Papa Francesku

Sot datëlindja e tij e 87-të, për çfarë shkruan Papa Fraçesku në autobiografinë ‘Life’ që del së shpejti

17 Dhjetor 2023, 13:28| Përditesimi: 17 Dhjetor 2023, 13:51

  • Share

Shënohet sot datëlindja e 87-të e Papa Fraçeskut. Ati i Shenjtë siç përcjellin mediet ka pritur këtë mëngjes fëmijë nevojtarë ndërsa në mesditë ka udhëhequr lutjen e ëngjëllit në sheshin “San Pietro” të Vatikanit.

Ndërkaq, nga 19 marsi i vitit të ardhshëm pritet të jetë në libraritë italiane autobiografia e tij “Jeta. Historia ime në Histori”, i publikuar nga Harper Collins.

Në këtë libër Papa Françesku rrëfen për herë të parë historinë e jetës së tij, përmes ngjarjeve që kanë shënjuar njerëzimin, prej shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore në 1939-ën, kur ai ishte 3 vjeç, deri në ditët e sotme.

 “Në këtë libër rrëfejmë një histori, atë të jetës sime, përmes ngjarjeve më të rëndësishme dhe dramatike që ka përjetuar njerëzimi në këto 80 vitet e fundit. Është një libër që shikon dritën, sepse mbi të gjitha të rinjve, u jepet mundësia të dëgjojnë zërin e një të moshuari dhe të reflektojnë mbi atë që ka përjetuar planeti ynë, për të mos përsëritur më gabimet e së shkuarës. Le të mendojmë përshembull mbi luftërat që kanë fshikulluar dhe fshikullojnë botën. Le të mendojmë mbi gjenocidet, persekutimet, urrejtjen mes motërave dhe vëllezërve të besimeve të ndryshme! Sa shumë dhimbje! Me të mbërritur në një farë moshe është e rëndësishme dhe për ne vetë, që të rihapim librin e kujtimeve dhe të ndërtojmë memorien: atë toksiken që kemi jetuar, por edhe për të përjetuar çdo të mirë që Zoti na ka dërguar. Është një ushtrim që duhet ta bëjmë të gjithë para se të jetë shumë vonë”, shprehet Papa Françescu.

 

‘Life” siç e përshkruan agjencia e lajmeve “ANSA” “është një udhëtim i jashtëzakonshëm përgjatë dekadave përmes kujtimeve të Papës. Mes tyre: rënia e murit të Berlinit, goditja e Shtetit të Videlës në Argjentinë, zbarkimi në Hënë në vitin 1969 dhe po ashtu Kupa e Botës në vitin 1986, ku Maradona shënoi golin e famshëm që hyri në histori si “Dora e Zotit”. Më këto kujtime Ati i Shenjtë sjell në një këndvështrim personal edhe vitet e gjenocidit nazist mbi hebrenjtë, bombën atomike në Hiroshima dhe Nagasaki deri tek Shembja e Kullave Binjake, pandemia dhe dorëheqja e Benediktit XVI.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?