Astrit Beci

Koordinatori i ri politik i Shkodrës/ Ja kush është emri që pritet të zëvendësojë Valdrin Pjetrin

28 Gusht 2019, 17:03| Përditesimi: 28 Gusht 2019, 22:23

  • Share

PS zgjedh sot emrin që zëvendëson Valdrin Pjetrin në postin e koordinatorit politik në qarkun Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se një emër i mundshëm që pritet të emërohet nga mbledhja e socialistëve për të koordinuar qarkun politik të kryeqendrës së Veriut është ish-deputeti socialist Astrit Beci.

Pjetri u largua nga posti i koordinatorit politik pas akuzave nga PD lidhur me një dënim në Itali në vitin 2003. Ai akuzohet nga PD se ka qenë i dënuar në Itali dhe këtë fakt e ka fshehur në formularin e dekriminalizmit përpara kandidimit për postin e kryebashkiakut të Shkodrës.  PD ka publikuar disa dokumente  nxjerrë nga kuestura e Firences, që tregon se kryebashkiaku i Shkodrës Valdrin Pjetri ka qenë dënuar në Itali me 18 muaj burg dhe një mijë euro gjobë për shpërndarje droge.

Pjetri i ka mohuar edhe akuzat ndaj tij, ndërsa në një reagim publik kryeministri Edi Rama është shprehur se deri kur e vërteta ligjore të dalë, Valdrin Pjetri dhe Partia Socialiste i kanë rrugët e ndara plotësisht.

Komento

Komente

  • dita: 28/08/2019 17:28

    e paftyre papik dinitet

    Përgjigju
  • Shkodrani: 28/08/2019 17:24

    Astrit Beci eshte doktor i nderuar dhe burre zotni. Po nuk besoj te pranoje se i bie te gerricet me qafeleshat e forte.

    Përgjigju
    • Kliti: 28/08/2019 23:18

      Ka lidhje ne Benet Becin e fondeve?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?