Sot derbi vendimtar, tifozët premtojnë spektakël! 'Air Albania' plot, trajneri Shehi i bardhebluve: Nuk do qajmë për mungesat

17 Maj 2023, 15:05| Përditesimi: 17 Maj 2023, 16:43

  • Share

Derbi më vendimtar i futbollit shqiptar në vitet e fundit do të luhet sot duke nisur nga ora 18:30. Tirana kryesuese me 2 pikë më shumë do të presë Partizanin ndjekës në ‘Air Albania’ ku bardheblutë kanë humbur dy ndeshjet e fundit ndaj rivalëve të tyre të përbetuar. Gjithesi bardhebluve do t’u shkonte për shtat edhe një barazim, duke qenë se në këtë derbi 5 futbollistë të formacionit nuk do jenë në dispozicion.

“Ne jemi shumë të kënaqur që vijmë në këtë moment të kampionatit në këto pozita. Në vendin e parë dhe në finalen e Kupës. Por janë shumë pak ditë edhe këto ditë janë ato që i japin frytet e djersës që ke derdhur gjatë gjithë vitit. Shpresoj që të jemi në më të mirën tonë, sepse duke qenë në më të mirën tonë, atëherë edhe rezultati është më afër, por kjo do dhe pak fat, që shpresoj ta kemi ne nesër,"-u shpreh Orges Shehi, trajner i Tiranës.

Ndërkohë trajneri i Partizanit Colella ka thënë se kjo ndeshje është përcaktuese dhe për rrjedhojë e vështirë, por ka shtuar se pas kësaj sfide janë edhe 3 ndeshje delikate.

Duke qenë se sipas të gjitha gjasave derbi do vulosë titullin ka patur një interesim të jashtëzakonshëm të tifozëve. Deri të martën në mbremje janë shitur rreth 15 mijë bileta, ndërsa deri në momentin e nisjes së ndeshjes ‘Air Albania’ pritet të jetë plot. Për t’i dhënë zemër skuadrës tifozët ‘fanatics’ të Tiranës e kanë mbështetur ekipin edhe në stërvitje.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?