Anëtarët e grupeve kriminale të trafikut të drogës dalin në gjykatën e Elbasanit, 35 prej tyre lihen në burg! 3 ‘arrest shtëpie’ dhe 7 ‘detyrim paraqitjeje’

2 Korrik 2023, 08:18| Përditesimi: 2 Korrik 2023, 18:31

  • Share

ELBASAN- Anëtarët e katër grupeve kriminale që u goditën nga policia më 29 qershor 2023 pasi u zbuluan se merreshin me trafik droge kanë dalë para Gjykatës së Elbasanit dhe janë njohur me masën e sigurisë. Konkretisht, nga 45 anëtarët e arrestuar, me vendimin e dhënë nga gjykata, 35 prej tyre do të qëndrojnë në burg. Ndërkohë, për 7 të tjerë është dhënë masa detyrim paraqitjeje dhe 3 të tjerë do të qëndrojnë në ‘arrest shtëpie’.

Ata u arrestuan në kuadër të operacionit ‘Rrjeta’ ndërkohë që Prokuroria kishte kërkuar ‘arrest me burg’ për 37 persona, ‘arrest shtëpie’ për 5 nga të ndaluarit dhe ‘detyrim paraqitje ‘3 persona’.

Një prej 45 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në polici për armëmbajtje pa leje si pjesë e grupit të Çapjave. Gjatë ekzekutimit të urdhër-ndalimeve por edhe më herët, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, para dhe armë.

Report Tv ka siguruar të plotë dosjen voluminoze të operacionit “Rrjeta” ku u arrestuan 45 trafikantë droge në Elbasan. Në dosje tregohet se si u zbuluan personat e akuzuar si të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata janë zbuluar nga agjenti i autorizuar me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbuloi se si e kryenin shitjen e lëndëve narkotike. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje. Lënda narkotike shitej në forma të ndryshme, dikush me letra si të paketave të cigares, një tjetër në shishe uji, apo edhe në materiale plastike.

Çfarë ka sekuestruar policia
Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zviceriane! Po ashtu është sekuestruar 1 kilogram e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municoni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, silenciatorë, armë të ftohta.

45 personat që dolën para gjykatës

  1. Joni Hasnjoku
  2. Durim Novaku
  3. Hysni Sadushi,
  4. Arsen Vishkulli, 
  5. Emiljan Dinja,
  6. Ledi Nergjoni,
  7. Erist Skilja 
  8. Gazmir Panxhi
  9. Gentjan Shabani
  10. Florenc Demiri
  11. Gavrosh Berati
  12. Rigert Kokoneshi 
  13. Ferdinand Sadushi
  14. Ahmet Kushi  
  15. Denis Darzeza
  16. Florenc Puto
  17. Storado Sadushi 
  18. Emre Puro
  19. Rezarta Isufaj,
  20. Shpetim Myrta
  21. Edor Hasanllari
  22. Andrea Gugu
  23. Armando Buzani
  24. Erind Hoxha
  25. Ilirjan Kume
  26. Sali Isufaj
  27. Klajdi Isufaj
  28. Igli Merko 
  29. Hekuran Gjeli 
  30. Xhuljano Gjyla
  31. Enea Hysenbelli 
  32. Leonard Tola
  33. Aldo Gjeli
  34. Esmirand Lici
  35. Xhulio Lluca
  36. Armand Lluca 
  37. Oltjon Çela 
  38. Sara Çepi
  39. Xhevit Bogdani
  40. Taulant Novaku
  41. Amarildo Sallaj
  42. Romarjo Bora 
  43. Rudolf Korumi 
  44. Mariglen Hida
  45. Fatmir Durbaku

Ora 18:59
Gjykata e Elbasanit la në burg 37 anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë, avokati: Do e apelojmë vendimin

 

Avokati Demir Çiftja ka folur pasi Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 45 anëtarët e grupeve kriminale që shpërndanin drogë. Gjykata la në burg 37 prej tyre, ndërsa avokati tha se do ta apelojnë vendimin sepse sipas tij duhet të kenë masë më të lehtë sigurie.

“Sapo dolën nga masat e sigurimit të caktuara nga gjykata e Elbasanit. U vlerësuan i të ligjshme ndalimet në flagrancë, dhe si masë sigurime për pjesën më të madhe të personave u caktua masa arrest me burg. Jo të gjitha kërkesat e bëra nga mbrojtja u morën parasysh nga ana e gjykatës. Ne do akimojmë në gjykatën e apelit në tiranë. Ka vend për tu caktuar një masë sigurimi më e butë se ajo e caktuar nga gjykata e shkallës së parë në Elbasan. Të gjithë në momentin e dhënies së dënimit kanë qenë të pranishëm”, tha avokati.

Ora 18:59
Nën masa të rrepta sigurie, të arrestuarit për trafik droge në Elbasan tarsnportohen nga Gjykata në paraburgim

 

Anëtarët e grupit kriminal që shpërndanin drogë dolën sot para Gjykatës ku u njohën me masat e sigurisë. Seanca zgjati nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 18:00 të pasdites. Ndërkohë, të arrestuarit, nën masa të rrepta sigurie janë dërguar nga Gjykata e Elbasanit në paraburgim. Për 37 prej tyre gjykata ka dhënë masën arrest me burg, 7 detyrim paraqitjeje dhe 3 arrest shtëpie.

Ora 17:38
45 të arrestuar për trafik droge, Gjykata e Elbasanit lë në burg 35 prej tyre! 5 ‘arrest shtëpie’ dhe 5 ‘detyrim paraqitjeje’

1688046233_finalprojekt.00570914.Still038.jpg

Gjykata e Elbasanit ka dhënë sot masën e sigurisë për 45 të ndaluarit për trafik droge. Mësohet se gjykata ka vendosur masën ‘arrest me burg’ për 35 prej tyre. Ndërkohë, për 5 të tjerë ka vendosur masën ‘arrest shtëpie’ dhe detyrim paraqitjeje për 5 të tjerët.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?