Festa e Shën Kozmait është një ndër më të rëndësishme të besimit të krishterë në Myzeqe, për shenjtorin jo vetëm martir të besimit, por edhe të arsimit, duke dhënë një kontribut të veçantë në përhapjen e gjuhës shqipe, tha në fjalën e tij, At Jani Tereziu.
Besimtarët kanë ndezur qirinj duke i përcjellë lutje shenjtorit dhe besuar në mrekullitë e tij ndërsa kanë përcjellë edhe urimet më të mira për të gjithë.
Një pjesë e madhe e besimtarëve e kaluan natën në manastir, ndërsa mëngjesin e sotëm festimeve iu bashkua dhe kryepeshkopi i Shqipërisë Joani, i cili ka drejtuar edhe meshën e rastit. Nga manastiri i Shën Kozmait, Kryepeshkopi Joan përcolli urimet e përzemërta për të gjithë besimtarët.
“Mesazhi im kryesor është që shenjtorët e mëdhenj ne kemi nevojë t'i imitojmë, jo vetëm thjesht t'i admirojmë. Ne vijmë t'i kujtojmë ata, dhe sakrificën e tyre, pasi pa sakrificë nuk përhapet drita.", tha mes të tjerash,Fortlumturia e Tij, Joani.
Figura e Shën Kozmait të Etolisë mbetet një shembull i madh misionar dhe frymëzues. Me mësimet dhe sakrificën e tij, ai mbajti gjallë besën ortodokse të të krishterëve në kohë të vështira. Në vitin 1760, pasi mori bekimin e Patrikut Ekumenik në Kostandinopojë, Shën Kozmai nisi veprimtarinë e tij misionare në moshën 46-vjeçare, një mision që zgjati për 20 vite. Ai gëzonte respektin e madh si nga të krishterët, ashtu edhe nga myslimanët.
Patriarkana Ekumenike, më 20 prill 1961, e shpalli Shën Kozmain Martir të ri dhe e vendosi në radhën e të barabartëve me Apostujt. Sipas dëshmive historike dhe gojëdhënave, Shën Kozmai u vra më 24 gusht 1779 nga Kurt Pasha, në shenjë hakmarrjeje për miqësinë e tij me Ali Pashë Tepelenën. Trupi i tij u gjet po atë ditë në lumin Seman nga një prift i zonës.
Komente

Të kujtohet e festohet dita e këtj sharlatani anti shqiptar, armiikut të betuar të gjuhës shqipe çdo epiroti jo ortodoks nga të dyha anët e kufirit qesharak filogrek, ëshë përtej ironisë, idiotësisë dhe mungesës së shqiptarizmës në çdo lloj niveli !! S’kemi nevojë për “shenjtorë” fallco çirakë të Autoqefalisë Greke. Ata le ta festojnë sa e si të duan, jp brenda kishave të ortodoksisë shqiptare. Autoqefalia Shqiptare bën mirë t’ju vendin figurave të errta si ky mallkuesi i gjuhës shqipe dhe të ri afirmojë shtyllen e saj kurrizore PRO SHQIPTARE !
Përgjigju