Sot dhe nesër samiti i NATO-s në Lituani, liderët do diskutojnë për luftën dhe ndasitë për pranimin e Ukrainës e Suedisë në aleancë

10 Korrik 2023, 07:47| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 20:35

  • Share

LITUANI- Këtë të hënë, liderët e vendeve të NATO-s, do të mblidhen në Vilnius për të trajtuar një sërë çështjesh, vetëm 32 km (20 milje) nga gardhi kufitar i Lituanisë me aleatin rus, Bjellorusinë. Në samit, i cili do të zhvillohet edhe përgjatë ditës së nesërme, do të diskutohen një sërë çështjesh, ku padyshim kryefjalë do të jetë lufta në Ukrainë, por edhe ndasitë lidhur me anëtarësimin e mundshëm të Ukrainës dhe pranimin e Suedisë në NATO, e deri te rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash. 

Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid.

Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Por, Uashingtoni nuk beson që Ankaraja duhet ta lidhë anëtarësimin e saj në bllokun evropian me pranimin e Suedisë në NATO.

Për sigurinë e samitit më të madh të krerëve të shteteve dhe qeverive në historinë e Lituanisë, ushtria e saj dhe NATO po vënë në dispozicion 4000 ushtarë. Po të shtojmë policinë dhe shërbimet sekrete, atëherë në sigurinë e samitit janë angazhuar 12 mijë persona. NATO e ka kthyer Vilniusin në një kështjellë të mbrojtur nga armatime të avancuara për të mbrojtur presidentin amerikan Joe Biden dhe liderë të tjerë të aleancës.

Ora 20:33
SHBA: Turqia nuk duhet ta kushtëzojë pranimin e Suedisë në NATO me anëtarësimin në BE

1686762354_shba.JPG

Shtetet e Bashkuara mbështesin përpjekjet e Turqisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Por, Uashingtoni nuk beson që Ankaraja duhet ta lidhë anëtarësimin e saj në bllokun evropian me pranimin e Suedisë në NATO.

“SHBA-ja për vite me radhë ka mbështetur aspiratat e Turqisë për në BE dhe vazhdon t’i mbështesë ato”, tha zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matt Miller.

“Megjithatë, ne nuk besojmë se kjo duhet të jetë pengesë për pranimin e Suedisë në NATO”, shtoi Miller.

Më herët gjatë 10 korrikut, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se BE-ja duhet të hapë rrugën për anëtarësimin e shtetit të tij, para se Parlamenti turk të miratojë aplikimin e Suedisë për t’iu bashkuar NATO-s.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?