TIRANË- Në Varrezat e Dëshmorëve u mbajt ceremonia e nderimit të Dëshmorëve të Atdheut. Krerët më të lartë të shtetit, Kryeministri Edi Rama, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, vendosën kurora në varrezat e dëshmorëve, në memorialin “Nënë Shqipëri”.
Presidenti Begaj mungoi në ceremoni, por në emër të tij, një kurorë me lule u vendos në memorialin “Nënë Shqipëri”
“Ata që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë. Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyrei i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë", shkroi Begaj.
Në ceremoni morën pjesë edhe veteranë, e të afërm të dëshmorëve të atdheut.
Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta zhvilloi më herët homazhe po ashtu, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e ngushtë, ndërsa një mesazh nuk ngurroi ta jepte.
“Kjo ditë na kujton sa gjak është derdhur për çlirimin dhe lirimin e Shqipërisë. Në këtë ditë që na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë dhe duhet bërë çdo sakrificë për të mbrojtur dhe për ta merituar atë”, tha Meta.
5 maji është caktuar Dita e Dëshmorëve, në përkujtim të veprës së Qemal Stafës, ish sekretarit politik të të rinjve komunistë të vrarë më 5 maj 1942, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Janë të shumtë emrat e të gjitha kohërave që kujtohen me mirënjohje jo vetëm për vlerat e përjetshme dhe kontributin që dhanë për çlirimin e vendit për një të ardhme më të mirë, por edhe të gjithë ata që sakrifikuan jetën e tyre për liri, demokraci, të drejtat e njeriut dhe dinjitetin e çdo shqiptari.
Në kohën e komunizmit, 5 Maji u bë traditë. Ishte ditë e shënuar! Tiparin dallues të kësaj dite e përbënin vizitat në varrezat e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare dhe vizitat në familjet e dëshmorëve.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi sot kujtimin dhe veprën e dëshmorëve të atdheut.
Kreu i shtetit nuk ishte vetë i pranishëm në Monumentin “ Nëna Shqipëri”, pasi ndodhet në Itali, por në emër të tij u vendos një kurorë me lule.
“Ata sigurisht që e deshën jetën e tyre, por më shumë deshën atdheun, ndaj dhe u martirizuan për atë që ne gëzojmë sot, lirinë.
Kurajo, patriotizmi, shpirti i tyrei i sakrificës deri në dhënien e jetës, kanë e do të kenë përjetësisht nderimin tonë.
Lavdi dëshmorëve të Atdheut:,-shkruan Begaj në një postim në rrjetin social “Facebook’.
5-maji Dita e Dëshmorëve u përkujtua edhe në Lezhë. Veteran të luftës, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues lokal vendosën kurora me lule dhe bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve, në nderim të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Kryetarja e Organizatës së Veteranëve në Lezhë Marte Simoni tha se qëndrimi ndaj dëshmorëve nuk është vetëm çështje morali apo edukimi, nderi dhe dinjiteti kombëtar.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Lezhë Elson Frroku dhe Prefekti Gjergj Prendi vlerësuan kontributin e të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit.
Në aktivitetin e organizuar nga Bashkia Lezhë për Ditën e Dëshmorëve ra në sy mungesa e deputetëve të qarkut dhe përfaqësuesve të Partive Politike në Lezhë.
FIER – Është përkujtuar sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve që dhanë jetën në Luftën Nacional Çlirimtare.
Në përkujtim të kësaj dite që simbolizon gjakun e dëshmorëve kanë marrë pjese autoritetet më të larta vendore.
Në nderim të kësaj dite janë zhvilluar homazhe dhe vendosur kurora me lule ne obeliskun e varrezave të dëshmorëve në Fier.
Është përkujtuar këtë të diel në Vlorë 5 maji, dita e dëshmorëve. Në varrezat e dëshmorëve në Vlorë janë vendosur kurora dhe buqeta me lule në lapidarin që përkujton këtë ngjarje të rëndësishme historike.
Të pranishëm ishin edhe prefekti Vangel Tavo, kryetari i Bashkisë Vlorë Ermal Dredha, drejtues të pushtetit vendor e institucioneve, deputetët e PS Vlorë si dhe veteranë e të afërm të dëshmorëve.
Kryeministri Edi Rama e kryeparlamentarja Lindita Nikolla kanë zhvilluar homazhe në varrezat e Dëshmorëve.
Në homazhe ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, si edhe shefi i Shtabit Arben Kingji.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar homazhe në Varrezat e Dëshmorëve. Në një prononcim për mediat, Meta u shpreh se kjo ditën na kujton gjakun që është derdhur për çlirimin e Shqipërisë.
“Kjo ditë na kujton sa gjak është derdhur për çlirimin dhe lirimin e Shqipërisë. Në këtë ditë që na kujton se liria e ka çmimin shumë të shtrenjtë dhe duhet bërë çdo sakrificë për të mbrojtur dhe për ta merituar atë.
Jemi këtu sepse besojmë te shenjtëria e gjakut të dëshmorëve. Besoj shumë te Atdheu, dhe Atdheu na duhet të jetojmë të lirë dhe të mos harrojmë që themeluesit e kësaj force politike 20 vite më parë, krijuan një forcë të re politike. Kjo forcë politike duhet t’i dalë zot vendit dhe mbi të gjitha atdheut. Ndaj kemi në fokus 5 prioritete kryesore për 4 milionë shqiptarë.”
dhanë jetën per liri qe ne tjemi tlir po ne jemi gati si popull dhe si shtet te jen tlir pasardhësit ton
Përgjigju