Elita e futbollit në Evropë, Champions League rikthehet këtë të martë me raundin e pestë të formatit të ri, ku 36 ekipet renditen në një grup të vetëm. Në program për sot janë nëntë ndeshje, ku disa nga big-ët e Evropës zbresin në fushë.
Duke nisur nga ora 18:45 Milani luan në udhëtim kundër Slovan Bratislavës në Sllovaki. Në Pragë, Sparta e shqiptarëve pret Atletico Madridin. Ndërkohë që në 21:00 spikat Bayern Munich - PSG. Barcelona pret Brestin, Inter përballet në shtëpi me Leipzig, ndërsa Arsenal në Lisbonë kundër Sporting.
Manchester City luan me Feyenoord, teksa Leverkusen dhe Salzburg do duelojnë së bashku. Atalanta ka një detyrë jo të lehtë në Zvicër. Pas katër ndeshjeve të para është Liverpool që prin me 12 pikë të plotë, ndjekur nga Sporting, Monaco, Brest dhe Inter.
Champions League, raundi 5:
E martë, 26 nëntor 2024
18:45
Slovan Bratislava - Milan
Sparta e Pragës - Atl. Madrid
21:00
Barcelona - Brest
Bayer Leverkusen - Salzburg
Bayern Munich - PSG
Inter - RB Leipzig
Manchester City - Feyenoord
Sporting Lisbone - Arsenal
Young Boys - Atalanta
Renditja:
Këtë të martë në orën 21:00 Interi pret RB Leipzig në Milano, ndeshje e vlefshme për raundin e pestë në Ligën e Kampioneve. Trajneri i zikaltërve, Simone Inzaghi ka thënë se rivalët janë të fortë dhe kanë cilësi.
‘’Leipzig është një ekip cilësor. Në katër ndeshjet që kanë luajtur në Champions, kanë merituar më shumë. Kanë lojtarë të shkëlqyer dhe renditja nuk pasqyron mënyrën si ata luajnë.
Ne e dimë se përballë kemi një ekip shumë të fortë. Lepizig ka gjashtë vite në Champions, në Bundesligë janë ndër mbrojtjet më të mira. Ata janë një ekip cilësor, në katër ndeshjet e Champions që kanë luajtur kanë merituar më shumë. Duhet të punojmë gjithnjë e më shumë, sidomos në momente pozitive për të përmirësuar veten edhe më shumë.
Mundohemi të shohim se ku mund të bëjmë më mirë. Dëshira e të gjithëve është që t’i shkojmë këtij kompeticioni deri në fund. Ne kemi luajtur katër ndeshje të shkëlqyera, por kemi edhe katër të tjera, në të cilat synojmë të marrim sa më shumë pikë’’, deklaroi Inzaghi.
Me 10 pikë pas katër ndeshjeve Inter mban vendin e pestë, ndërsa gjermanët pozitën e 32 me zero pikë, duke mos shijuar ende fitoren.