Sot, në bisedimet mes negociatorëve të Izraelit dhe Hamasit për planin e paqes në Gaza, që po zhvillohen në Egjipt, do të marrin pjesë edhe i dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner. Mediat e huaja raportojnë se ata kanë mbërritur në Sharm el-Sheikh.
Dita e dytë e bisedimeve, që u zhvilluan të martën, përfundoi pa rezultate të prekshme, tha për BBC-në një zyrtar i lartë palestinez i njohur me negociatat. Megjithatë, presidenti i SHBA u shpreh me nota optimizmi, duke thënë se "ekziston mundësia që të kemi paqe në Lindjen e Mesme".
Kryeministri i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdul Rahman Al Thani, i cili shihet si një ndërmjetës kryesor, do t'i bashkohet gjithashtu bisedimeve.
Më parë, një zyrtar palestinez tha se negociatat ishin përqendruar në pesë çështje kryesore: një armëpushim i përhershëm; shkëmbimi i pengjeve që mbahen ende nga Hamasi me të burgosurit dhe të paraburgosurit palestinezë nga Gaza; tërheqja e forcave izraelite nga Gaza; marrëveshjet për shpërndarjen e ndihmës humanitare; dhe qeverisja e territorit pas luftës.
Ushtria izraelite nisi një fushatë në Gaza në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.
Të paktën 67,160 persona janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në Gaza që atëherë, përfshirë 18,000 fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Shifrat shihen si të besueshme nga OKB-ja dhe organe të tjera ndërkombëtare.
Lajm ne perditesim...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka “kërkuar shprehimisht” Turqisë që të bindë Hamasin të negociojë paqen me Izraelin, ka deklaruar presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan.
“Gjatë vizitës sonë në Shtetet e Bashkuara dhe në bisedën tonë të fundit telefonike, ai na kërkoi qartë të takohemi me Hamasin dhe ta bindim atë,” u shpreh Erdogan para gazetarëve, sipas njoftimit nga presidenca turke.
Në ditën e tretë të negociatave mes Izraelit dhe Hamasit që po zhvillohen në Sharm el-Sheikh të Egjiptit, pas planit me 20 pika të Donald Trump palët po punojnë për lirimin e pengjeve dhe të të burgosurve. Të mërkurën, Taher Al-Nounou, një zyrtar i lartë i Hamasit, deklaroi se negociatorët e grupit të tij dhe ata të Izraelit kanë shkëmbyer listat e të burgosurve dhe pengjeve që do të liroheshin në rast se arrihet një marrëveshje gjatë bisedimeve për armëpushim që po zhvillohen në Egjipt. Al-Nounou shtoi gjithashtu se Hamasi është optimist për arritjen e një marrëveshjeje, duke theksuar se grupi ka treguar optimizmin e nevojshëm. //La repubblica
Komente
