" propozon ta heqe nga grupi vet por kryetari i koperat... te me falni, i kuvendit as e qeth fare (kur u thua kryetar u duket sikur jane mbi vete kuvendin dhe jo nje Spiker). Opoziten joparlamentare se perfaqeson, maxhorancen jo qe jo, SHBA dhe BE kane njerzit e tyre. Ore ca perfaqeson kjo, ne emer te kujt flet, me e ditur per njohuri. Te mos i hyjme kapacitetit qe te keqen e shoqes Lenka.

    Përgjigju
    • politikani: 01/06/2020 10:41

      o sami ajo ishte ne Amerike kur i tha luli me urdher te sales qe hajde ketu se do te bejme deputete. sipas teje e debilave si puna jote qysh hyri ne parlament dhe ke perfaqeson?ajo esht nje nga ata qe po mundohet te beje reformen zgjedhore sic duhet dmth te shkojme te votojme personin qe duam e jo partine qe ata pastaj ata zgjedhin deputetet tipo salianjin bardhen mul gomarin ose ballen nardin e copat e injoranteve qe jane ne parlament....e more vesht ooooo sami?

    • Tomy: 01/06/2020 00:45

      Me ato qe thote ajo perfaqeson popullin se ska kuptim tjeter.Koha do t'i tregoje te gjitha.

    • Erjola: 01/06/2020 00:21

      Ajo perfaqeson mendimin e te gjithe popullit, pervec teje si duket. Vasili injoranti dhe Bylykbashi katunari nuk duhen atje fare te jene, se ata iken kur ju desh qejfi dhe tani qe duan te kapin ndonje kocke u kthyhen. Ata duhen shporrur te gjithe sic jane, duhen terhequr zvarre, ashtu sikurse bene prinderit tane me Enverin, por keta duhen terrhequr te gjalle, se do vdesim ne para tyre.

    • Eno: 01/06/2020 00:12

      popullin, jo sufllaqexhinjte si ti!

  • populli: 31/05/2020 23:09

    He se kshu e don loja.. zgjat pak qe te behet interesante..

    Përgjigju
  • Erjola: 31/05/2020 23:07

    Mendojne vetem per paret e tyre dhe te kryetareve te tyre. O popull duhen shporrur, terhequr zvare dhe varrur mu te sheshi qe ti pshurrim te gjithe.

    Përgjigju
  • Fredi: 31/05/2020 23:06

    PD e di fare mire qe identifikimi biometrik eshte teknikisht i pamundur (nder te tjera, asnje shtet nuk e ka per zgjedhjet). Per kartat e identitetit duhej te provoje 100 here me gishtat qe te krahasje gjurmen e aplikimit me gjurmen e terheqjes, e megjithese kompania Aleat kishte persona te trajnuar, perseri kishte shume raste kur personi duhej te rijepte gjurmet e gishtave. PD kerkon qe kjo procedure te ndiqet ne Maculell apo ne Kalame e Dodes! Kerkesa e identifikimit biometrik eshte e njevlefshme me shkaterrimin e zgjedhjeve. Nuk e kuptoj kembenguljen ne nje kerkese qe teknikisht eshte e pamundur te realizohet.

    Përgjigju
    • emigranti: 01/06/2020 02:34

      Pse eshte i pamundur?

  • Genti: 31/05/2020 23:05

    O robt ku ti keni se e cmendet kete popull gjakpiresa

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 31/05/2020 22:56

    Ah kur te drejtojne keto lloj politikanesh. E kan bere reformen zgjedhore sikur ja ka len baba trashegimi. Reforma eshte per popullin dhe kerkojini llogari o popull ketyre lloj politikanesh qe kane si qellim vetem e vetem interesin partiak

    Përgjigju
  • Korca: 31/05/2020 22:40

    O Zot si tallen. Iken nga Parlamenti, tani duan nja 3 muaj te behen ministra, te marrin cte marrin, sikurse bene para 4 vitesh. Po cfare qeveri do jete per 3 muaj ajo, kush do mendoje per punen per 3 muaj!!! O popull mos votoni, por shporrini !!!!

    Përgjigju
  • Tironci: 31/05/2020 22:04

    Jo mo pse te bohet qeveri teknike para zgjedhjeve!a boni ndonjehere banditi Berisha para zgjedhjeve qeveri teknike,qe te boje Edi Rama,sa here qe tju ngrifet demokrateve te bojne qeveri teknike siç e boni para 3 vitesh dhe deshtoj PDja me humbjen e zgjedhjeve si asnjehere tjeter.Zoti Rama mos e prano ket propozim te ketyre maskarejve te PD+ LSIse.

    Përgjigju
  • Emigranti: 31/05/2020 19:54

    Talluni juve pse mos te talleni perderisa ai popull rri dhe ju shikon dhe nuk ju shtyp koken te gjitheve qe te vene mend ata qe do te vijne mbas jush....

    Përgjigju
    • Ju jeni llumi!: 31/05/2020 20:42

      O ju shpelafte mortja te gjithe politi-qenet e ketij vendi. Po si nuk keni turp more qelbesira, keni 30 vjet dhe akoma kerkoni qe shtetin tua beje Ambasadori i Amerikes, Gjermanise apo Bashkimit Europian! Cfare rrace morracakesh jeni mor ju qifte kina nenat, nga me i gjati tek me i shkurtri, nga me i majti tek me i djathti. O popull digji nga kembet te gjithe keta politikane!

  • timi: 31/05/2020 18:33

    e diele sot. kane ngrene dreka me shoqnine. nga darka mblidhen per nje dore muhabet dhe marrin vendime per nje shqiperi te tere. ku jemi katandisur.... sa poshte kane rene standartet tona si popull. gjiknuri me tit vasilin e te tjere do i japin drejtim ketij muhabeti

    Përgjigju
  • AltinTop: 31/05/2020 17:59

    Dmth ate qe nuk e bene dot gjat gjithe javes do e bejne sot ne darke?? e shikoni o popull si vazhdojne te tallen rregullisht me ne... turp te kene ato qe shkojne ti votojne kto plehra...

    Përgjigju
  • Jar B: 31/05/2020 17:34

    Po me ke te behet konsesus me Tit Vasilin, pu pu pu, turp i madhe, Tit Vasili, Lym Murrizi, Lul Bibilushi, keta jane uredhuesit e atyre qe hapen zjarr ne 21 Janare, i pret Guantenamo.

    Përgjigju
    • gardisti: 01/06/2020 10:46

      o car qenke fare e di ti qe ai qe qelloi sipas teje dhe esht kryetar bashkije doli i pa fajshem ne gjykatat e kontrolluar nga sal shpellari? dhe ai ftyra qe qelloi esht shperblyer me nji apartament ne tirane dhe tani esht ne Amerike?sipas teje kush esht injorant e servil ne kete rast?

    • Car qenke fare: 31/05/2020 19:42

      Se si mban toka injorante e servila si ty nje zot e di , ore i " zgjuar " po gardistin qe shtiu mbi njerezit me 21 Janar e ke kryetar bashkie te PS more dhe po merr tendera perdite.Keta jane bashke more i mjere dhe po na rrjepin .

  • Nik: 31/05/2020 17:12

    Gjith bota i ben takimet ne 8 te mengjesit, kta e lan ne dark Ku Jan te lodhur dhe te uritur. I shkreti popull...

    Përgjigju
    • Lodhe: 31/05/2020 18:04

      Keto fytyra do mbajne zgjedhjet kurre nuk do bejme hajer shiko di tallen me popullin

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?