Foto ilustruese

Dalin përgjigjet e Lotarisë Amerikane, si mund të kontrolloni nëse e keni fituar

7 Maj 2022, 18:04| Përditesimi: 7 Maj 2022, 18:08

  • Share

Duke nisur sot nga ora 18.00, shqiptarët që kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane kanë mundësi të mësojnë nëse janë përzgjedhur si fitues apo jo.

Siç njofton edhe Departamenti i Shtetit i SHBA, Çështjet Konsullore, për t’u interesuar rreth aplikimit tuaj mund të klikoni KËTU.

Pasi të ndodheni në uebfaqen e Departamentit të Shtetit, duhet të klikoni mbi butonin “check status” e më pas të vendosni kodin unik që u është dhënë në tetor kur keni bërë edhe aplikimin.

Siç është sqaruar edhe në vitet e tjera, përzgjedhja bëhet në mënyrë rastësore përmes një shorti kompjuterik.

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Alb: 07/05/2022 11:54

    Shqipnis po ja pijne gjakun.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?