Barcelona dhe Interi do përballen sot (e mërkurë 30 prill) në orën 21:00 për sfidën e parë gjysmëfinale të Champions League. Sfida do luhet në stadiumin "Lluís Companys" dhe dy skuadrat janë në momente të ndryshme.
Katalanasit shpresojnë për ëndrrën e tripletës dhe janë në garë për çdo objektiv sezonal. Për herë të fundit Barcelona arriti në finalen e Champions një dekadë më parë, me Lionel Messin që udhëhiqte skuadrën ndërsa tani gjithë sytë janë te talenti Yamal.
Nga ana tjetër Inter duket se është futur në një krizë psikologjike. Pas eliminimit nga Milani në Kupë dhe dorëzimit të vendit të parë në Serie A, zikaltërit e shohin Barcelonën si pikën e kthesës. Thuram rikthehet nga lëndimi.
Formacionet e mundshme:
BARCELONA (4-2-3-1) : Szczesny; Koundé, Cubarsí, Iñigo Martínez, Gerard Martín; de Jong, Pedri; Dani Olmo; Yamal, Ferrán Torres, Raphinha.
INTER (3-5-2) : Sommer; Bisseck, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, M. Thuram.
Komente
