Ilir Meta dhe Edi Rama

Politikë

Dita e Paqes, Rama: Ka më shumë gjëra që na bashkojnë! Shqipëria kontribuuese në misionet paqeruajtëse, Meta: Sot Kujtojmë dëshmorët që dhanë jetën jashtë vendit për paqen

21 Shtator 2021, 13:12| Përditesimi: 21 Shtator 2021, 14:09

  • Share

Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes! Kjo ditë ka në fokusin e saj bashkimin, solidaritetin dhe ndërtimin e një botë paqësore dhe të qëndrueshme. Pikërisht në 1981, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi që më 21 shtatori të kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Paqes.

Në këtë ditë të rëndësishme, ka dhënë mesazhin e tij edhe kryeministri, Edi Rama. Ai shprehet se një vend anëtare e NATO-s, si Shqipëria ka kontribuuar dhe do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misione paqeruajtëse anembanë globit, në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë e tolerancës. Kryeministri në fund të mesazhit të tij, shkruan se kjo ditë na kujton se ka më shumë gjëra që na bashkojnë sesa ato që mund të na ndajnë në botë.

Lidhur me këtë ditë ka reaguar edhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla, e cila shkruan se Shqipëria është bërë një kontribuese e spikatur e paqes dhe vazhdon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë, tolerancës e mirëkuptimit në rajon e më gjerë. 

Ora 14:03
Meta mesazh në Ditën e Paqes: Sot kujtojmë dëshmorët që ranë në misione ushtarake jashtë vendit, Shqipëria vijon me dinjitet ruajtjen e sigurisë në botë

Presidenti Ilir Meta, ka dhënë mesazhin e tij në Ditën Ndërkombëtare të Paqes, ku theksoi faktin se sot nderojmë kujtimin e paharruar të Dëshmorëve të Atdheut, të cilët ranë në krye të detyrës, në misione ushtarake jashtë Atdheut, në vijën e parë të luftës për një botë në paqe dhe më të sigurt.

Meta shprehet se si anëtare e NATO-s, Shqipëria duhet të vijojë me dinjitet, angazhimin dhe kontributin e saj për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe kudo në botë, duke dhënë në radhë të parë shembullin e vet për ruajtën e vlerave dhe parimeve, që përfaqëson kjo Aleancë, në zemër të së cilës është demokracia.

Ora 13:34
Dita Ndërkombëtare e Paqes, Nikolla: Kontributi i Shqipërisë për paqen na bën një vend të madh

Me një mesazh, ka përshëndetur ditën Ndërkombëtare të Paqes, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Ishte 21 shtatori, i vitit 1981, dita kur Asambleja e Përgjithshme e OKB, vendosi të kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Kryeparlamentarja, është shprehur se Shqipëria është bërë një kontribuese e spikatur e paqes dhe vazhdon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë, tolerancës e mirëkuptimit në rajon e më gjerë. 

 “Më 1981 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së vendosi që 21 shtatori të kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Paqes. Sot, dyzetë vjet më pas, Shqipëria është bërë një kontribuese e spikatur e paqes dhe vazhdon të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit, sigurisë, tolerancës e mirëkuptimit në rajon e më gjerë.   Si një vend anëtar i NATO-s, Shqipëria ka dërguar djemtë dhe vajzat e saj në misione paqeruajtëse në mjaft vatra të nxehta luftrash e konfliktesh anembanë globit. Vendi ynë përmbushi me mjaft sukses mandatin e Presidencës së OSBE-së gjatë vitit të vështirë 2020, kur tensioneve e problemeve të krijuara nga luftrat e konfliktet, iu shtua edhe pandemia e Covid -19.”, tha ajo.

Nikolla theksoi se vendi ynë do të kontribuojë për paqen e sigurinë në botë, jo vetëm nëpërmjet shembullit, por edhe me vendim-marrjet e saj si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Gjatë dy viteve të ardhshme, 2022-2023, Shqipëria do të kontriboujë për paqen e sigurinë në botë, jo vetëm nëpërmjet shembullit, por edhe me vendim-marrjet e saj si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Paqja në botë nis nga paqja në çdo vend. Ajo arrihet më lehtë, kur të gjithë kombet përparojnë e zhvillohen, rrisin mirëqenien dhe ofrojnë mundësi e të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët, pavarësisht bindjeve politike, përkatësisë etnike e fetare, moshës, gjinisë, origjinës apo gjendjes ekonomike.”, u shpreh ajo.

Në fund të mesazhit të saj, kryetarja e Parlamentit, tha se Shqipëria është një vend i vogël, por partneriteti strategjik me aleatët tanë të mëdhenj, ShBA dhe BE, si edhe kontributi për sigurinë e paqen, për buzëqeshjen e lumturinë e fëmijëve e qytetarëve të të gjithë botës, na bëjnë një vend të madh.

“Shqipëria është një vend i vogël, por partneriteti strategjik me aleatët tanë të mëdhenj, ShBA dhe BE, si edhe kontributi për sigurinë e paqen, për buzëqeshjen e lumturinë e fëmijëve e qytetarëve të të gjithë botës, na bëjnë një vend të madh.”, shkruan Nikolla

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Aida: 21/09/2021 12:08

    Shkodranet kane nje fjale te urte: Te hypte vetja ne qejf

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?