Berisha firmos marrëveshje me Dulen me një vulë ende të panjohura nga gjykata! PBDNJ merr kandidatët në bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq

25 Janar 2023, 11:15| Përditesimi: 25 Janar 2023, 14:01

  • Share

Sali Berisha firmosi pak minuta më parë marrëveshjen e koalicionit me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke i kandidatët në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit. Një marrëveshje e firmosur nga Sali Berisha si kryetar i PD-së, me logo dhe vulë të PD, ende të panjohura me një vendim të Gjykatës, duke qenë se çështja ndodhet në Apel. Në këto tre bashki PBDNJ ka përcaktuar kandidatët. Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës, Thanas Maneka për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo.

Berisha tha se me këtë marrëveshja është vendosur beteja kundër regjimit të Edi Ramës.

“Kënaqësi për këtë marrëveshje me një aleat të hershëm të Partisëe Demokratike me të cilët ne vendosim që të bëjmë një beteje të përbashkët kundër monizmit të një prej regjime më të korruptuara në Evropë, regjimi i Edi Ramës. Do t’i kthejmë bashkitë qytetarëve shqiptarë, do t’i kthejmë në shtëpitë e përbashkëta të shqiptarëve. Me këtë marrëveshje kemi shënuar një jap shumë të rëndësishëm në realizimin e objektivave të përbashkëta”, tha Berisha pas firmosjes së marrëveshjes.

Ndërsa kryetari i PBDNJ tha se bashkëpunimi me demokratët për partinë e tij ka qenë gjithmonë i suksesshëm.

“Shpreh kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes me Sali Berishën. Është një bashkëpunim i hershëm me Partinë Demokratike, dhe shpesh i suksesshëm. Dua të veçoj këtu -2005-2009, që është një prej katërvjeçarëve më të mirë të qeverisjes. Duhet thënë që demokracia dhe shteti në Shqipëri aktualisht është në intubim. Rruga është e gjatë, e vështirë por na garanton fitoren. 14 maji të jetë një pikë e rëndësishme kthese për mbarësi dhe përparim”, tha Dule, duke nënvizuar se sipas tij ndryshimi në bashkitë e vendit do të jetë shumë i madh.

Kujtojmë se pak javë më parë Kryeministri grek zhvilloi një vizitë në Himarë dhe Berisha e ka cilësuar absurde vizitën e Mitsotakis duke thënë se Himara kurrë nuk ka qenë greke. Sipas tij himariotët kanë dergjur gjak për identitetin e tyre shqiptar. Berishba nuk e pati një përgjigje për këtë pas pyetjes së gazetarëve  

"Deklarata ime ishte se Kryeministri i Greqisë mund të vizitojë ccdo pjesë të territorit shqiptar. Nuk u pajtova me ato reagime që ishin larg një realiteti. Vinin si reminishencë e kohërave të shkuara. Ky ishte qëndrimi im. Një parti që merr përsipër që të përfaqësojë një pakicë, pavarësisht se çfarë përqindje ka, ajo kryen një mision dhe besojmë si një vend demokratik këto koncepte duhet t’i kemi", tha ai

Ndërsa Vangjel Dule u shpreh se partia e tij është e shpërndarë në të gjithë vendin. 

"Nuk ka më term minoritare. Por ‘aty ku jetojnë tradicionalisht dhe në numra të konsiderueshëm’. PBDNJ është e shtrirë në të 61 bashkitë e vendit, me strukturat dhe drejtuesit e vet dhe për rrjedhojë", u shpreh ai. 

Duhet thënë se kjo marrëveshje mes Sali Berishës dhe Vangjel Dules është një marrëveshje sipas tyre mes Partisë Demokratike dhe Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut. Por kjo marrëveshje vjen para se të ketë një vendim gjykate të formës së prerë, që konfirmon që Berisha është kryetar i kësaj force politike apo edhe të konfirmojë logon dhe vulën e re të partisë që u ndryshuar në Kuvendin Kombëtar që u mbajt nga ‘Rithemelimi’ më 11 dhjetor 2021.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë) Marreveshja e Koalicionit PD - PBDNJ

Ora 11:44
Meta përshëndet marrëveshjen e Berishës me PBDNJ e Vangjel Dules: Hap i rëndësishëm i bashkimit të opozitës për fitoren më 14 maj

1674643602_3269627465781335238024456338531802012124793n.jpg

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar mes Sali Berishës me PBDNJ-në e Vangjel Dules për zgjedhjet e 14 majit. Meta thotë se është hap i bashkimit të opozitës për rrëzimin e Ramës.

“Përshëndesim marrëveshjen e sapo nënshkruar midis Partisë Demokratike dhe PBDNJ, si një hap i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe bashkimit të opozitës për Fitoren e Ndryshimit në 14 Maj, për t’i dhënë fund monizmit në pushtetin vendor dhe rivendosur Llogaridhënien dhe kontrollin e qytetarëve”, shkroi Meta.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • aleksadros: 25/01/2023 15:53

    po nuke hoqe dore nga greket ti oo tradhetare

    Përgjigju
  • Besnik: 25/01/2023 15:21

    Bojeni ftese edhe Shpetim Idrizit, qe te kompletoheni mor llumi i Kombit Shqipetar.

    Përgjigju
  • Laberia: 25/01/2023 13:33

    U lutem gazetareve te pyesin Shpetim Idrizin e partise came, aleat i Berishes, se si ndihet nga ky vendim. Faleminderit.

    Përgjigju
  • gozi: 25/01/2023 11:54

    Tallet greku me mullahun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?