TIRANË- Një ditë pas vendimit pas vendimit të qeverisë turke për të ndaluar charter-at spitalorë për kurim nga COVID-19, Report Tv ka mësuar se sot nuk ka asnjë fluturim ambulance të programuar nga Rinasi. Nuk dihet shkaku nëse kjo ka të bëjë më vendimin e Turqisë, apo sepse s’ka pasur ndonjë rast urgjent me Covid. Mediat turke bëri të ditur dje vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhej se po ezauroheshin kapacitetet spitalore nga të huajt dhe nuk ka shtretër për shtetasit e tyre. Të njëjtin lajm e thotë për Report TV përfaqësuesja shqiptare e një spitali privat turk, Flora Manuka.
“Ministria e Shëndetësisë turke ka bllokuar 1 muaj ambulancat ajrore sepse ka shumë pacientë turq dhe janë mbushur kapacitete, Turqia kërkon ti ruajë ato për pacientët e vendit të vet.
Dhe Ministria e Shëndetësisë mesditën e kësaj të hëne njoftoi se ka bllokuar 1 muaj ambulancat ajrore për të gjithë vendet e rajonit. Shkak mbeten kapacitetet që sipas Ministrisë së Shëndetësisë turke janë ezuaruar.
Në ditën e fundit ishin regjistruar deri në 5-6 fluturime në ditë të pacientëve pozitiv me COVID që shkonin për kurim në Turqi. Kostoja në këto spitale shkon në disa mijëra euro, që nis që nga avioni charter deri te kurimi ditor që përcaktohet nga gjendja shëndetësore e pacientit. Autoriteti i Aviacionit Civil në Turqi aplikonte një tarifë prej 18 mijë deri në 22 mijë dollarë për transportin e pacientëve në varësi nga distance”, thotë Manuka.
Ndërkohë për Report TV Autoriteti i Aviacionit Civil thotë se nuk kanë asnjë vendim për ndalimin e fluturimeve dhe se këtë e kanë mësuar në media.
“Përgjigjja jonë për këtë rast është se çdo masë ne mund ta marrim si rrjedhojë e vendimit të qeverisë shqiptare dhe jo turke”, thuhet në njoftim.
Avicioni Civil shton se në rast se do ketë kërkesë për rezervime për kurim atje, të gjithë duhet të koordinohen në një linjë, dhe personi duhet të ketë një autorizim nga shteti turk që do të lejohet fluturimi dhe një autorizim nga spitali përkatës ku do të kryej trajtimin.
E njëjta procedurë ndiqet edhe për rezervimet, dhe nëse shteti turk anulon rezervimin fluturimi nuk do të kryhet.
Nga ky vendim preket edh vendi ynë, pasi shumë qytetarë janë dërguar në Turqi për të marr një trajtim më të specializuar. Ministria e Shëndetësisë shqiptare e pyetur nga Report Tv thotë se fluturimet drejt Turqisë kanë qenë private dhe se ministria as nuk i ka lejuar as nuk i ka ndaluar. Por ky institucion nuk ka një përgjigje nëse ka një njoftim zyrtar nga qeveria Turke për ndalimin e kurimit të qytetareve me Covid në Turqi.
Mediat turke bënë të ditur dje vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhej se po ezauroheshin kapacitetet spitalore nga të huajt dhe nuk ka shtretër për shtetasit e tyre. Në ditën e fundit janë regjistruar deri në 5-6 fluturime në ditë të pacientëve pozitiv me COVID që shkonin për kurim në Turqi. Kostoja në këto spitale shkon në disa mijëra euro, që nis që nga avioni charter deri te kurimi ditor që përcaktohet nga gjendja shëndetësore e pacientit. Autoriteti i Aviacionit Civil në Turqi aplikonte një tarifë prej 18 mijë deri në 22 mijë dollarë për transportin e pacientëve në varësi nga distanca.
Nga ky vendim preket e vendi ynë, pasi shumë qytetarët janë dërguar në Turqi për të marr një trajtim më të specializuar. Referuar shifrave të dhëna nga gazetari shqiptar, Marjon Gorica në një lidhje për Report Tv, rreth 50 shqiptarë të ardhur nga Shqipëria dhe Kosova janë të shtruar në spitalet e Turqisë, megjithatë mendohet që kjo shifër të jetë më e lartë.