Drejt Punës

Sot Dita e Punës në Shtetet e Bashkuara, punëtorët duhet të respektohen në mbarë botën

2 Shtator 2019, 09:35| Përditesimi: 2 Shtator 2019, 09:37

  • Share

Njerëzit e punës meritojnë respektin e të gjithë botës, por pak vende e popuj janë të sinqertë dhe mirënjohës ndaj kësaj kategorie. Shtetet e Bashkuara, edhe pse si një vend pa sindikata të forta, kanë festën kombëtare për të nderuar këtë forcë të madhe konstruktive dhe për të treguar mirenjohjen.

"Dita e Punës u themelua si festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara në vitin 1894 nga presidenti Grover Cleveland, për të nderuar arritjet sociale dhe ekonomike të punëtorëve të Shteteve të Bashkuara, në të hënën e parë të çdo shtatori. Për të përkujtuar 125 vjetorin e festës, po kthehemi pas tek disa prej momenteve historike kryesore që e bëjnë Ditën e Punës një ditë që vlen të festohet", shkruan në rrjetyet sociale Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

a.m./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?