LIVE/ Tirana 2-0 Partizani (Zharmuni 19', 41' (p) )
TIRANË - Të hënën e 7 prillit në orën 20:00 në "Arenën Kombëtare" në kryeqytet nisi derbi mes Tiranës dhe Partizanit. Dueli mes tyre vlen për raundin e 33-të në Superligë dhe objektivat e skuadrave janë të ndryshme. Në derbin numër 178 mes tyre në histori, Tirana kërkon të lërë fundin e ftohtë pasi rrezikon mbijetesën, ndërsa të kuqtë duan të konsolidojnë pozitën e katërt që të çon në zonën "Final 4" dhe të jep të drejtë të garosh për titullin kampion pas sezonit të rregullt.
Report Tv mëson se në stadium jenë deri në 10 mijë tifozë. Ky është një numër shumë i ulët në krahasim me sfidat e tjera. Përtej numrave, tifo-grupet kanë marshuar në mënyrë të organizuar dhe tanimë kanë nisur festën. Këtë takim e gjykon Juxhin Xhaja.
Komentet e rëndësishme:
45+3' Mbyllet 2-0 pjesa e parë.
41' GOOL! Zharmuni bën heroin dhe shënon dopietë te Tirana. Pasi futet bukur në zonë, pasimi i tij ndalet me dorë në zonë dhe Xhaja akordon penallti. Nga 11 metra francezi tregohet i saktë.
22' Skënder Gega nuk pret, largon Mintongo, në fushë Gjergji Kote për Partizanin.
19' GOOL! Zharmuni kalon Tiranën në avantazh. Në zhvillimet e një goditje dënimi sfera stampohet në traun e portës dhe në kthim Zharmuni me kokë e ndal në rrjetë.
1' Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga bardheblutë.
Pragndeshja
FORMA - Tirana ka katër ndeshje pa fitore dhe sfida e fundit u humb me përmbysje 2-1 me AF Elbasanin. 32 pikë kanë bardheblutë pas po kaq javësh, duke vuajtur fundin e ftohtë. Nga ana tjetër Partizani ka koleksionuar 47 pikë dhe mban vendin e katërt, ndërsa vjen nga dy fitore radhazi që pas emërimit në stol të Skënder Gegës.
STATISTIKAT - Sfida e sotme është e 178 mes tyre në histori, me bilancin që anon nga ana e të kuqve. Nga viti 1947 deri më 2025 në të gjitha kompeticionet dy skuadrat janë përballur 177 herë, me Partizanin që ka 73 fitore, kundrejt 47 të Tiranës; ndërsa 57 ndeshje janë mbyllur në barazim.
GOLAT - 237 gola ka shënuar Partizani në derbi, ndërsa Tirana 189. Goli i fundit në derbi për Partizanin është shënuar nga Sembene me një goditje me kokë në minutën e 90- të. Në anën tjetër shënonte Emanuel Ernest, por nuk mjaftonte për fitoren më datën 9 shkurt të këtij viti (1-1).
KY SEZON - Derbi i kryeqytetit do jetë i katërti mes tyre këtë sezon, teksa tre herët e kaluara nuk ka patur fitues (dy ndeshjet 0-0 dhe një 1-1).
PAK HISTORI - Përballja e parë mes Tiranës dhe Partizanit është luajtur më 30 mars 1947. “Demat e Kuq” fitonin 8-0, duke sigluar edhe fitoren më të thellë deri më tani në derbi.
38 vite më vonë, më 22 shtator 1985, Tirana do kundërpërgjigjej duke e mundur 7-3. Rezultati më i thellë i sezoneve të fundit është ai 28 shkurtit të vitit 2020, kur bardheblutë fitonin me shifrat 5-1. Më 1 mars 2008, kur të kuqtë drejtoheshin nga Hasan Lika, fitonin në “Qemal Stafa” me shifrat 4-1.
Interesant është fakti se nga viti 2006 deri në 2025, janë luajtur 51 ndeshje për llogari të Superligës dhe Partizani ka fituar 22 prej tyre. Në barazim kanë përfunduar 21 ndeshje, ndërsa 8 herë ka triumfuar Tirana.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest Trajner: Bledi Shkëmbi
Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko Trajner: Skënder Gega
Tanimë janë mësuar edhe formacionet zyrtare të derbit mes Tiranës dhe Partizanit, i cili luhet sot në orën 20:00 në "Arenën Kombëtare" në Tiranë.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Selmani, Vera, Mici, Kola, Dembele, Përgjoni, Soler, Smaçi, Ndreca, Zharmuni, Ernest Trajner: Bledi Shkëmbi
Partizani: Hoxha, Preka, Domgjoni, Osmanllari, Buxhelaj, Ismaili, Mintongo, Taipi, Padstrelau, Bintsuka, Keko Trajner: Skënder Gega
Tifozët e Tiranës dhe Partizanit kanë mbërritur në "Arenën Kombëtare" në mënyrë të organizuar. Nga drejtime të ndryshme dhe të shoqëruar nga policia për të shmangur përplasjet, "Tirona Fanatics" dhe "Guerrils" kanë marshuar me këngë, flakadanë dhe sigurisht të shara kundër rivalëve.
Për shumë minuta kryeqyteti është "trazuar" dhe trafiku ka ngecur pasi një numër i madh tifozësh ultras tanimë janë në stadium.
Komisioni i Arbitrimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ia ka besuar Juxhin Xhajës drejtësinë në derbin mes Tiranës dhe Partizanit. Arbitri që mban stemën e FIFA do mbajë rregullin në një duel ku pritet një "luftë" e fortë sportive. Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo do të jenë asistentët e tij. Florjan Lata do të jetë arbitri i katërt, në VAR do të jetë Kreshnik Bajramaj, ndërsa në AVAR do të jetë Emanuela Rusta.
Derbi i sotëm është shumë i vlefshëm për Tiranën, me bardheblutë që renditen të fundit në Superligë dhe vetëm tri pikët i bëjnë punë katër javë para fundit të sezonit. Tirana përballë ka një pengesë të madhe, Partizanin, në derbin numër 178 mes tyre në histori.
Sipas medieve, presidenti i Tiranës, Refik Halili ka akorduar 2 milionë lekë të rinj për fitoren. Formë motivimi kjo që ka ndodhur thuajse para çdo derbi.
Përpara derbit mes Tiranës dhe Partizanit Report Tv mëson se janë 8 mijë biletat e shitura deri tani, ndërsa në stadium pritet të jenë deri në 10 mijë tifozë. Ky është një numër shumë i ulët në krahasim me sfidat e tjera. Nëse sezone më parë kur Tirana ishte pritëse numri i tifozëve ishte pranë kapacitetit maksimal (22 mijë), sot gjysma e stadiumit do jetë bosh. Formula e Superligës, gara me ndeshje që rezultati duket i paracaktuar dhe forma e Tiranës ka bërë që interesi për sfidën më të rëndësishme në Shqipëri të zbehet.
Komente
