Ditën e sotme (16 dhjetor), nga ora 06:00 e mëngjesit deri në 22:00 të mrëmjes do të bllokohet qarkullimi në aksin nga Rrethi i Shkozës tek Xhamia në Farkë për shkak se do të hidhet asfalti në rrugë.
Më herët Autoriteti Rrugor Shqiptar u bëri thirrje drejtuesve të automjeteve që lëvizin në drejtimin Shkozë-Farkë që të shfrytëzojnë rrugën e vjetër deri në përfundim të asfaltimit.
“Në vijim të punës në Lotin 3 të Unazës Lindore, ku do të fillojë shtrimi me asfaltbeton në nyjën e mbikalimit në Shkozë, ditën e shtunë, datë 16.12.2023, nga ora 06:00-22:00, do të bëhet bllokimi i qarkullimit në segmentin rrugor “Rrethrrotullimi Shkozë-Farkë e Madhe (nyja e Xhamisë)” në drejtimin Shkozë-Farkë”- thuhet në njoftimin e ARRSH.
Ndërkohë kahu tjetër i lëvizjes, Farkë-Shkozë do të jetë i hapur normalisht.