Sociale

Sot Dita e Dëshmorëve, Meta nga qelia: Ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë

5 Maj, 14:53| Përditesimi: 5 Maj, 14:57

  • Share

1746449819_494950998122743198875203438966.jpg

"5 Maji është dhe do të mbetet një ditë madhore kujtese dhe nderimi për mijëra e mijëra shqiptarë patriotë dhe mijëra të rinj e të reja, që nuk kursyen as jetën për  Lirinë e Atdheut."

Kështu deklaron kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli, me rastin e Ditës së Dëshmorëve.

"5 Maji është dhe do të mbetet një ditë madhore kujtese dhe nderimi për mijëra e mijëra shqiptarë patriotë dhe mijëra të rinj e të reja, që nuk kursyen as jetën për  Lirinë e Atdheut. Sot është edhe një ditë e madhe frymëzimi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të Shqipërisë dhe për të qenë gjithmonë vigjilentë në mbrojtje të Lirisë, Sovranitetit dhe Pavarësisë nga kushdo uzurpator i çdo forme e lloji që ai të shfaqet. Sot është dita e kujtimit të amanetit të Martirëve, për të ndërtuar një Shqipëri të begatë, të drejtë dhe Europiane për të gjithë shqiptarët. Lavdi të përjetshme Dëshmorëve të paharruar të Atdheut",-shkruan Meta.


Lajmi kryesor:

Dita e Dëshmorëve, nderohen të rënët për Atdheun! Begaj e Spiropali homazhe te memoriali 'Nënë Shqipëri' në Tiranë! Presidenti: Përulemi para sakrificës së tyre (VIDEO)


K.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: