Sot dhe nesër probleme në furnizimin me ujë në disa lagje të Durrësit, UKD: Shkak ndërhyrja që do kryhet në këto dy zona ku do ketë edhe mungesë energjie

31 Maj 2023, 08:52| Përditesimi: 31 Maj 2023, 09:02

  • Share

Gjatë ditës së sotme dhe ditës së nesërme në Durrës pritet të ketë probleme me furnizimin me ujë në disa lagje të qytetit dhe në fshatra.

Në njoftimin e publikuar nga UKD bëhet me dije se në dy stacionet e pompave të ujit në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të ketë energji elektrike nga ora 09>00 deri në 17:00 pasi do të kryhet remoni i linjës 110 kilovolt.

Kjo ndërhyrje do të shkaktojë edhe problemin e furnizimit me ujë në disa lagje të qytetit dhe fshatrave.

“Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Durrës (SHRUKD) njofton abonentët se gjatë ditës së sotme dhe të nesërme mund të ketë probleme në furnizimin me ujë të lagjeve të qytetit si dhe zonën e fshatrave. Në dy stacionet e pompave në Fushë Kuqe dhe Fushë Milot nuk do të ketë energji elektrike, pasi OST do të kryejë remonin e linjës 110 kilovolt. Stakimi i energjisë në këto dy stacione fillon nga ora 09.00 e ditës së sotme deri në orën 17.00. Për këtë arsye mund të ketë çrregullime në grafikun e furnizimit me ujë të zonës së shërbimit”-thuhet në njoftim.

Ndërhyrjet në zonat ku do ketë mungesë të energjisë elektrike do të kryhen gjatë ditës së sotme nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST).

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?