4 maji afati i fundit për dorëzimin e deklaratës së të ardhurave! Tatimet: Në pritje të mbi 82 mijë qytetarëve! 68 mijë të dypunësuar që iu rritet tatimi pas deklaratës

30 Prill 2022, 16:14| Përditesimi: 30 Prill 2022, 20:06

  • Share

Mbi 82 mijë qytetarë kanë edhe pak kohë për të plotësuar deklaratën vjetore të të ardhurave, pasi 4 maji është afati i fundit për dorëzimin e saj dhe për kryerjen e pagesave që lindin pas rivlerësimit të tatimit.

Sipas të dhënave të tatimeve, detyrimin për të plotësuar DIVA-n e kanë 13.521 të punësuar me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë që konsiderohen edhe milionerët e vegjël. Kjo shifër është në rritje në raport me një vit më parë kur ishin rreth 12 mijë persona që kishin të ardhura mbi 2 milionë lekë.

Nga ana tjetër deklarata duhet të dorëzohet edhe nga 68,657 individë të dy-punësuar. Ky është viti i dytë që të dypunësuarit me ndryshimet e reja ligjore duhet të plotësojnë deklaratën e të ardhurave.

Të gjithë të dy-punësuarit që gjatë vitit 2021 kanë paguar tatim mbi pagën për secilën prej tyre të ndarë, në dorëzimin e deklaratës mblidhet vlera e pagave dhe rivlerësohet tatimi i paguar, dhe automatikisht shtohet tatimi që duhet të paguajnë.

Shembull/ Në rast se i dy-punësuari ka marrë 60 mijë lekë nga njëra punë dhe 30 mijë lekë nga puna tjetër, ai ka paguar tatim në muaj vetëm 3.900 lekë (46.800 lekë në vit), për pagën e parë pasi e dyta aktualisht nuk tatohet. Ndërsa me bashkimin e dy pagave që ndodh në plotësimin e deklaratës, tatimi rritet, pasi në këtë rast ti duhet të paguash për totalin e pagave që është 90 mijë lekë, dhe tatimi shkon 7800 lekë në muaj (93.600 lekë në vit).

Të gjithë qytetarët që nuk kanë plotësuar deklaratën e të ardhurave në mënyrë elektronike në faqen e tatimeve pas 4 majit do të gjobiten në masën 5 mijë lekë, gjobë që ka interes dhe kamatëvonesë nëse nuk shlyhet.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 30/04/2022 19:24

    Vazhdoni votoni kta plera,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?