Do të luhet sot në Shkodër në orën 16:00 derbi i Shqipërisë mes Vllaznisë dhe Tiranës që do të vendosë shumë për fatet e titullit. Kjo sepse përballë janë vendi i parë që mbahet nga kryeqytetasit dhe vendi i dytë me një diferencë prej 6 pikësh. Barazimi do ti shkonte për shtat Tiranës, por shkodranët nuk duan ta humbasin mundësinë që do kenë përballë tifozërisë së tyre për t’u futur fuqishëm në garën e titullit.
Duke parë interesimin e madhe të tifozëve, Vllaznia si klubi pritës, ka vendosur që të ardhurat nga biletat për këtë ndeshje të shkojnë për të prekur nga tërmeti në Turqi e Siri.